KE, 90 mln euro Shqipërisë për rrugëtimin drejt BE-së

beKomisioni Evropian sapo miratoi Programin 2016 për Shqipërinë me një grant prej 89.7 milionë euro për ta mbështetur vendin në udhën e tij drejt anëtarësimit në BE.

Programi ndjek politikën e zgjerimit “në fillim parimet” duke u fokusuar në fushat e shtetit ligjor, të drejtave themelore, qeverisjes së mire, zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës. Ai mbështetet në programet 2014 dhe 2015 në kuadrin e Instrumentit për Asistencën Para-Anëtarësim (IPA II), që arrin në një total prej 649.4 milionë Euro për Shqipërinë gjatë periudhës 2014-2020.

Programi mbështet në mënyrë specifike zbatimin e strategjisë së Shqipërisë për luftën kundër korrupsionit dhe reformën e gjyqësorit, duke vazhduar programin e tij të asistencës teknike EURALIUS.

Programi mbështet gjithashtu sektorin e transportit, me fokus te mirëmbajtja e rrugëve për të siguruar efikasitetin në planifikimin dhe shpenzimin e burimeve publike.

Gjithashtu, do të sigurohet mbështetje për sektorin e mjedisit me fokus te zbatimi i strategjisë për furnizimin me ujë dhe ujërat e zeza, si dhe te bujqësia dhe zhvillimi rural, veçanërisht për zhvillimin e një kadastre të truallit dhe përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe standardeve veterinare dhe fitosanitare, duke pasur parasysh forcimin e eksporteve agro-ushqimore, si dhe sektorin e peshkimit. Kjo do të kontribuojë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke krijuar më shumë vende pune dhe prosperitet për gjithë  qytetarët e saj.

Veç kësaj, do të sigurohet asistencë financiare për shoqërinë civile dhe për mbështetjen e pjesëmarrjes së Shqipërisë në programet dhe agjencitë e Bashkimit Evropian, si “Erasmus+”, “Horizon 2020” dhe “Creative Europe”, në dobi të drejtpërdrejtë të qytetarëve shqiptarë.

Shqipëria përfiton gjithashtu nga asistenca e BE-së në kuadrin e programit shumëvendësh IPA II, që siguron mbështetje financiare në shkallë rajonale.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “KE, 90 mln euro Shqipërisë për rrugëtimin drejt BE-së”

  1. tt says:

    Qeka keput ne bithe BE me 90 milion euro per Shqiperine

  2. Hitch Pharrai says:

    Mos ! Ç’ janë këto lajme?!!?? A muartë leje nga berisha & co ? Jo ku të gazetës,ata të BE. A nuk thanë dje në Kuvend Betishistët se Europa i ka mbyllur derën Shqipërisë?! Tani ku e gjejnë guximin dhe jo vetëm që kanë hapur derën por kanë shtruar dhe tapet me euro! Berishistët janë tronditur nga ky lajm dhe që të marrin veten nuk do marrin pjesë në zgjedhje
    4-vjeçarin tjetër do bëjnë pushim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *