Kodheli presidente?! Peza: E shkëlqyer edhe për Sekretare e Përgjithshme e OKB

23 Dhjetor 2016, 21:20Politika TEMA

Deputeti i PS, Alfred Peza, ka deklaruar se është Mimi Kodheli është një kandidaturë e shkëlqyer për të qenë presidentja e ardhshme e vendit.

I ftuar në emisionin “45 minuta” nga Denis Minga, Peza është shprehur se figura e ministres së mbrojtjes është shumë e mirë për të qënë jo vetëm kandidate për postin e presidentit por edhe për postin e sekretares së përgjithshme të OKB. Megjithatë, ai ka sqaruar se është shumë herët për të folur për emra nuk nënkuppton që është pikërisht ky emër që mbështet PS pasi.

I pyetur se përse PS votoi largim e Koço Kokëdhimës nga strukturat e kësaj force politike, për Pezën arsyeja e vetme ka qenë se ai ka pasur një axhendë të tijën brenda axhendës së PS. Liberalizimi i kanabisit nuk ka qenë pjesë e programit politik të Partisë Sociale dhe qëndrimi i tij në lidhje me këtë çështje ka qenë personale dhe një arsye shumë e fortë për largimin e tij nga PS.

E ndërsa në pritje të vendimit që Komizioni Qendror i Zgjedhjeve për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshin, që preket nga ligji i dekriminalizimit, Peza ka deklaruar se PS do mirëpresë çdo vendim që ajo do të marrë dhe do ta respektojë atë. Ai thekson se vendimi i Partisë Socialiste për fatin e kryabashkiaut Rroshi do të varet totalisht nga vendimi I institucioneve i cili nuk do të jetë i ndikuar nga presionet politike.

Pse e larguat Koco Kokëdhimën?

Të jemi të sinqertë që ai ka shpalosur një axhendë personale brenda PS. Secili nga ne është i lirë të ndërrmarrë vendime politike që nuk bien ndesh me rregullat e një partie. Ai ka pasur një axhendë personale e cila ka rënë ndesh me ligjet e pashkruara Brenda PS.

Çfarë ka bërë Kokëdhima në PS që nuk ishte në linjë me rregullat e saj?

Të kërkosh psh liberalizimin e kanabisit nuk është në programin e PS. Ajo ka qenë një çështje personale, që ai e ka trajtuar, e ka bërë publike madje na ka vënë shpesh herë në pozitë të vështirë me qytetarët, opinionin publik ose me ndërkombëtarët. Ka qenë një ide personale e tij. Kaq do të mjaftonte, që ai ka pasur një axhendë personale brenda PS që ta largonim.

Çfarë synonte kjo platformë e Koço Kokëdhimës?

Nuk e di se do futeshim në spekulim. Di që kanabisi nuk është një çështje që mund të trajtohet si e mendonte ai. Me një polici shteti, me një qeveri që shkon dhe lufton realitetin e shprishur që ishte kthyer siç thoshte Rama, si banka e parave të pista të grupeve kriminale, në momentin që kjo qeveri arrin ta heqi këtë gjë nga harta, nuk besoj se kjo është normale dhe çdo parti sigurisht do ta konsiderinte një axhendë personale dhe do të mjaftonte që ai të mos ishte pjesë e një force politike.

Është përfolur në media se kishte një axhendë ruse?

Në shqipëri teoritë konspirative marrin shpesh dhenë. Jemi në fushën e spekulimet dhe nuk dua të hy në të.

Të flasim për qëndrimin më të fundit të Ramës me LSI. Rama tha se pavarësisht pakënaqësive që kanë shfaqur socialistët ndaj LSI , ky është koalicioni strategjik, ç’donte të thoshte me këtë?

Rama ka thënë përtej hatërmbetjeve, duhet të kuptojmë diçka që aleanca me LSI është një aleancë strategjike pavarësisht se sipas sonazheve, PS ka fituar më shumë popullaritet se 2013. Mbështetja më e madhe në 25 vite. Që e përkthyer në mandate do të thotë në 71 mandate vetëm PS.

Ne pavarësisht kësaj kemi nevojë për aleancën sepse Reformat që ne kemi bërë dhe implementimi i tyre në praktikë ku është përfshirë e gjithë mazhoranca e majtë është e nevojshme. Ne kërkojmë që ky ritëm të vazhdojë, dhe s’duam të kemi vetëm një shumicë, por një frymarrje që shpejtësia e reformave ta bëjë ndryshimin gjithnjë e më të shpejtë për shqiptarët.

Çfarë Reformash do të bëni në mandatin e dytë?

Jo vetëm në rritjen ekonomike mbi 5% por edhe reforma e paketave sociale, nuk është thjesht çështje numrash për të pasur një reformë. Pas miratimit të Vettingut fillon një proces shumë i madh për të ndërtuar të gjithë sistemin e drejtësisë për të pasur një drejtësi më të mirë për vendin. Edhe anëtarësimi i vendit në BE është në planet tona, 4 vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për të shkuar në nivelin e vendeve të BE.

Kërkesa e PD për të rrëzuar shpallur Vettingun anti kushtetues u votua me 6 vota kundër dhe 2 pro. Keni informacion pse ky votim? Ka zëra se disa prej gjyqtarëve për të votuar kundër janë joshur me mundësinë për të shkuar në Strasburg…?

Në Stasburg shkon vetëm një ndaj bie ky spekulim. Më e rëndësishme është që 6/2 tregon që ka pasur vendosmëri. Do ishte shqetësuese 8/0 dhe do shihej me dyshim që kjo trupë që më parë bëri rezistencë tashmë votoi e gjitha kundër. Kam parë shumë analiza për ato dy gjykatës që votuan kundër, për figurën e tyre, për lidhjen me Berishën, por mendoj se këto që s’kanë shumë të bëjnë. Iu referohem shpesh herë ato që thotë ambasadori Lu ashtu si kurse çdo shqiptar.

A ka sot PS një siklet me Elvis Roshin dhe Vangjush Dakon?

Nuk ka asnjë siklet se PS është një parti që në gjithë historikun e saj e ka të bazuar filozofinë e vet tek forca e moralit dhe jo tek morali i forcës, jo të qenurit çadër e të “fortëve”. Nëse ka pasur në momente të caktuar persona të tillë, kanë qenë më së shumti personale dhe jo politikë e caktuar e kësaj porce politike. Përgjegjesia është personale, secili prej tyre janë të nderuar për atë që bëjnë. Për aq kohë sa kemi të drejtën e prezumimit të pavarësisë s’mund ta gjykojmë pa u shpallur të fajshëm.

Çdo të bëjë PS me Roshin? A do të vazhdojë të qëndrojë në Bashki? Atë e ka akuzuar shumë ambasadori Lu.

Në këto raste, PS i jep dorë të lirë që të veprojnë të gjitha institucionet. Në bazë të këtyre vendimeve dhe ne do të marrim vendimet tona pastaj. Ne asnjëherë as nuk kemi bërë presion as nuk kemi ndaluar asnjë institucion të hetojë. Keni dëgjuar nga lideri i PS që të bëjnë presione të hapura?

Pra fati i Elvis Roshit është në dorën e KQZ?

Jo në dorë të institucioneve që do të vendosin.

Në 2017, PS a do ketë lista më të pastra? Sepse pjesë e tyre kanë qënë deputetë që janë në hetim?

Biem dakort se PS, përfaqësuesit në parlament ka qenë njerëz me cilësi shumë të larta. Sigurisht që kërkohet që profili i përfaqësimit do të duhet të jetë gjithmone e më e lartë. Kjo është një sfidë jo vetëm për PS por për të gjitha partitë. Dekriminalizimi ka edhe efekt parandalues. Që në përgjedhjen e atyre që do votojnë shqiptarët, të jenë më afër atyre që duan ata.

Disa prej kandidatëve që sot mund te kenë marrë pafajsinë, por në publik nuk shikohen si të pastër, a do jenë ata pjesë e listave të 2017?

Nuk mendoj se unë jam personi i duhur se procesi i bërjes së listave është pak më I komplikuar. Rama nuk bën një listë dhe një ditë të bukur shkon e dërgon te KQZ dhe ato që janë zgjedhur e marrin vesh nga media. Nuk është kështu. Të jeni të sigurt që kandidatura ime është rishikuar gjatë nga të gjitha strukturat. Si kandidatura ime bëhet për të gjithë.

Normalisht që ligji i jep pak më shumë peshë liderëve të partive politike. A ka ndonjë risi në reformën zgjedhore? Se duket se ka më shumë përplasje mes partive se propozime konkrete. Nuk ka ndonjë risi pasi ka çudi shumë të madhe nga ana e opozitës që prej muajsh nuk marrin pjesë në komision. Dokumeti bazë i të gjithë reformave është raporti I OSBE/ODIHR që përcakton problematika dhe adreson zgjidhjet e tyre por për PD jo. PD ka qenë refrakatare në këto 3 vite në lidhjet me reformat në tërësi. Partia Demokratike refuzoi të bëhej pjesë e ndarjes territoriale.

Kjo kjo nuk iu pengoi, e kaluat vetë…?

Ne nuk jemi mandatuar për të bërë asgjë, po për të bërë Refoma. Dhe kur të vijë PD në pushtet të thonë këta s’kanë bërë asgjë. Shtanmajer i ka thënë PD­së që nuk mund të bëni opozitë duke thënë vetëm jo. Ndërkohë që PD vetëm këtë gjë bën si opozitë. Ju nuk mund të bëni asnjë hap pa OK e PD përsa i përket reformës zgjedhore Të gjitha reformat kanë qenë procese shumë të vështira, por gjithmonë janë bërë nga të dyja palët. Se në këtë pistë të vallëzimit t’i të kërcesh vetëm edhe nëse partneri nuk di ta kërcejë, apo se nuk i lëziv këmbët me muzikë.

Ku kemi ngecur konkretisht?

PD nuk pranon që dokumenti bazë të jetë raporti i OSBE/ODIHR që përcakton  problematikat dhe adreson zgjidhjet e tyre.

Cfarë kërkon PD nga kjo Reformë?

PD nuk ka asnjë artikulim tjetër përveç raportit bazë. Për reformën zgjedhore Rama është treguar shumë i vëmendëshëm, ka thënë që do bëhet bashkë me konsensus. Kjo bëhet për proceset elektorale dhe ka të bëjë direkt me partitë prandaj duhet të bëhet me konsensus. Nuk mund të lëmë jashtë forcën e dytë më të madhe politike.

Çfarë do ndodhi me këtë Reformë?

Gjykojmë që PD të reflektojë dhe të gjejë arsyen e humbur që të ulemi e të diskutojmë për Reformën. Nuk do i doja kurrë Reformat e bëra në momente të fundit, siç ka ndodhur gjithmonë. Ka pasur Reforma që janë bërë 31 ditë para votimit. Dhe një Reformë e tillë është e papranueshme dhe jo produktive, se nëse bëhen reforma të tilla, ndodh që ajo nuk do të bëhet me diskutimin e duhur që të jap fytet e duhura.

PS çfarë kërkon nga kjo Reformë?

Përveç votës së emigrantëve, ne kërkojmë që të rriten standartet e procesit të votimit, që të mos jetë siç na thuhet gjithmonë “ jeni një hap para”. Por realizimin e një procesi shumë të mirë që të gjitha palët të marrin atë që meritojnë. Ne kërkojmë që dokumeti bazë të jetë ai i OSBE/ODIHR, dhe të bëjmë atë hapin e atyre standarteve të munguara.

Rama është shprehur se është i pakënaqur prej ministrave, por s’ka ndryshuar asnjë. Do jetë ky kabinet qeveritarë që do të drejtojë fushatën në 2017?

Nuk e drejtojnë ministrat por struktura e posaçme, si kryesia, asambleja. Nuk janë ministrat ato që do të drejtojnë fushatën por drejtuesit kryesor të PS dhe forumet e saj. Mund të përputhet që një ministër të jetë edhe pjesë e forumeve edhe ministër, aq më mirë se kjo e bën edhe më të rëndësishëm punën që ai bën.

Po ministrat e përfolur nga opozita për korrupsion, i merrni parasysh, në mënyrë që ta bëni fushatën më pak të dhimbshme?

PS ka deleguar në 12 qarqe të deleguarit e saj. Jo domosdoshmërisht janë ministra. Ministat janë të rëndësishëm në një parti politike. Kështu që nuk duhet t’i ngatërrojmë ashtu siç nuk duhet të ngatërrojmë politikën e opozitës, që sa më shumë ato e akuzojnë, ato punojnë më shumë për aq kohë se nuk ka anjë provë konkrete por të gjitha janë vetëm fjalë.

Zhvillimi kryesor i pari është zgjidhja e presidentit. Nuk ju pyes për emrin por si parim i takon PS apo LSI?

Është një pyetje e parakoshme se mund të jetë një kandidaturë dypalëshe, mund të jetë jashtë politikës, e rëndësishme është që të prodhojë një figurë që të ngjitet në lartësinë e saj që kërkon Kushtetuta. Që ai të mos jetë i unifikuar nga vendimet e partive nga ai ka ardhur, se ne e kemi vuajtur në këto 25 vite si me Ramiz Alinë, Berishën, Mejdanin, Moisiun, Topin dhe deri sot te Nishani që janë kryesisht figura politike. Moisiu, një figure që përceptohet se i është afruar më shumë presidentit, por edhe Topi dhe Meidani. Presidenti nuk matet tek momentet e përditshme por në raste të veçanta. Ne këtë duhet të kemi parasysh.

Mimi Kodheli njoftoi që do e linte Ministrinë e Mbrojtjes. A mund të jetë ajo një kandidate duke parë parasysh trendin e Ramës për të pasur një femër në krye të institucioneve?

Mimi Kodheli është një kandidaturë e shkëlqyer për të qënë edhe Sekretare e Përgjithshme e OKB. Më kurseni për të bërë spekulime pasi më pas do merren portale se Peza tha se Mimi do jetë presidentja e ardhshme.

1 komente në “Kodheli presidente?! Peza: E shkëlqyer edhe për Sekretare e Përgjithshme e OKB”

  1. astrit says:

    Po per reformimin e RTSH nuk na the gje zoti Peza?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje