Partneriteti publik-privat: Avantazhe dhe rreziqe

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjon Ndreaj FotojaNga Gjon NDREJA

Një zhurmë e madhe ka mbërthyer mediat dhe politikën shqiptare rreth përdorimit të partneritetit publik privat si instrument zhvillimi. Njera palë që është qeveria e paraqet atë si një instrument financimi të projekteve dhe të zhvillimit, pa mobilizuar fonde buxhetore, ndërsa pala tjetër opozita e paraqet atë si “delen e zezë” dhe si një instrument korrupsioni dhe abuzimi.

Aktualisht nuk ka një përkufizim të qartë të këtij koncepti dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare e kanë përkufizuar atë në mënyra të ndryshme. Por pavaraesisht nga diferencat e perkufizimeve thelbi i partneritetit publik privat konsiston në njëmarrveshje afatgjatë midis qeverisë dhe organiztave të sektorit privat, ku këto të fundit bëhen pjesmarrëse në vendimmarrje për prodhimin e të mirave publike që tradicionalisht janë ofruar nga sektori publik dhe në të cilën sektori privat merr përsipër rrezikun e këtij prodhimi. Dy janë format më të njohura të partneritetit publik privat, koncensionet dhe ofrimi i shërbimeve.  Koncensionet si formë e partneritetit publik privat bazohen në transferimine të drejtave nga sektori publik në atë privat për shfrytëzimin e tyre nga ky i fundit. Ofrimi i shërbimeve si formë e partneritetit publik privatështë transferimi i detyrimeve që ka shteti për dhënien e shërbimeve publike prej tij nënë sektorin privat. Kështu me koncension mund të jepen për shfrytëzim pasuri të tilla kombëtare ose të drejta si ujrat, pyjet, pasuritë nëntokësore, rrugët etj. të kësaj natyre ndërkohë që shteti mund të transferojë në sektorin privat disa detyrime që ka ndaj popullsisë në fushën e dhënies sëshërbimeve publike,si shërbimet mjekësore, arsimore, shërbimet e pastrimit etj., por duke mbajtur nën kontroll kryerjen e tyre sipas standarteve të kërkuara.

Nevoja për partneritet publik privat buron nga mundësitë e kufizuara të shtetit për dhënien e këtyre shërbimeve apo shfrytëzimin e pasurive kombëtare nga njëra anë dhe kërkesat në rritje të shoqërisë për këto shërbime.

Histori e shkurtër

Koncepti i partneritetit publik dhe privat në fakt nuk është i ri. Ai është përdorur që herët dhe zë fill dy mijë vjet më parë në perandorinë romake.Në këtë periudhë, koncesionet shërbyen si instrumente ligjore për ndërtimin e rrugëve, banjove publike dhe funksionimin e tregjeve. Shembuj të tjerë të famshëm përfshijnë Evropën mesjetare, ku në fillim të vitit 1438, një fisnik francez i quajtur Luis de Bernammori me  koncesion një  lumë për të ngarkuar  dhe transportuar mallrat. Shembuj tëshumtë  vijnëqë nga periudha e shekullit XVII dhe XVIII me objektet e shumta të infrastrukturës (kanaleve ujore, rrugëve, hekurudhave) në Evropë dhe më pas në Amerikë, Kinë dhe Japoni  me  financime private  sipas kontratave koncesionare. Një prej ngjarjeve të njohura në historinë e PPP-ve në SHBA është edhe rasti i ndërtimit të urës mbi lumin Newbury, midis qyteteve Rowley dhe Newbury, Massachusetts Bay Colony, në vitin 1654, të projektuar nga Richard Thurley. Projektuesi, financuesi, ndërtuesi, përdoruesi dhe mirëmbajtësi i kësaj ure moripërsipër riskun e kërkesës, pasi shpërblehej vetëm nga të ardhurat e grumbulluara prej pagesave të udhëtarëve mbi këtë urë.

Histori të tilla mund të gjesh në shumë vende të botës. Edhe Shqipëria pas viteve 1912pati disa përvoja të tilla partneriteti të shtrira kryesisht në shfrytëzimin e burimeve natyrore nga kompani të ndryshme koncesionare, kryesisht të huaja. Saktësisht fillimet e partneritetit publik privat nëshqipëri i gjejmë në kohën e mbreterisë. Në këtë periudhë numërohen mbi dhjetë kontrata koncensionare si ajo për shfrytëzimin e pyjeve, dekovili Durrës-Berat, koncensioni i vajgurit, rodhimi dhe shpërndarja energjisë elektrike (Stamles), dekovili Selenicë-Vlorë etj. Gjatë periudhës së qeverisë komuniste 1944-1992 ky lloj instrumenti u  ndërpre pasi ishte i ndaluar me kushtetutë.

Edhe në vendin tonë pas vitit 1992 vërejmë se ky instrument u aktivizua përsëri dhe gradualisht u krijua një kuadër ligjor adekuat. Gjatë kësaj periudhe fushat kryesore ku ky instrument u përdor ishin transporti (sistemi hekurudhor, shërbimet e transportit hekurudhor, porte,aeroporte, rrugë, tunele, ura, parking, transport publik), prodhimi dhe shpërndarja e energjisë, ujërat dhe sektori i ujërave të zeza, telekomunikacioni, edukimi dhe sportet; Shëndetësia, kontrata të administrimit apo në kryerjen e shërbimeve publike, përfshirë, e deri në infrastrukturën e burgjeve.

Modeli aktual i partneritetit publik privat  lindi për shkak të problemeve me borxhin publik, i cili u rrit shpejt gjatë çrregullimeve makroekonomike të viteve 1970 dhe 1980 dhe si model i strukturuar u përdor në Mbretërinë Bashkuar nga   qeveria  konservatore e John Major i cili futi Iniciativën Private të Financimit (Private Finance Iniciative, PFI), dhe programin e parë sistematik që synonte në inkurajimin e partneriteteve publik-privat. Baza teorike e këtij instrumenti i mbështetet kryesisht në teorinë e kahershme të  XhonKejnsit për rolin e   shtetit në ekonomi.

Në periudhat e fundit partneriteti publik privat po përhapet me një shpejtësi të jashtëzakonshme në mbarë botën. Ai paraqitet  si njëfilozofi, e cila ka në bazën e saj moton “të japim mëshumë duke shpenzuar më pak”. Majfton të përmendim faktin se në vitin 2014 nëEuropë përdorimi i këtij instrumenti është tetë herë më i madh se ne vitin 1990, si përsa i përket numurit të projekteve ashtu edhe të shumave të investuara në to.

Avantazhet

Më sipër ne përmendëm faktin se partneriteti publik privat është zhvilluar me shpejtësi vitet e fundit në të gjithë Europën dhe kjo për shkak se janë verifikuar disa avantazhe në krahasim me praktikat e mëparshme ku shteti zotëronte dhe shfrytëzonte të drejtat dhe shërbimet në fjalë. Referuar prakikave më të mira të partneritetit publik privat rezulton se avantazhet e këtij instrumenti konsistojnë në:

  • Ndikimin në rritjen ekonomike. Duke vënë në shfrytëzim pasuritë kombëtare të cilat për pamundësinë e shtetit nuk janë vënë në shfrytëzim ndikon në rritjen e prodhimit të përgjithshëm bruto si dhe në rritjen e punësimit. Nga ana tjetër kjo krijon mundësinë e rritjes së të ardhurave për shoqërinë nëpërmjet tataim taksave që përftohet nga aktiviteti i këtyre kompanive.
  • Rritjen dhe zhvillimin e inovacionit. Kompanitë private që marrin në koncension pasuritëkombëtare ose shërbimet publike janë të interesuara të rrisin fitimet e tyre nga aktiviteti dhe për këtë qëllim ato do të orientohen nga futja e teknologjive të reja që do të sjellë rritjen e vëllimit dhe të cilësisë së shërbimeve.
  • Transferimin e rreziqeve. Nëpërmjet transferimit të përgjegjësive për dhënien e shërbimit shteti sido që nuk shkarkohet tërësisht nga këto përgjegjësi, transferon një pjesë të madhe të rrezikut që mbart dhënia e këtyre shërbimeve.
  • Pakësimin e shpenzimeve qeveritare. Të gjitha qeveritë janë të orjentuara nga ulja e numrit të punonjësve publikë dhe pakësimin e shpenzimeve qeveritare në tërësi. Nëpërmjet këtij instrumenti synohet që këto shërbime të jepen në masën e duhur dhe duke përmirësuar cilësinë ndërkohë që burimet e punës kalojnë nga sektori publik në sektorin privat.
  • Ekzekutimi i shpejtë dhe pa pengesa i dhënies së shërbimeve. Sektori privat ka disa avantazhe që burojnë nga procedurat e shpejta të vendimmarrjes për dhënien e shërbimeve dhe sigurimin e burimeve të tyre. Ai mund të prokurojë drejpërdrejt burimet materiale të nevojshme përkundrejt procedurave të stërzgjatura në sektorin publik, rrjedhojë e procedurave të prokurimeve që shpesh herë bëhen pengesë për dhënien e shërbimeve në kohë dhe cënimin e cilësisë së tyre.
  • Shmangia e ndikimeve politike. Jo rrallë herë jemi ndeshur me fakete dhe akuza të ndërsjella për ndikimet politike dhe klientelizëm në dhënien e shërbimeve publike rrjedhojë e forcave politike që kanë dominuar pushtetin në periudha të caktuara. Kompanitë private janë të interesuara për dhënien e shërbimit me cilësi dhe në masën e duhur me qëllim sigurimin e vazhdimësisë, përkundrejt partive politike që herë herë japin këtë shërbim në funksion të sigurimit të votave për forcën e tyre politike.
  • Përmirësimi i kostos efektive të shërbimeve.Në përgjithësi mbajtja e këtyre shërbimeve nga sektori publik është shoqëruar me një kosto të lartë të tyre falë ineficensës së burimeve të përdorura dhe teknollogjisë jo adekuate të përdorur. Kompanitë private janë të inetersuara që pa cënuara cilësinë e këtyre shërbimeve të rrisin gamën e tyre dhe të pakësojnë kostot përkatëse për shkak se kjo ndikon drejpërdrejt rezultatet financiare të tyre.

Rreziqet dhe kufizimet

Partneriteti publik privat është një fushë ku interesat private me ato të sektorit publik  konvergojnë me ndryshimin e vetëm se sektori publik synon dhënien e shërbimeve publike me cilësi ndërsa sektori privat rritjen e fitimit nëpërmjet dhënies së shërbimeve publike. Kjo zonë ku përplasen interesat e dy palëve zakonisht përkufizohet si “zonë gri” ku mundësia për abuzime dhe shpërdorime të interesave publike është e lartë. Gjatë auditimit të këtyre veprimtarive,  auditët i shënojnë këto veprimtari me “flamuj të kuq” (redflag) si zona ku rreziku i parregullsive është i lartë. Është kjo arsyeja që zhvillimi i partneritetit publik privat kërkon një kujdes të veçantë veçanërisht nga sektori publik për të mbrojtur interesat publike në radhë të parë. Disa nga drejtimet që duhen mbajtur parasysh mendojmë se janë:

  • Përzgjedhja e një partneriteti publik-privat duhet mbështetur domosdoshmëriisht në një studim kosto/përfitim. Eksperienca ka treguar se qeveria mund të ketë kosto më të lartë në një Partneritet Publik – Privat të hartuar keq, veçanërisht të atyre që lidhen me garancitë për të siguruar financim privat apo rinegocim kontratash. Garancitë janë një element kyç në negocimin e një partneriteti publik/privat. Ato janë të nevojshme për t’i shmangur sektorit privat ato risqe që nuk mund të parashikohen, siç janë risqet nga kursi i këmbimit. Prandaj, qeveria duhet të studiojë me kujdes shkallën e transferimit të riskut për projektet e partneritetit publik privat dhe të jetë e vëmendshme për detyrimet e mundshme të kontigjencës që rrjedhin prej tyre.
  • Natyra afatgjatë e këtyre projekteve dhe e kompleksitetit të lidhur me ta, është e vështirë për të identifikuar të gjitha të papriturat e mundshme të projektit që mund të lindin ne vijim dhe nuk ishin parashikuar në kontratën fillestare. Është gjithashtu e mundur që disa nga projektet mund të dështojnë ose mund të përfundojë para afatit të parashikuar të projektit, për një numër arsyesh, duke përfshirë ndryshime në politikën e qeverisë, dështimi nga operatori privat ose të qeverisë për të kryer detyrimet e tyre për shkak rrethanave të jashtme të tilla si forca madhore. Ndërsa disa nga këto çështje do të mund të adresohen në marrëveshjen e PPP-së, ka të ngjarë që disa prej tyre do të duhet të menaxhohen gjatë rrjedhës së projektit.
  • Një kuadër ligjor i munguar ose i palotë përbën një rrezik serioz për fatin e kontratës së partneritetit publik privat. Në vendin tonë vitet e fundit me asistencën e BE, është krijuar një kuadër ligjor i plotë dhe modern në fushën e partneritetit publik privat që mundëson operimin në këtë fushë duke zvogëluar rreziqet. Është rasti të përmendim këtu faktin se nga vlerësimet e bëra nga Banka Botërore vendi ynë renditet në vendin e 14 në mes të 82  vendeve, për kuadrin e zhvillimit të PPP.
  • Transparenca dhe pjesëmarrja e publikut në këto procese është një parakusht pëtë shmangur abuzimet si dhe për tëcënuar interesat publike. Dhënia e kontratave të partneritetit në kushtet e mungesës së transparencës është bërë e ditur edhe nga Këshilli i Europës ku përmend faktin se kontratat e HC të dhëna nga qeveria deri në vitin 2013, në 40 përqind të rasteve janë në zonat të mbrojtura dhe cënojnë interesat e komunitetit
  • Dështimi i projektit është një rrezik tjetër evident me pasoja në efektivitetin e procesit. Pavarësisht se koncesioni apo shërbimi i është dhënë sektorit privat, qytetarët do të vazhdojnë të kërkojnë llogari qeverisë për cilësinë e shërbimeve publike. Në këtë kuadër kërkohet që në lidhjen e këtyre kontratave të mbahet parasysh profili i sipërmarrësit në mënyrë që të garantohet paraprakisht realizimi i kontratës. Qeveria gjithashtu do të duhet të mbajë të ngritur ekspertizë të mjaftueshme, në mënyrë që të jetë në gjendje për të mabjtur nën kontroll detyrimet e veta sipas marrëveshjes dhe për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshmeperformancën e sektorit privat. Mungesa e kësaj ekzpertize dhe monitorimit të vazhdueshëm të ekzekutimit të kontratave të PPP fatkeqësisht nuk na ofron eksperiencë pozitive.

Është e rëndësishme të theksojmë gjithashtu se qeveria duhet të ketë politika të qarta në këtë fushë pasi jo cdo veprimtari mund të jetë subjekt i një kontrate përtneriteti publik privat. Në gjykimin tim qeveria mund të jetë jetë e kufizuar në dhënien e koncesioneve në fushën shfrytëzimit të pasurive natyrore të pakthyeshme si nafta pasuritë minerare, pyjet etj. ndërkohë që mund të dhe duhet të nxisë shfrytëzimin e atyre të drejtave qe janë te riciklueshme dhe për momentin nuk ka kapaciteti shfrytëzimi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *