Plagosi vjehrrin, vjehrrën dhe kunatin, policia vë në pranga autorin

23 Dhjetor 2016, 23:06Kronika TEMA
Plagosi vjehrrin, vjehrrën dhe kunatin, policia vë në pranga

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes tek zona e “Unazës së Re” në Tiranë. Marjan Levanti plagosi me thikë gjatë një konflikti ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin e tij.

Policia tha se ngjarja ndodhi për shkak të konfliktit që kishte me ish-gruan e tij. Levanti kundërshtonte vendimin e gjykatës për divorcin, sidomos ndarjen e pasurisë.

Ai shkoi për t’u sqaruar, por gjithçka përfundoi me përdorimin e thikës. Autori u arratis, por u kap disa orë më pas nga policia.

Marjan Levanti nuk është një emër i padëgjuar për forcat e rendit. Më 18 mars të vitit 2013, Levanti pas një sherri ka plagosur shtetasin 18-vjeçar në atë kohë, Zef Gjinin. Vëllai i këtij të fundit, Petrit Gjini, më 26 prill të vitit 2013, hakmerret dhe i bën pritë vëllait të Marjan Levantit, Ardian Levantit, ish-boksier.

Në atë përleshje, Ardian Levanti mbeti i vrarë. U desh që të zbulohen autorët e ngjarjes që të kuptoheshin edhe motivet e vrasjes së ish-boksierit. Ne atë kohë, Marjan Levanti gjendej ne burg dhe ka dale ne vitin 2015, ku nisi edhe procedura e divorcit me te shoqen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje