Po tani a do të gjykohet Sali Berisha?

23 Dhjetor 2016, 09:04Politika TEMA

Hapja e rrugës për Vettingun riktheu tek opinioni publik në Shqipëri shpresën për Drejtësi. Dhe të bësh drejtësi në këtë vend, së pari duhet gjykuar dhe dënuar Sali Berisha.

Le të bëjmë që në fillim një marrëveshje: me emërtimin Berishë le të kuptojmë jo vetëm njeriun që mban emrin Sali Berisha, por gjithë atë që fshihet e struket pas tij; klanin e familjes; ish-nomenklaturën e lartë të pushtetit, pra, të gjithë ata që, duke qenë në pushtet e duke ikur nga pushteti, bënë një batërdi të vërtetë mbi Shqipërinë, e çorën atë deri në palcë, e rropën deri në deje dhe, më në fund, si për të dashur të vënë kujën e ngadhënjimit, thanë buzagaz: “Këtu jemi, ejani e na kapni”.

Dilemës nëse duhet të gjykohet e të dënohet Berisha nuk i shpëton askush. As drejtësia e re, as Rilindja, as ambassadorët, as ata që votuan kundër tij, as njerëzit pranë tij, nuk i shpëtojnë kësaj dileme, brenda së cilës jeton edhe vetë familja e tij. Ajo është tashmë, si mund të cilësohet, një çështje e shtruar për zgjidhje.

Ka dhjetëra arsye përse ai duhet të shkojë para gjyqit: vrasjet, mashtrimet, vjedhjet e jashtëzakonshme, hedhja e Shqipërisë në greminë njerëzore, ekonomike e politike… Do të duheshin disa jetë që ai t’u përgjigjej akuzave të ngritura për të, ose fakteve që i rëndojnë këto akuza.

Por në historinë e re të berishizmit në Shqipëri, çka e bën të domosdoshëm gjykimin e tij, janë vrasjet. Ekzekutimet e 21 janarit dhe vrasjen e 26 vetëve në Gërdec mund ta mbajnë vetëm supet e tij. Në rastin e parë bashkë me djalin e tij politik, dhe në rastin e dytë, bashkë me djalin e tij bilologjik. 21 janari dhe Gërdeci janë momenti kur “gjaku nuk lahet nga duart e tij” si tek Ledi Makbeth.

Gërdeci është çasti i shndërrimit të tij nga gjysmë mizor në një mizori të plotë, njerëzore e politike, kur loja bëhet makabër, kur ndjenjat e njerëzve blihen me thasë mielli, kur vuajtja shfrytëzohet si në lashtësi, dhe, kur më pas, çnjerëzisht mburresh si i ke vrarë, e përsëri të kanë votuar.

Asnjëherë egërsia politike e ligësia njerëzore nuk kanë pasur një marramendje të tillë sa në Gërdec, para shpërthimit e sidomos pas tij. Dokumentet, që u bënë të njohura më pas në një emision TV, dëshmuan se Berisha dinte gjithçka. E vetmja gjë që “nuk dinte“ kishte qenë baxhanaku i tij i ndjerë, i dërguar nga padroni, si dërgoheshin dikur ruajtësit e skllevërve.

Sepse Berishët e shndërruan Gërdecin në geto skllevërish, ku punonin edhe fëmijët nën kërcënimin e barutit, ku eksperimentohej me jetën e njerëzve. Gërdeci është turpi më i madh i një qeverie, dhe njëkohësisht është krimi pa ndëshkim. Ata që u dënuan përkohësisht janë peshqit që lëviznin nëpër rrjetën e skllavërisë, skllavopronarët mbetën të lirë…. Qoftë edhe për rivendosjen e skllavopronarisë, Berisha duhet gjykuar, e për më tepër kjo ishte vendosur nga njerëzit e tij dhe nën bekimin e Familjes.

Por nëse Gërdecin Berisha e ndan me pjesët e tjera të Familjes, 21 janarin e ka të gjithin për vete, duke i lënë pjesën që i takon birit të tij ideologjik, hijes dhe turpit të nesërm të tij, Bashës.

Në ngjarjet e 21-22-23-24 janarit Berisha duhet gjykuar për organizimin dhe urdhërimin e vrasjeve, për dhunën ndaj protestuesve dhe arrestimet e paligjshme; për fshehjen e provave nga serveri i Kryeministrisë që u fshinë që asaj nate me urdhrin e tij; për përgatitjen dhe vënien në zbatim të një skenari mashtrimi për rrjedhën e ngjarjeve; për akuzën false të grushtit të shtetit, për sulmet ndaj Presidentit të Republikës dhe të tjerëve; për marrjen në mbrojtje të ushtarakëve që bënë krimin; për pengimin e urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm në ndalimin e disa drejtuesve të Gardës, për fshehjen e provave të nesërmen e krimit, për të dhëna të rreme për makina me armë që prisnin tek një rrugë e Tiranës, çadra pistoletë, etj, duke përgatitur edhe dëshmitarë të rremë, siç ishte një mjek i spitalit ushtarak.

Berisha vrau jo sepse kishte frikë, sepse e dinte se masa e njerëzve që po vinte ndaj tij nuk ishte si turmat e shtatorit 1998; ai vrau për të vendosur frikën, jo vetëm asaj dite, por edhe më pas. Ai, duke vrarë 4 vetë, kur gjithçka ishte në përfundim, jashtë çdo ligji e rregulli, vrau aktin e lirisë së njerëzve për të protestuar, shpresën e tyre se mund të jesh i lirë të dalësh në rrugë, ashtu si kishte qenë rruga gjithnjë arma e Berishës. Askush nuk e kishte vrarë atë e njerëzit e tij gjatë protestave (të mos i futemi 2 prillit në Shkodër, se nuk i del mirë).

Fshehja e provave është akti i pranimit të fajësisë nga Berisha dhe të vetët.. ndaj duhet gjykuar. Aktet korruptive të qeverisë së Berishës, përmes klanit familjar, janë aq të shumta saqë është e qartë se ai duhet gjykuar.

Askush tjetër , asnjë vend,nuk është grabitur kaq mizorisht, nuk është plaçkitur kaq barbarisht nga një klasë politike e sejmenët e saj.

Berisha duhet gjykuar I PARI sepse përmes këtij akti mund të bëhet katarsisi i shtetit dhe i shtetarëve. Do të marrë fund akti i pandëshkueshmërisë. Nëse nuk gjykohet Berisha dhe të tijtë, kushdo ka të drejtën e licencës për të vjedhur. Bile ato mund të shiten në çdo zyrë, përmes lajmërimeve publike.

Së fundi akti i gjykimit është edhe akti i vazhdimësisë së qeverisë së tashme. Nëse ajo nuk e bën këtë, as pas reformës në drejtësi, atëherë duhet të shkojë. Kjo do të thotë se këtij vendi i duhet një forcë e re politike, e cila, nuk ka hyrë në lojë as me një të kaluar të trishtuar e as me një të kaluarën të dyshimtë. Partia Socialiste ka pasur mjaft kohë për të bërë investigimin e saj dhe për të dëshmuar mjerimin. Njerëzit e kanë ditur këtë edhe përpara se të vinte 23 qershori, ndaj edhe votuan ashtu. Tani ata presin.. presin, presin…

Le të shpresojmë se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë një tjetër shans i humbur për Shqipërinë për të gjetur, më në fund, një rrugë të drejtë, njëkohësisht të vetme. (DITA)

16 komente në “Po tani a do të gjykohet Sali Berisha?”

  1. Dorina says:

    qenin saleh ta terheqin zvarre neper rruget eTropojes qe te “cmallet” me vendin etij te dashur per te fundit here.

    1. Saba says:

      Po se arrestojn ateher jan qen te gjith i lajn syt popullit dhe nga ana tjeter jan bashkhajdut.

  2. Sahadija e Xenit says:

    JO !
    Asnjerit sja mban bytha ta arrestoje e ta nxjerrë para drejtesise ! Edhe po e sollen, asnje gjyqi sja mban bytha ta denoje. Prandaj edhe maloku tallet e thote te gjitha pa teklifi.
    Presin qe te ngordhi e pastaj te thone ja drejtesia do ta gjykonte po tani ska cben me se ka ngordhur.
    Saliu eshte Enveri i fundit. Vrau e preu e i hengret mutin.

    1. xhulio says:

      Asnje gjemb nuk do t i hyje.Kjo do te ishte sikur te gjykonin vetveten.Ai dhe ata qe do te duan ta gjykojne, kane qene dhe jane bashke:Mbetje te rrezikshme te komunizmit qe here njeri e here tjetri e groposen kete vend.Tani po grinden qe te gjejne fajtorin, kur fajtore jane te gjithe bashke,eshte mentaliteti i tyre qe s mund te ndertonte demokraci, po demokomunizem.Berisha si i derguari dhe perfaqesuesi me i zoti i mbetjeve, detyrat i kreu mese miri.Kreu revolucion te genjeshtert, pa dhune dhe shpuri tere pasurine kombetare ne duart e ish nomenklatures.Mbetjet do te bejne perpjekje te ndreqin dicka, por nuk do ia dalin dot me mentalitetin qe bartin.Korrupsioni dhe babezia e tyre proverbiale do mbetet gjate thike ne kurrizin e shqiptareve.

    2. xhulio says:

      Hahaha, Enveri i fundit do te jete Rama…Besoj se gjithkush e sheh sa bukur e imiton.

  3. net says:

    Qafiri e ka vendin tek Zani ne burg.

  4. hans weber says:

    Mednoi se Sali Berisha dhe te tjeret si ai duhet sa me pare te gjykohen.Nese kemi parasyshe se si u disciplinua Politika ne Kroaci,pas gjykimit te ish Kryeministrit Sanader,,atehere duhet e njeta te veprohet edhe ne Shqiperi.Kjo do te ndikonte ne disciplinimin e gjithe politikes Shqipetaer..
    Ndryshe,,,kjo zhurme qe eshte ebre qe sa kohe,,do te dergonte vendin ne nje kaos..anarki e pse jo edhe deri te nje Revolucion..
    Qytetaret presin drejtesine qe 25 vite ate edhe duhet ta ndjejne.

  5. artan says:

    Kete e ka gjykuar perendia. Shihi surratin dhe s’ka nevoje per koment.

  6. xhulio says:

    Asnje gjemb nuk do t i hyje.Kjo do te ishte sikur te gjykonin vetveten.Ai dhe ata qe do te duan ta gjykojne, kane qene dhe jane bashke:Mbetje te rrezikshme te komunizmit qe here njeri e here tjetri e groposen kete vend.Tani po grinden qe te gjejne fajtorin, kur fajtore jane te gjithe bashke,eshte mentaliteti i tyre qe s mund te ndertonte demokraci, po demokomunizem.Berisha si i derguari dhe perfaqesuesi me i zoti i mbetjeve, detyrat i kreu mese miri.Kreu revolucion te genjeshtert, pa dhune dhe shpuri tere pasurine kombetare ne duart e ish nomenklatures.Mbetjet do te bejne perpjekje te ndreqin dicka, por nuk do ia dalin dot me mentalitetin qe bartin.Korrupsioni dhe babezia e tyre proverbiale do mbetet gjate thike ne kurrizin e shqiptareve.

  7. ana says:

    Atij i erdhi fundi… kete e ka ndjere me kohe ai dhe qente e tij! Fatkeqesi ne historine e Shqiperise eshte ky shpellar!

  8. emigranti says:

    pa u reformuar drejtesia komplet pa u hequr adriatik llalla me shoke nuk behet gje.

  9. andromeda says:

    Vetëm një Avni Rustem i vjen hakut këtij shpellari.

  10. Peco says:

    Duket, koha po e paraqet si nevoje nxjerrjen e zotit Berisha perpara drejtesise. Ka operuar vet per shume kohe duke neperkembur drejtesine dhe kjo eshte e mjafte per tu ballafaquar me te. Berisha mendon se shume nga akuzat qe i drejtohen do ti shmang me te ashtuquajturen “arsye shteterore”, por gjykoj se gabon rende. Nuk eshte shqiperia nje shtet me permasa te atilla per te justifikuar veprime ekstraligjore, si ato qe i eshte dashur te ndermare Berisha. Edhe justifikimet per operacione te ndermara ne menyre kolektive, logjike te cilen Berisha e ka perdorur sa here qe ja ka lyp nevoja, nuk besoj se do te sherbenin si alibi per te mbuluar veprime te tij joligjore. Pra shkurt, Berisha eshte seriozisht ne hall perballe drejtesise. Do ti duheshin energji permbinjerezore per tu bere balle morise se akuzave qe mund ti viheshin perballe per tu ballafaquar.

  11. Mrika prej Tamaret. says:

    Rrofte Nard Ndoka dhe Lek Plepi, dy figurat me te ndritura qe do te sjellin demokracine ne Shqiperi! Posht Vettingu!

  12. Los Vjerda says:

    Jo, nuk arrestohet e denohet Berisha. S’ka bythe kush qe ta arrestoje ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje