PS: Nuk ka arsye të prishemi me LSI-në

23 Dhjetor 2016, 09:42Politika TEMA

Pak muaj para zgjedhjeve, nga radhët e Partisë Socialiste janë të shumtë zërat që kërkojnë një konfirmim të bashkëqeverisjes me Lëvizjen Socialiste për Integrim edhe për një mandat të dytë.

Së fundmi është ministri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi, i cili shprehet se koalicioni në këto katër vite ka funksionuar më së miri dhe nuk ka arsye për të mos vijuar edhe katër vite të tjera.

Kjo është një çështje politike. Ka struktura të posaçme brenda Partisë Socialiste që merren me këtë lloj negociate.

Deri tani dhe deri në fund të mandatit ne jemi në koalicion, sepse është një koalicion për katër vite, e unë mendoj që ka funksionuar shumë mirë deri më sot. Të gjitha produktet e kësaj qeverie janë produkte të mazhorancës, të koalicionit.

Kështu që mendoj që, përderisa ky partneritet ka funksionuar më së miri, nuk ka një arsye të veçantë për t’u prishur apo për të përfunduar. Them që, aq më tepër edhe programet tona në pjesën më të madhe përputhen; ky është një element shumë i rëndësishëm për të garantuar një qëndrueshmëri në koalicion.

Kështu që, unë nuk shoh ndonjë arsye të veçantë që ky partneritet të prishet”, shprehet Çuçi në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje