PS shkarkon Kokëdhimën: Sa votuan pro dhe kundër

kocoAsambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka vendosur sot shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin. Pas votimit në Asamble, Kokëdhima u shkarkua me 155 vota pro dhe 3 kundër. Shkarkimi erdhi pak ore pasi Kokedhima deklaroi doreheqjen nga detyra.

“BalkanWeb” ka zbardhur kërkesën e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për shkakrimin e tij. Në tekstin e kërkesës thuhet se Kokëdhima prej disa mujash ka krijuar shqetësim në bazën e partisë dhe ka përdorur retorikë përçarëse si dhe aktivitet vetjak të shkëputur nga veprimtaria e partisë.

Kërkesa

Mbështetur në Statutin e Partisë, Neni 18 “Detyrat e asamblesë”, Neni 22 “Masat disiplinore”, Neni 71 “Votëbesimi” si dhe në Rregulloren e AK “Për votëbesimin në parti”:

Bazuar në faktet se Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin Koço Kokëdhima, prej disa muajsh ka krijuar një shqetësim konstant në bazën e partisë me retorikën përçarëse dhe me aktivitetin vetjak të shkëputur nga kuadri i veprimtarisë së partisë, të përcaktuar nga Asambleja Kombëtare dhe Kryesia e Partisë Socialistë;

Bazuar në nenet 18, 22 dhe 71 të Statutit të PSH si dhe në nenet 1, 2, 3 dhe 4 të Rregullores për Votëbesimin në Parti”, kërkojmë:

Shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin të PSSH-­së.

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *