Putin i dërgon letër Trumpit: Letër e këndshme, mendime korrekte

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

leterEkipi i tranzicionit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka publikuar këtë të premte një letër, që sipas tyre i është dërguar atij nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Një letër shumë e këndshme nga Vladimir Putin, mendimet e tij janë shumë korrekte”, është shprehur Trumpi në lidhje me letrën, që daton më 15 dhjetor.

Të enjten, të dy udhëheqësit bënë thirrje respektive ndaj kombeve të tyre për të forcuar dhe zgjeruar kapacitetet e arsenaleve bërthamore. Më herët, Trump u shfaq të mirëpriste edhe termin e “garës së armëve bërthamore”.

“Le ta quajmë edhe garë armatimesh, sepse ne do t’i kalojmë ata në çdo hap dhe do t’i mbijetojmë më gjatë atyre”, citoi gazetarja e “MSNBC”-së, Mika Brzezinski, t’i jetë shprehur presidenti i zgjedhur në një deklaratë të shkurtër telefonike, në përgjigje të një pyetjeje mbi “cicërimën” e lëshuar në “Twitter” një ditë më parë.

Të enjten, Trump shkroi në rrjetin social se Shtetet e Bashkuara “duhet të forcojnë ndjeshëm dhe të zgjerojnë kapacitetin bërthamor të tyre”, vetëm pak orë pasi presidenti Putin kishte bërë thirrje ndaj ushtrisë së tij për “forcimin e potencialit ushtarak dhe forcave strategjike bërthamore”, raporton TCH.

Në letrën e publikuar nga ekipi i tranzicionit të Trumpit, Putin shfaq shpresën e tij që “ne do të kemi mundësi, duke vepruar në mënyrë konstruktive dhe pragmatike, të ndërmarrim hapa reale për të rivendosur kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, sikurse edhe rritjen e bashkëpunimit në arenën globale në një nivel të ri kualitativ”.

Ekspertët besojnë se Putin shpreson që presidenti i ardhshëm amerikan do të heqë sanksionet ekonomike të vendosura nga Departamenti amerikan i Thesarit, të cilat janë vendosur kundër disa prej zyrtarëve rusë që prej ndërhyrjes dhe aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska.

Në fjalimin e përvitshëm informues ndaj kombit, të mbajtur të premten në Moskë, presidenti rus tha se nuk kishte parë asgjë për t’u shënur në “cicërimën” e Trumpit, duke e bërë të qartë se ai nuk e sheh Amerikën si një agresor potencial.

Donald Trump është parë si një president që do të ketë lidhje të ngushta me Putinin dhe qeverinë ruse, duke marrë kritika nga republikanët dhe demokratët, në momentin kur emëroi të përzgjedhurin e tij Rex Tillerson, në postin e Sekretarit të ri të Shtetit.

Shefi ekzekutiv i “ExxonMobil” ka punuar ngushtësisht me kompaninë shtetërore ruse të naftës, “Rosneft”, duke u shprehur kundër sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës, ndërsa në vitin 2013 u vlerësua me “Urdhrin e Miqësisë” nga Kremlini.

Në përgjigje të letrës nga Putin, presidenti i zgjedhur republikan lavdëroi fjalët e homologut rus, duke i quajtur ato si “tepër korrekte”. “Shpresoj që të dyja palët të mund të jenë në gjendje të jetojnë me këto mendime, sepse ne nuk duhet të ndërmarrim rrugë alternative”, tha manjati i pasurive të paluajtshme nga Nju Jorku.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Putin i dërgon letër Trumpit: Letër e këndshme, mendime korrekte”

  1. kastriot says:

    Problemi nuk eshte se cfare shkruan,por se cfare ben,sic qe rasti i qenieve jeshile pa shenja dalluese, ne krime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *