Ndryshimet ne PS, Rama katapulton tre ish-ministra të Nanos dhe deputetin ‘tradhtar’. Balla shpjegon shkarkimin e Kokdhimes

23 Dhjetor 2016, 16:47Politika TEMA
Ndryshimet ne PS, Rama katapulton tre ish-ministra të Nanos dhe deputetin

Nenkryetari i Asamblese se PS, Taulant Balla shpjegoi sot para shtypit se cfare ndodhi ne Asamble.

“Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste bëri një bilanc vjetor të të gjithë fushave ku kjo parti jep kontributin e vet, qoftë në qeverisjen e vendit, qoftë edhe në qeverisjen lokale.

Ishte një raportim, do ta quaja unë, nisur pikë së pari me kryeministrin dhe më pas me ministrat e ministrive kryesore, përmes të cilave ne kemi arritur të ndryshojmë rrënjësisht mënyrën se si qeveriset sot Shqipëria.

Gjithashtu kemi pasur edhe disa vendime të rëndësishme në përmbushje të kompetencave që ka Asambleja Kombëtare. Kjo Asamble u plotësua me dy vendet vakante të dy nënkryetarëve, ku u zgjodhën Taulant Balla dhe Luljeta Dollani, dhe të sekretarit të kësaj Asambleje, Ulsi Manja.

Gjithashtu, sipas parashikimeve statutore, u zgjodh kryefinancieri i partisë, znj. Dhurata Isufi, që është një pozicion shumë i rëndësishëm po të kemi parasysh edhe diskutimet që po bëjmë këto ditë, përsa i përket çështjes së reformës zgjedhore.

Për herë të parë një parti politike zgjedh një Këshill Mbikqyrës Financiar. Ky është një hap i rëndësishëm në statutin e Partisë Socialiste, që ne duam ta shtrijmë gjerësisht duke përcaktuar me ligj që çdo parti politike të ketë një Këshill Mbikqyrës Financiar, përveç edhe faktit që ne e kemi bërë tashmë prej muajsh edhe auditimin e jashtëm të fondeve dhe mënyrës së shpenzimeve të partive politike.

Në fund të rendit të ditës, siç jeni në dijeni, 158 anëtarët e Asamblesë Kombëtare (më shumë se 1/3 e anëtarëve) kishin depozituar sipas normës statutore një kërkesë për shkarkimin e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokëdhima. Siç rezultoi edhe në fund të votimit, 99.9% e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare e mbështetën këtë shkarkim. Kishte vetëm tre vota kundër këtij shkarkimi.”

 

Pati shkarkim, edhe pse ai dha dorëheqjen e parevokueshme?

Kërkesa e një personi nuk mund të prevalojë mbi kërkesën e 158 anëtarëve.

Pretendohet shumë nga shumë njerëz që e njohin Statutin e PS, një ndër ta ishte dhe zoti Koço Kokdhima, që mundohet shpesh herë të flasë në emër të Statutit të PS. Kërkesa për shkarkimin e z.Koço Kokëdhima është depozituar përpara, dhe ju e dini se ndiqni dhe punët e Kuvendit të Shqipërisë, që gjithmonë prevalon kërkesa e depozituar përpara. Kështu që deklarata e z.Kokëdhima për vetëlargim, nuk ka vlerë.

U hodh në votim kërkesa e 158 anëtarëve dhe u votua për shkarkimin e Koço Kokëdhimës. Dua të sqaroj gjithashtu se Koço Kokëdhima prej sot nuk është më as Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, as anëtar i Asamblesë Kombëtare. Kujtoj që Koço Kokëdhima është zgjedhur si anëtar i Asamblesë Kombëtare në kundërshtim me Statutin e partisë.

 

Pse është zgjedhur në kundërshtim me statutin, z.Balla?

Sipas statutit të Partisë Socialiste, – dhe njëherë dua ta theksoj që duhet ta lexosh dhe jo ta kesh me të dëgjuar statutin, – është e thënë shumë qartë që deputetët, ministrat, anëtarë të Partisë Socialiste janë automatikisht anëtarë të Asamblesë Kombëtare. Kur ne kemi bërë në Kongres votimin e Asamblesë Kombëtare, Koço Kokëdhima ka qenë deputet.

Përfshirja e tij në listën e kandidatëve të shtuar Kongresit për votim, ka qenë jo statutore. Që do të thotë, që gjithë procesi që ka pasur më pas ka qenë jo statutor. Prej sot, pas votimit dhe pas leximit fjalë për fjalë të statutit, Koço Kokëdhima nuk është as Sekretar e as anëtar i Asamblesë Kombëtare.

Do të zëvendësohet me anëtarët e partisë së Vlorës në Asamble?

Ju sot jeni bërë me dije që Asambleja Kombëtare bëri disa kooptime, ku disa shokë dhe shoqe me shumë vlera në PS, – ndër ta do theksoja Mezan Malaj apo Mono Besimin, që vijnë nga Vlora, – janë prej sot anëtarë të Asamblesë Kombëtare.

Për postin e Sekretarit të Emigracionit u votua Stefan Çipa.

7 komente në “Ndryshimet ne PS, Rama katapulton tre ish-ministra të Nanos dhe deputetin ‘tradhtar’. Balla shpjegon shkarkimin e Kokdhimes”

  1. DinPak says:

    C’eshte kjo fjale kaq e madhe, “katapulton”?

  2. Dorina says:

    Kjo Dhurata Isufi mos ka gje lidhje me ate mashtruesen dhe fallsifikatoren e diplomes Ejona Isufi? Nese eshte keshtu, e paska ndritur Rama. Megjithese Rilindja ka mbledhur plot maskarenj rreth vetes tani. Ti gezoj deri ne qershor!
    Mbase merret DAP tani me kete ceshtjen e E. Isufit…Le te shpresojme q ene ata 500 veta te administrates te jete edhe kjo per verifikim.

  3. sofia says:

    Mos, Dorina se e plagose shpirtin tend aq human! Po ç’jane ato fjale qe thua. Ti ke emer te bukur, por si duket forma me permbajtjen ketu s’paskan lidhje fare. Nuk na the nje fjale per Koçon. Ja po ta theme une: Aty nga vitet -94-95, sipas mediave, krijova nje pershtypje shume te keqe per Koçon, sidomos te shkruara ne gazeten “koha jone”, por ne vitin 2013 shikova nje aktizim te tij progresiv dhe entusiazte, gje qe me beri te besoja tek Koço. Por paskam qene i zhgenjyer. Shume nga ata te brezit te tij apo te Saliut paskan qene njerzerit me negative qe ka pase shoqeria jone dhe ne kohen e diktatures e s’kish se si te mos e dridhnin sot qe eshte shume e lehte per pelivanlleqe si po i shikojme keta lloj “demokratesh” qe vetem te tille s’jane. Si duket llumi i asaj shoqerie ka dale dhe mbuluar terren. Me behet qejfi shume qe ne ate asamble eshte zgjedhur dhe Mëno Besimi, besoj qe ky emer do te jete ai qe kam njohur une kur ishte i vogel. I uroj suksese!

  4. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Eh more zoti K/minister!
    Largon nga strukturat e PS-se Kokedhimen si fraksionist potencial dhe rimer nje hajdut te vjeter qe e ka vjedhur kete vend sa ti jetojne pa punuar edhe sternipat.
    Kocua te pakten i ka bere parate dhe pasurine me biznes.Po Ethemi i Rukajve me se i ka bere?
    Vilen 3 kateshe ne Vore dhe gjithe kodren te blere me ullinj 500 vjecare?
    Vilen 3 kateshe ne Himare?
    Nje kat pallati tek ATSH-ja?
    2 kate tek Shqiperia sot?
    E tj,e tj.
    Eh…mor z.K/minister…….Po me cudit!!!

    1. Populli says:

      Shume interesant komenti. Ja vlen te rremohet me shume apo vettingu prek vetem drejtesine jo ish aeveritaret e te gjitha ngjyrave apo qeveritaret e hsotem. Kjo nuk tenjep shprese.

  5. Lennard says:

    Urime Z.Mezan Malaj.E ka merituar qe heret te jete pjese e Asamblese se PS.E njoh per Njeri te vertete,me kontribute te rendesishme per PS dhe Vloren ne vecansi.

  6. Lennard says:

    Urime Z.Mezan Malaj.E ka merituar qe heret te jete pjese e Asamblese se PS.E njoh per Njeri te vertete,me kontribute te rendesishme per PS dhe Vloren ne vecansi.
    Zoti Moderator eshte hera e pare qe uroj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje