Rama: Sot na mbështesin më shumë se në vitin 2013. E dinë se vetëm ne e bëjmë Shqipërinë

23 Dhjetor 2016, 10:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka bërë një panoramë të punës së qeverisë së tij në 3 vite, gjatë fjalimit që ka mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Rama tha se pavarësisht se reformat e qeverisë së tij kanë pasur rezultate pozitive, ka ende për të bërë.

Kreu i qeverisë tha se falë reformave të përmbushura, PS gëzon sot mbështetje më të madhe se në kohën kur erdhi në pushtet.

Jemi kokulur karshi atyre njerëzve që u shërbejmë.

Por nuk mundet dot të mos i adresojmë rezultatet e qeverisjes së mirë të këtyre 3 viteve, kur përballemi me mllefin a tyre që janë të lodhur nga politika e vjetër.

E konsideroj arsye për t’u krenuar me PS, që mbështetja ndaj saj është më e madhe sot se në vitin 2013.

Kjo, sepse njerëzit e kanë besimin se vetëm ne mund ta bëjmë Shqipërinë shtet dhe mund ta fusim në një fazë të re”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje