Reagon Koço Kokëdhima: Nuk më përjashtojnë dot!

23 Dhjetor 2016, 12:00Politika TEMA

Ish deputeti i PS­-së, Koço Kokëdhima ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga Partia Socialiste. I pyetur nga mediat lidhur me mbledhjen e firmave dhe kërkesën për shkarkimin e tij nga PS­-ja Kokëdhima deklaroi se Asambleja nuk mund ta shkarkojë.

“Kam bërë mungesa dhe nuk kam shkuar në mbledhjet e PS­së. Nuk jam informuar për këtë kërkesë dhe do të përgjigjem në Asamble, do të mbaj një fjalë dhe do të shpjegoj aty aktivitetin tim”­ tha ai.

Në motivimin e kërkesës flitet për retorikën përcarëse tuajën…

Nuk kam informacion.

Po motivimi në shkresën zyrtare lidhet me aktivitetin tuja alternativ në PS..

Nuk jam informuar dhe do të përgjigjem në Asamble, do të mbaj një fjalë dhe do të shpjegoj aktivitetin tim.

Do e pranoni shkarkimin nga PS?

Pse nxitohesh, ja dhe gjysmë ore dhe do flasim. Për shkarkimin tim nga sekretar i PS është një kërkesë por kjo nuk ka lidhje me përjashtimin në parti.

Do pranoni të jeni anëtar i thjeshtë?

Nuk më shkarkon Asambleja si anëtar.

1 komente në “Reagon Koço Kokëdhima: Nuk më përjashtojnë dot!”

  1. Kola says:

    Kocua eshte nje legen materniteti qe perdor prestigjin e PS dhe parate e grabitura neper tendera, per te ngritur perandorine e tij te mashtrimit, njesoj si edhe miku i tij kryebanditi Berishoviq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje