Zgjedhjet 2017, Bojaxhi: Jo bashkëpunim me partitë parlamentare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bojaxhiPërkundër sistemit zgjedhor, Gjergji Bojaxhi mbetet i prerë për të mos bashkëpunuar me asnjë nga partitë parlamentare në zgjedhjet 2017, përfshirë edhe PD.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në “Ora”, themeluesi i “Sfida për Shqipërinë” e la të hapur bashkëpunimin me partitë e vogla jashtë Kuvendit, si LIBRA e Ben Blushit porse tha për këtë do të kishte një vendimarrje një anëtar një votë.

Misioni i “Sfida për Shqipërinë” …?

Sfida për Shqipërinë”e ka shumë të qartë dhe të panegociueshëm misionin e saj. Misioni ynë është për një politikë të pastër drejt një Shqipërie që punon.Nëse duam që politika të mos ndërhyjë negativisht në jetën tonë ne duhet të ndërhyjmë në politikë. Kemi 25 vjet që ja kemi lënë në dorë politikën atyre që janë në parlament.Një klase politike që qartazi këtë mandat e ka përdorur për tu pasuruar vetë, për të krijuar një simbiozë me një segment të shoqërisë dhe ata qytetarë që punojnë, paguajnë taksa janë të vetmit që nuk janë të përfaqësuar në jetën dhe politikën shqiptare.

Impakti i partive të reja tek elektorati…?

Duhet që qytetarët të angazhohen. Sfida është ndërtuar pikërisht si një parti ku qytetarët të vinë të angazhohen.Edhe unë nëse nesër do të dal kandidat, duhet të dal kandidat i brendshëm me vota, të jem përfaqësues i këtyre qytetarëve dhe jo pronar i një partie.Nëse shqiptarët nuk e marrin në dorë politikën do bëjmë të njëjtat gabime që kemi bërë deri sot.Qytetarët shqiptarë sot vuajnë pasojat e një elite që jo vetëm nuk punon për qytetarët por duke kapur pushtetin po e përdor për të na mbajtur peng.Nuk mund të pranojmë që politika është e pisët, është e pisët sepse ne ua kemi lënë në dorë të tjerëve.Këta njerëz që e kanë sot, nuk do të na e rregullojnë kurrë.

Keni pasur akuza…?

Fakti që unë kam që në 2005 që kam qenë i angazhuar në çështje publike, kam menaxhuar dhe drejtuar institucione publike, kam 3-4 vjet që punoj në sektorin privat dhe fakti që gjatë gjithë këtyre viteve në asnjë moment nuk ka pasur fjalë të tilla dhe një ditë të bukur kur unë si qytetar vendos të angazhohem kjo klasë politike vendos që duhet të hedhë baltë, dhe nuk ka rëndësi për ta nëse balta nuk ngjit, dhe po nuk ngjiti këmisha do bëhet pis sipas tyre.Ata kanë prokurorët, gjyqtarët, policët, pse nuk veprojnë. Pse llafet dhe akuzat i mbajnë si muhabete kafesh nëpër televizione, ekrane dhe nuk i zbatojnë.Kjo klasë politike është e korruptuar, është e paaftë, dhe nuk është e interesuar të zbatojë ligjin por vetëm të na mbajë ne në gjendje letargjie, të përpiqet të trembë qytetarët që duan të angazhohen.Mua më ka motivuar më shumë të vazhdoj betejën.E kisha të nevojshme.

Bashkëpunim me Blushin…?

Zotin Blushi nuk e njoh personalisht, nuk kam pasur kurrë kontakt. “Sfida për Shqipërinë” e ka vendosur në statutin e saj që ne nuk do të bëjmë asnjë lloj koalicioni në zgjedhjet e ardhshme me partitë parlamentare. Çdo parti që përfaqësohet në parlamentin shqiptar ne nuk do të pranojmë të bëjmë marrëveshje bashkëpunimi.Është ky parlament, këta deputetë që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje ku është.

Po me PD?

Me asnjë parti parlamentare, pa asnjë lloj përjashtimi.

Keni pas oferta?

Unë njihem si një njeri që nuk bëj pazare, nuk kanë nevojë të vinë të më bëjnë oferta se e dinë përgjigjen. Që është jo.Po flas për Gjergj Bojaxhiun, sepse edhe nëse “Sfida” do të bënte bashkëpunim me partitë e vogla që nuk janë të përfaqësuara në parlament, kjo do të ishte një vendimarrje në një proces një anëtar një votë që e kemi të detyrueshme.Por bashkëpunimi me partitë parlamentare është taksativ, i pamundur për 2017 dhe mandatin 2017-2021.Kërkojmë të fitojmë dhe përfaqësojmë votat e atyre qytetarëve që janë të papërfaqësuar.Mandati është përfaqësim politik, ekzekutivi është zbatim i vullnetit të shoqërisë.Nëse duam të rregullojmë shoqërinë, në rradhë të parë duhet të rregullojmë parlamentin.Kemi besim tek e drejta dhe e mira, nuk mund të frikësohemi më që për shkak të një sistemi elektoral të krijuar ne të trembemi dhe të jemi të detyruar të bëjmë kompromise. I vetmi kompromis që ne bëjmë është me qytetarët shqiptarë.

Opozita dhe mazhoranca…?

Shqipëria nuk ka nevojë për një opozitë por për një alternativë, fatkeqësisht PD nuk e ka ofruar.Por përgjegjësia kryesore pse Shqipëria është këtu nuk është opozita, po pushteti, koalicioni qeverisës. Nën petkun dhe fasadën e të bërit shtet, qeveria Rama është duke centralizuar modelin korruptiv që Shqipëria e kishte dhe më parë, thjesht po e centralizon më shumë.Shqipëria ka nevojë të largohet nga modeli i korrupsionit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Zgjedhjet 2017, Bojaxhi: Jo bashkëpunim me partitë parlamentare”

  1. kombi says:

    Bravo ! Keto jane dobesite e politikes Shqipetare , tashme besoj, qe cdo qytetar eshte j bindur qe politika e Rames , nuk eshte e distancuar nga korrupsioni , por ndjek gjurmet e tyre ne pazaret ekonomike . Reforma ne drejtesi eshte teper e nevojshme ,per vete faktin qe ne kete vend nuk ka zbatim ligjesh ,por duhet qe dhe keta aktore politik qe po plaken me pazaret e tyre te ndyra ,te largohen nga skena politike . Parlamentj eshte i nivelit me te ulet ,si te kultures ,etikes ,ashtu dhe te inteligjences . Shqiperia ka njerez teper inteligjeng dhe te afte nd cdo fushe ,por zeri i tyre eshte j paperfillshem ,sepse jane akoma ne skene , Satrapat e PD dhe PS ,qe jane turpi i qyteterimit te Shqiperise ,te inteligjences sone .SHQIPERIA KA NEVOJE EMERGJENTE, PER FORCA TE REJA POLITIKE , QE TE NDRYSHOJ NE TERESI POLITIKAT E NDYRA ,NGA NJERZIT E TYRE TE NDYRE .

  2. Kola says:

    Ti qenke koqe e jo politikan, derisa akoma s’ke mesuar faktin e thjeshte se ne politike pranohen te gjitha. Por mesa duket e parandjen se do mbetesh nje hic qe s’do te ta kete nevojen askush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *