Armatimi i Serbisë nga Rusia, Kroacia i kundërpërgjigjet dhëmb për dhëmbë…

24 Dhjetor 2016, 17:15Rajoni TEMA
Armatimi i Serbisë nga Rusia, Kroacia i kundërpërgjigjet

Pasi Serbia mori nga “Rusia mëmë” një set avionësh MIG 39, është Kroacia që do të marrë skuadron helikopterësh nga SHBA, duke parashikuar marrjen më vonë dhe të një skuadrilje me avionë supersonikë; një zhvillim ky që pasyron qartë rivalitetin strategjik që ndodh në zemër të Ballkanit mes NATO-s dhe Rusisë.

Por presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, tha se Kroacia nuk është në garë armatimi me Serbinë.

Ajo madje, në një intervistë për Vecernji List, e ka përligjur furnizimin e Serbisë me MIG-ët rusë.

“Nuk e shoh si garë në armatim mes serbëve dhe kroatëve; ndërkaq, blerjen e MiG-29 e shohim si një nevojë legjitime për Serbinë për të siguruar mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore. Dhe qëllimi i Kroacisë është që furznimi i ushtarak i saj të udhëhiqet nga nevojat e veta ushtarake. Kështu, blerja e teknologjisë ushtarake perëndimore nga Shtetet e Bashkuara nuk është e drejtuar kundër Serbisë, por është e drejtuar kundër çdo lloj kërcënimi nga i cili mund të rrezikohet Kroacia dhe territori kroat. Kurse sa për kërcënimin nga terrorizmi, ne mund të jemi aleatë me Serbinë”, tha presidentja kroate.

Por fakti që lajmi i blerjes së helikoptëreve ushtarakë amerikanë nga ana e Kroacisë, vjen pas lajmit se Serbia do të marrë gjashtë avionë MiG-29, sikur e përçon mesazhin e rivalitetit mes dy vendeve; por që Grabar Kitaroviç nuk preferon ta sheh si të tillë, pra si garë armatimi.

“Unë besoj se ne do të forcojmë bashkëpunimin me SHBA-të dhe për shkak të faktit se Forcat tona të Armatosura duhet të vazhdojnë të posedojnë teknologjinë ushtarake perëndimore. Vendimin për blerjen e avionëve supersonikë ushtarakë e kemi shtyrë deri në fund të vitit 2017, për shkak se na duhet kohë ër të marrë një vendim racional. Ndërsa kemi vendosur për marrjen helikopterëve”, tha Grabar Kitaroviç për Vecernji List.

Ndryshe nga Kosova, apo dhe Bosnja, Kroacia vazhdon t’i tregojë dhëmbët  Serbisë, deri atje sa si vend i BE-së dikton kushte ndaj Beogradit.

7 komente në “Armatimi i Serbisë nga Rusia, Kroacia i kundërpërgjigjet dhëmb për dhëmbë…”

  1. kuq e zi says:

    MIG 39 ??? mos jete mig 139…
    do jete ndonje model i ri lodre besoj
    e paska kap rakia qe tani gazetarin e meres

  2. tfgs1 analfabeti bithekir harixhi prej Anadolli says:

    Po politikanet shqipkare kur do rrisin buxhetin per armatime te reja, apo c’na duhen thuaj? Po plsi ndonje lufte ne Ballkan, dhe NATO nuk nderhyn per arsye te ndryshme, kush do i mbroje shqipkaret?

  3. Shqipo menderlepires says:

    Gjithe bota armatoset kurse politikanet shqiptare mburren me carmatosjen qe i ben ketij vendi. Dhe neser ne lufte domosdo qe do u lepim menderet te gjitheve se arma e vetme qe na lan politikanet tane eshte llapa.

  4. Xhafer says:

    Kroazia ben nje politiche komplet ndryshe bravo kroazia politika shqiptare eshte e shkatrimit qe nga serbi berisha qe shkatroi cdo gje ne shqiperi

  5. Bashkimi says:

    Fatkeqesisht vetem kombi shqipetare eshte i vetmi qe nuk armatoset. Kjo ka qene nje dukuri historike e perjetshme per shtetet shqipetare . Duke qene kombi me i rrezikuar ne eorope si pasoje e ekspansionizmit greko-sllav ne ballkan
    shtetet shqipetare duhet te marrin shembullin e Kroacise trime e jo te krenohen me cmendurine e carmatosjes deri ne ekstrem. Keta politikane anemike qe na prezantojne se kane kuptuar akoma se forca ushtarake eshte garantuesi me rendesishem i prosperitetit dhe i mireqenjes se nje kombi.

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Bravo kroacia
    Sikur te ishin ne sa cereku i saj.
    Politikanet qe mendojne per vendin e vet
    Jo si ne qe e kemi katandise ushtrine Duke mbledh plehrat rrugeve.
    Po nuk respektove vetem askush ste respekton.

  7. Jak-Boston says:

    Ndersa fqinjet rajonale armatosen e sterviten, politikanet shqipetare te rjonit kane hapur garen se kush shpenzon me shume per vila, per festime ditelindjesh, per sekretaret sexy dhe kush hedh me shume fishekzjarre.
    Pale po dalin dhe ca politikane truthare dhe thone jemi ne NATO.
    Greku dhe Turku jane ne NATO, por vazdojne ta trajtojne njeri tjetrin si armiq, pra natoja eshte ombrella por ombrella te shpeton koken pa u lodhur por kembet te behen uje po nuk pate pelerine e cizme. Politikanet shqipetare paaftesite e tyre drejtuese mundohen ti mbulojne me terma te medhaja si jemi anetar te NATO-s, por harrojne se cfare ushtie cope cope kane, pa aviacion, pa flote detare dhe me nje kembesori qe nuk tremb as amatoret.
    Mjere shqipetaret dhe Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje