Braçe: Qëndrimi im për Kokëdhimën në Asamblenë e PS

24 Dhjetor 2016, 13:01Politika TEMA

Nuk kishte si të qëndronte në heshtje deputeti socialist Erjon Braçe në lidhje me atë çka është thënë në adresë të tij në numrin e sotëm të mediave të shkruara.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e mbajtur ditën e djeshme shkarkoi nga posti i Sekretarit për emigracionin, ish-deputetin Koço Kokëdhima.

Kokëdhima mbajti një fjalim, i cili u censurua dhe nuk u lejuan kamerat.  Media të ndryshme raportuan se gjatë fjalës që Kokëdhima po mbante, dy deputetët e PS Erjon Braçe dhe Taulant Balla ofendonin nga vendi ish-deputetin.

Por në një reagim në rrjetin social, deputeti Braçe është distancuar nga ky lajm duke sqaruar se ai ka thënë tjetër gjë dhe nuk kishte të bënte me ansjë fyerje personale apo mesazh ndaj Kokëdhimës.

Sa per dijeni, jo per gje se nuk ja vlen; Gjithe cfare eshte shkruar ne Gazeta Shqiptare, gazeten Panorama e pastaj me radhe, ne Syri, Veshi, Leshi, Shkumsi, Qarku etj, si fjale te thena nga une dje, ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS;Nuk ëhstë thënë nga unë fare! Unë kam thënë terësisht tjetër gjë; pesë pika parimore që lidhen me politikën e PS dhe nevojën për tu bazuar gjithnjë në statut e rregullat e brendshme të PS, nga gjithë partia kur mer vendime, asfare nga dikush aty!!”. shkruan Braçe në adresën e tij në rrjetin social facebook.

2 komente në “Braçe: Qëndrimi im për Kokëdhimën në Asamblenë e PS”

  1. Soni says:

    Ahhh more Brace,je per gjynah je.!!!Kur beheshin listat per deputet (sepse ti me shoke jeni te emeruar jo te zgjedhur) si dhe pas fitores 2013 ngele tek hotel Grand dhe ngjitur Kocos nga pas. Qenke me te vertete nje jo kone sic te kane thene koleget ne kuvend por zagar legen

  2. vaso says:

    Vetem moslejimi i kamerave eshte nje minus i madh per RIVDEKJEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje