Çmimet e çmendura: Këngëtarët shqiptarë do marrin deri në 20 mijë euro në natë për festat e fundvitit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

noizyDisa nga këngëtarët shqiptarë, pritet të marrin shifra të çmendura gjatë festive të fundvitit.

Suplementi i “Gazeta Shqiptare”, “Bluetooth” ka mundur të mësojë se sa do të paguhen disa prej emrave më të njohur të skenës mbrëmjen e 31 dhjetorit, por edhe të 1 janarit.

“Mbreti” i natës mbetet edhe për këtë vit Noizy.

Reperi do të jetë i ftuar në nga clubet e kryeqytetit ku dhe do të marrë plot 20 mijë euro.

Sipas burimeve pranë Noizyt, ai ka refuzuar disa oferta të majme edhe në diasporë për të qenë pranë familjes këto festa deri në mesnatë.

Megjithatë, ajo që bie në sy është janë shumat e mëdha që këngëtaret nga Kosova do të marrin këtë fundvit.

Adelina Tahiri do të jetë në Zvicër, ku do të marrë 12 mijë euro për mbrëmjen e 31 si dhe të datës 1 janar.

Nora Istrefi është një tjetër këngëtare, që këtë vit do të paguhet plot 10 mijë euro për performancën e saj.

Gjyste Vulaj është një tjetër emër, e cila do të paguhet 10 mijë euro për dy netët ku do të performojë.

Grupi NRG do të performojë në Tiranë dhe do të marrë në total 10 mijë euro për këtë natë.

Rovena Stefa do të jetë në Gjermani dhe do të marrë 10 mijë euro, ndryshe nga një vit më parë ku mori 12 mijë euro.

Gena dhe Silva Gunbardhi këtë vit të ri do ta festojnë me shqiptarët në SHBA.

10 mijë euro kanë kushtuar këngëtarët për performancën e tyre live në Miçigan.

Anjeza Branka do të jetë në Dyserdorf të Gjermanisë dhe do të marrë 3 mijë euro për këtë natë.

Si nata më speciale e vitit, çmime të shtrenjta do të ketë edhe për klientët.

Kështu, disa clube në Tiranë i kanë mbyllur tashmë rezervimet e tyre, madje edhe në zonat VIP.

Çmimet variojnë nga 1 mijë lekë hyrja deri tek 30 euro për person.

Dhe bëhet fjalë vetëm për hyrjen, për të mos llogaritur pastaj çmimet për ushqimin dhe pijet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Çmimet e çmendura: Këngëtarët shqiptarë do marrin deri në 20 mijë euro në natë për festat e fundvitit”

  1. Drenicak says:

    Parat e krimit te korruosionit jane te pa vlera andaj i ipen drogagjive siq eshte ky huligan Noizi po edhe tjerve.
    Per mu ish cof urije nijzi e stresi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *