Masakra e Cërrikut/ Dëshmia e ish-gardistit: Met Bozi urdhëroi të digjeshim të gjallë

24 Dhjetor 2016, 11:19Politika TEMA

Ish-gardisti Luan Prenga në dëshminë e dhënë në qershor të 2010, para Gjykatës së Krimeve të Rënda me detaje rrëqethëse masakrën e Cërrikut 1997 ka fundosur Met Bozin, personin e arrestuar sot nga policia e Elbasanit, si një nga organizatorët e Masakrës.

“Unë nuk do ta harroj kurrë dhe s’do t’ua fal kurrë torturat çnjerëzore që na u bënë atë ditë mua dhe kolegëve të mi të vrarë”, – dëshmoi ish-efektivi i Gardës.

“Ky këtu, – tha dëshmitari, duke treguar me gisht nga Met Bozi, – dha urdhër që kufomat të digjeshin, por banorët bërtitnin që mos ta bënin këtë veprim”. Dëshmitari kujtoi se fillimisht ai ishte nisur bashkë me shokët e tij me mision për në Elbasan, por më pas, një urdhër i dytë ua kishte ndryshuar destinacionin për në Cërrik, ku ndodhi dhe vrasja e gjashtë gardistëve dhe plagosja e 16 të tjerëve.

Dëshmia e plote atë kohë u botua në gazeten “Albania”. 

Dëshmia e plotë e Luan Prengës

“Aktualisht jam me detyrë inspektor pyjesh. Në fund të 1996-s kam shërbyer në Gardën e Republikës, deri në fund të vitit 1997, ku vendosa që të largohesha me anë të një kërkese që bëra vetë. Për ngjarjet e vitit 1997 ne ishim në dispozicion të Gardës dhe të Ministrisë së Brendshme. Kam qenë komandant i grupit tim që merreshim me operacione nëpër ngjarje. Më shumë kemi kryer operacione në Tiranë sesa jashtë saj.

Kam qenë në Elbasan për një mision, pasi kishte ngjarje të pazakonta, ishte problemi i komisariatit që ishte sulmuar. Komandanti Arjan Cenga na dha urdhrin për t’u nisur në Elbasan. Ai na shpjegoi se do të shkonim atje për të ndihmuar dhe për t’u dalë në mbështetje strukturave shtetërore pasi kishte probleme. Komandant Cenga na mblodhi në darkë dhe u nisëm pak pas mesnate për arsye sigurie. Kur arritëm në Elbasan kemi fjetur në hotel atë natë dhe të nesërmen në mëngjes na mblodhën dhe na përcaktuan detyrat dhe vendet ku do të vendoseshim për të kryer shërbimin.

Unë me grupin tim kisha për detyrë që të ruanim spitalin, në mënyrë që mjekët të mos ishin nën presionin e grupeve kriminale dhe të bënin të qetë punën e tyre. Ndërkohë që kolegët e mi ishin vendosur për të ruajtur te gjykata, prokuroria e kështu me radhë. Këtë punë e kemi bërë për nja 3-4 ditë. Për arsye sigurie kemi kërkuar me këmbëngulje që të pajiseshim me armatime të fuqishme, pasi ishte kohë trazirash.

Por armët që na u dhanë ishin thjesht figurative dhe nuk u pajisëm me armatime të forta. Kjo për të ruajtur edhe banorët. Na dhanë vetëm një pistoletë me nga një karikator. Veshjet tona ishin me lara. Rrugën në drejtim të Elbasanit e kemi bërë me makinat IFA, por ka pasur edhe mjete të blinduara.

Kur arritëm në Elbasan mbërritën edhe forca të tjera. Ndërkohë që nga reparti ynë ishim rreth 22 veta të ndarë nëpër grupe të vogla. Gjatë qëndrimit në Elbasan morëm vesh se në Cërrik po ndodhnin ngjarje të pazakonta dhe ishin ngritur postblloqe nga banda kriminale gjatë rrugës. Komandanti Arjan Cenga na kërkoi që të merrnim në mbrojtje Cërrikun, pasi na tha që banda kriminale kanë ngritur postblloqe gjatë rrugës, madje edhe një grua shtatzënë ka lindur në postbllok.

Në Elbasan erdhën mjete të blinduara dhe unë hipa në njërin prej tyre bashkë me grupin tim. Arjan Cenga na komunikoi për situatën dhe na tha se do të pritnim një urdhër për t’u nisur për në Cërrik nëse do të ishte e nevojshme. Këtë lajm ai na e tha në mëngjes, ndërsa që ne jemi nisur nga darka”.

Nisja drejt Cërrikut

“Kur u nisëm për në Cërrik pamë që gjatë rrugës kishte edhe forca të tjera policore. Kemi hipur në këto blinda që erdhën në dalje të qytetit të Elbasanit për arsye sigurie dhe kemi kërkuar si grup armatime më të forta, meqë ishte situatë e rrezikshme, por nuk na dhanë. Madje pa urdhrin e komandantit nuk na lejohej që të qëllonim. Në grupin tim ishte Qemal Mehmeti, Vladimir Minova, Petrit Gjoka, por ka pasur edhe dy persona të tjerë që nuk po ua kujtoj dot emrin. Gjatë aksit rrugor për në Cërrik kemi kontrolluar për banda kriminale dhe për postblloqe.

Kishte njerëz të armatosur, të cilët kur afroheshim ne largoheshin. Kemi bërë kontrolle të momentin ndaj personave që na dukeshin të dyshuar, pro i kemi gjetur të pastër. Kemi kapur një person, i cili ishte i armatosur me një kallash. Kur hymë në qytetin e Cërrikut kishte edhe forca të tjera, që ishin të Policisë së Shtetit. Në ato momente unë zbrita nga autoblinda dhe pashë që një nga blindat tanë u qëlluan me granatë hedhëse. Para këtij momenti kemi pyetur nëpër pallate nëse kishin ndonjë shqetësim dhe banorët na thoshin që të bënim kujdes nga bandat.

Ne shkuam më pas te sheshi ku ishte kinemaja dhe u goditëm me granatë hedhëse. Në ato momente filloi goditja me armë nga tarracat e pallateve dhe nga brenda kinemasë. Aty pamë disa shokë tanët që po digjeshin. Mund të ketë pasur rreth 15 goditje të fuqishme, por fati i keq i yni qe që blinda mori flakë menjëherë dhe nga aty doli përjashta duke ulëritur Sali Martini. Ne e morëm në krahë dhe e vendosëm te rruga, ku ishte një dyqan. Dhe aty Sali Martini ka dhënë shpirt pasi kishte marrë plumba në gjoks dhe në fyt. Nuk kishim çfarë t’i bënim.

Pas kësaj lëvizëm për të parë për shokët e tjerë. Në mos gabofsha, ka dalë edhe një tjetër person nga tanku, por nuk mbaj mend se cili, pasi u bë shumë tym. E gjithë kjo zgjati rreth 45 minuta. Në këto momente unë pashë Petrit Gjokën që u plagos në këmbë dhe u nisa drejt tij për ta ndihmuar. Në këtë moment plagosem në këmbë dhe një cifël granate më futet në mes. Nuk arrita dot që ta ndihmoja Petrit Gjokën, pasi u plagosa, por i thashë që të shtrihej. Komandanti jepte urdhër që të largoheshim dhe secili kishte hallin e vet. Unë me Petritin lëvizëm për te lulishtja ku ishte një bar shumë i lartë dhe nuk i lejonte plumbat të të preknin.

Aty erdhi për të më ndihmuar Qemal Mehmeti, i cili donte të më merrte në krahë. Unë nuk e lashë dhe i thashë të largohej. Ai moment ishte shumë prekës. Kam marrë vesh që Qemal Mehmeti u vra. Ndërkohë që shtrirë në bar shqeva pantallonat e mia dhe nga pallati banorët më hodhën nj palë pantallona të tjera të zeza, pasi isha gjakosur. Shqeva edhe bluzën me të cilën i lidha plagën Petrit Gjokës. Në këto momente kam parë një grup njerëzish të armatosur që dolën nga kinemaja dhe lëviznin nëpër rrugë. Këta persona i kanë trajtuar në mënyrë çnjerëzore kufomat e kolegëve të mi.

Pashë këta persona që po qëllonin me armë dhe të tjerë rreth tyre buzëqeshnin. Përsa u përket kufomave, këta i zhvishnin, i qëllonin, u merrnin lekët. Ishte e tmerrshme dhe nuk kam për ta harruar kurrë. Erdhën një grup personash prej 16 vetash dhe më çuan mua bashkë me Petritin te shtëpia e Alfons Dahollit, që kishte qenë person i arrestuar prej nesh. Nuk do ta harroj kurrë atë ndihmë që na dhanë familjarët e tij dhe mbrojtjen e tyre. Na mbajtën peng te kjo shtëpi, na rrahën dhe na torturuan po jo ata të shtëpisë.

Meto Bozi ka ardhur me një kameraman të TV Kohës dhe na bëri shumë pyetje. ‘Kush jeni ju? A e dini që ju vrasim se ju jeni ushtarë të Veriut që mbroni Sali Berishën?’ I thashë se ne kemi ardhur për të mbrojtur popullin, dhe jo për të vrarë. Met Bozi na ka bërë presion psikologjik. Pasi iku ai, erdhi Roland Sota Xhepexhiu dhe më gjuajti me automatik në kokë, por ndërhyri familja dhe ai nuk më vrau.

Aty ishin të pranishëm me armë edhe Arjan Toska dhe Tomorr Buzani, por nuk ishin agresivë dhe nuk na prekën me dorë. Roland Xhepexhiu ndenji 5 minuta dhe pastaj thirri një person me emrin Turi dhe iku. Shtëpia ku ne rrinim ishte i rrethuar nga njerëz të armatosur. Roland Xhepexhiu goditi edhe Petrit Gjokën. Ndaj nesh është ushtruar dhunë psikologjike dhe jo fizike, pasi nuk i linin banorët e shtëpisë. Rolandi, Turi dhe Meti, bashkë me të tjerë, na bënin presion.

Met Bozi na është prezantuar si kryetar i PS-së dhe na ka thënë se ‘ne do të gëzojmë pushtetin’. Ishte një presion shumë i fortë psikologjik. Këta njerëz unë i kam parë edhe përjashta, atje te lulishtja ku isha me Petritin. Roland Xhepexhiu bënte organizimin e grupit të armatosur te lulishtja ditën e masakrës. Njëherë tjetër në shtëpi ka ardhur Met Bozi me një grua tropojane, e cila na dha një mbështetje të fortë morale duke na thënë se nuk do të na vrisnin.

Reagimi i Met Bozit ishte kërcënim dhe tha se ‘këtu vendosim ne’ dhe ajo gruaja u largua pasi e kërcënuan. Na ndihmoi familja Daholli për të bërë negocimet për lirimin tonë. Petrit Gjoka u lirua para meje. Dhunimin e kufomave e bënte Met Bozi. Nuk do ta harroj kurrë atë skenë. Ai urdhëroi që të digjeshin kufomat me benzinë dhe po të mos bërtitnin banorët, kjo gjë do të bëhej. Një ditë erdhi vetë Alfons Daholli dhe më mori në mënyrë të fshehtë nga këta persona që ruanin shtëpinë. Nuk do t’ia harroj atë që bëri për mua. Me dërgoi tek e motra, më dha për të ngrënë dhe për të veshur rroba. Më pas më nxori rrugës dhe më hipi në një fugon me të cilin shkova në Spitalin Ushtarak në Tiranë”.

30 komente në “Masakra e Cërrikut/ Dëshmia e ish-gardistit: Met Bozi urdhëroi të digjeshim të gjallë”

  1. E VERTETA says:

    Tani qe do jete me keq se “97”(sipas trimit te trimave,noka) do i presim me lule?
    Kjo per mua eshte degjenerim i degjenerimit.Po rrethanat a u moren parasysh nga gjykata?!
    Keta “gardistat” perse vajten atje?
    Keta “vraresit” u detyruan…apo thane ca te bejme sot?!hajde vrasim ca gardista qe kane ardhur te vadisin lulishten qendrore te cerrikut?!

    Ceshtjen ta shpien ne Hage…jo vetem qe do dalin te fituar por do marrin demshperblim per “menyren sesi mbrohen njerzit ne rrethana te posacme”.

    Sipas gjykates..mund te vi “shteti”,te bastardoje,te vrasi,te te shkerdhej…dhe ti nuk ke te drejten te mbrohesh? Ne Ke Kushtetut Apo Ligj Bazohet Ky Vendim?
    Ne Hage sa me shpejt!

    1. Raimond vlonjati says:

      Gardistet jane perfaqsues te shtetit dhe nuk ka askush te drejte ti qelloj
      petfaqsuesit e shtetit nuk preken me dore

      Ky miu aty ne foro qe ka dhene urdher te digjen kufomat , ky nuk duhet denuar me burg per jete , por ky duhet varur

      1. kleptofagos says:

        Ti Rajmond,
        nuk duhet te jesh nga Vlora, sepse vlonjatet nuk e durojne dhunen e pushtetit. Shteti eshte per te mbrojtur qytetaret e vet dhe jo per ti dhunuar ata. Berisha nisi per ne Jug edhe nje avion per te goditur popullsine civile, por pilotet nuk ju binden urdherit, sepse ishin njerez… Gardistat e Sales nuk futen tek ajo kategori, prandaj dhe u konfrontuan me popullin. Gardistet nuk u perdoren per te mbrojtur shtetin, por ishin thjesht mercenare te paguar per te mbrojtur me dhune pushtetin diktatorial te Berishes. Prandaj edhe moren pergjigjen e merituar.

        1. re says:

          meqe qenke me emer hajduti, profesion qe duhet ta kesh marre ne supermerkatot e greqise, e harrove rolin e greqise ne keto vite. mire ben te mbyllesh gojen e ndjesh turp

    2. piku says:

      e di ky zotnia qe “shteti” qe ky mbronte e kish humbur legjitimitetin por e mbante doktor mortja me dhune?

  2. Celo Mezani says:

    Dmth ju legenat e Berishes (sepse e dinit shume mire se cfare kishte urdheruar Berisha dhe cfare kishin bere shoket tuaj, ndoshta dhe ju vete) ja keni borxh jeten dikujt qe e kishit arrestuar dhe keqtrajtuar. Njerezit e drejte ju mbrojten dhe ju shpetuan jeten nga kriminelat e bandave te majta te kohes. Por ju a u lodhet te shpetonit ndonje jete nga kriminelat e bandave te Berishes ?!

    Do isha shume kurioz te dija se cfare mendimi kane sot per Berishen te mbijetuarit e masakrave te Cerrikut, Ures Vajgurore, Qafe Gjashtes dhe te tjerave si keto.

  3. vaso says:

    Kush je ti me emrin e VERTETA.Qenke nje plehre.Shko ti ne HAGE te mesosh si ngrehen armet kunder shtetit.Ndyresire.

    1. E VERTETA says:

      “Vaso”
      Kunder kujt shteti?! o shpellar!
      Po ty apo nga fisi yt,po te rrinin e vrisnin(se keshtu e donte berisha) ne emer te shtetit,ca do beje?
      Mos u pergjigj kot o kokra e idjotit,o njeri qe se jeton akoma ne kohen e “shipazese”,o truthare….po keta qe u ngrihen ne Egjypt..o magjyp…kundra kyjt u ngriten?Po shqiptaret ne 91in.,.o race e perzier…kunder kujt u ngriten?
      Ti qifsha “ate shtetin” qe ke ndermend ti!
      Do na beje nje nder ne Shqiptarve…te vrasesh veten…se pensionin kot e merr..O VASO KRYENDYRSYRA E SALO SERBIT.

    2. Xuxi says:

      kundra kujt shteti mor trap. Ai nuk ishte shtet, por bande e organuzuar nga kapobanda. Mos e haro vainin dhe Komisarjatin e Krujes ne ate kohe.

    3. Korabi says:

      Nese shteti shtyp popullin e tij, eshte detyre e popullit te rrembeje armet dhe ta permbysi shtetin. Ne kushtetuten amerikane eshte e shkruar kjo gje. Do ishte mire qe cdo kushtetute demokratike te precizohej nje gje e tille.
      Dhe keta “gardistet” nuk ishin gardiste por mercenare te veshur gardiste ne ’97 te cilet shkuan ne Cerrik per te bere terror.
      Moren ate qe mbollen, dhe shkuan si qeni ne vreshte.

    4. durresi says:

      Po ti vaso a din se cfare ka ndodhur ne ’97 ? Sali Berisha dha urdher revoltat e shperthyera te shtypeshin me dhune. Fillimisht tentoi te coj ushtrine, kjo nuk iu bind dhe keshtu tentoi te conte garden dhe te gjitha bandat kriminale qe i kishte nen vete.
      Eshte shume veshtire ti mbash anen ketyre banditeve por e verteta eshte ajo qe eshte, dhe qe do te thote qe keto “personazhe” e nane mbrojtur popullin ne jug te shqiperise nga Sali Berisha.

  4. Valter says:

    Te burgosurit e porsa dale, te veshur polica shikista apo gardista, masakruan nje popull te tere me lista e pa lista per qef e per placke per nje fjale dhe per nje inat.Te urdheruar, paguar, droguar, premtuar nga politikanet, bashke me ta kryen krimin me te rende ne histori, ndaj vetes , shqiptareve e kombit. stop.

  5. Kevin says:

    E verteta vonon por nuk haron. Kjo per kriminelet, politikanet,vrasesit hajdutet te pa fryret, mashtruesit.

  6. Turi says:

    Jo mor jo erdhet dhe be Gramsh duke u paraqitur si polica dhe bete bastisje atje ku kishte arme.Po ata qe u dogjen nga bandat e vulhumurit Azem ne Berat per ata ska ceshje prokuroria.Kundershtimi i urdherit nga ana juaj do te kishte shpetuar shume bij nenash.por ju zune syte lesh dhe u niset per te carmatosur jugun,plehra.Kjo ishte e pakta qe ne ate kohe njerzit mund te benin

  7. jeronimo de rada ke estrada says:

    ky gardisti po e trashka zerin tash dhe nuk po falka por po te shofesh videot ne you tube per cerikun do shofesh sesi gardisti I pergjerohet I kerko falje dhe I lutet popullit qe e kan kap dhe I kerkojn llogari pse ai do qellonte kundra popullit. dhe gardisti atje ne viseo you tube qan dhe perqan “Amani se bera gabim”..
    yyy gardist bythqim!
    kur ju kapi populli dhe ju kerkoj llogari pse qelluat kundra popullit llapaqiteshit dhe qaraviteshit “meshire”!
    tash po na silleni si karderra.
    por,gabim ben ata njerez atehere qe ju pasi ju zun te gjall ju fallen dhe s jua kputen koken si t zogut.
    qena!

  8. jeronimo de rada ke estrada says:

    ky gardisti po e trashka zerin tash dhe nuk po falka por po te shofesh videot ne you tube per cerikun do shofesh sesi gardisti I pergjerohet I kerko falje dhe I lutet popullit qe e kan kap dhe I kerkojn llogari pse ai do qellonte kundra popullit. dhe gardisti atje ne video you tube qan dhe perqan “Amani se bera gabim”..
    yyy gardist bythqim!
    kur ju kapi populli dhe ju kerkoj llogari pse qelluat kundra popullit llapaqiteshit dhe qaraviteshit “meshire”!
    tash po na silleni si karderra.
    por,gabim ben ata njerez atehere qe ju pasi ju zun te gjall ju fallen dhe s jua kputen koken si t zogut.
    qena!
    shifeni ne video you tube sesi sillen kta gardistat e kap nga poplli. si bythqima.

    1. Nje qytetar says:

      Po nxirreni kete video more se nuk po e gjej dot ! Nxirreni e ta shohin te gjithe qe keta nuk ishun police apo gardiste , por maloke me rroba civile , bandite te paguar nga Sali Karagjiqi ,( kopili serb ), per te bere raprezalje ne Cerrik !

    2. Nje qytetar says:

      Po nxirreni kete video more se nuk po e gjej dot ! Nxirreni e ta shohin te gjithe qe keta nuk ishin police apo gardiste , por maloke me rroba civile , bandite te paguar nga Sali Karagjiqi ,( kopili serb ), per te bere raprezalje ne Cerrik !

  9. albanistan says:

    GARDISTI I SALIUT…LEGEN NEsherbim te bandes maloke….
    asnje meshire per ju gangstrat e asaj kohe…qe kontrollonit popullin e tjeshte dhe kriminelat i kishit mes jush…..

    mbaj mend njehere qe hyte ne bilardo..qetesi e bukuri, kohe te veshtira dhe si gangstera e rrugace tmerruat njerezit e thjeshte duke i kontrolluar gjoja per arme, sikur te ishin budallenj dhe te mbanin arme me vete keta njerez te tjeshte qe po kalonin kohe ne bilardo dhe gjoja po benit detyren ne nje kohe qe kriminelat e qytetit dilnin rrugeve te armatosur…ju rrugace te saliut ishit dhe jeni bandita…

  10. Piku says:

    Ceshte politike nisi qe me prokuroret e sales, me salen ne kryje , dhe para se te japin dorheqje duan te marrin hake

  11. D-DAY says:

    Injorance ne maksimum.
    Prandaj partia gjithmone eshte e hipur larte e duke e palluar nje popull te tere dhe populli do ta mbaje gjithmone koken poshte.

  12. mireli n says:

    E tmerrshme ato qe shkruhen me larte. Keta mecenare llum kriminal nga krahina e Mirdites, Kurbinit, Lacit, Mamurasit,Shkodres kane ushtruar presion ,terror ne Tirane, e kudo qe u ka shkelur kemba. Ky ndyresira me emrin Luan Prenga si pjese e kesaj trupe kriminale te thote;
    -Kush i inkuadroi si efektiv i Gardes se Republikes, ne baze te kujt ligji vepruan,detyra qe ju dhane . Si genjen keshtu mor i pafytyre ?.
    Ti Luan Prenga nuk ke qene asnji sekonde gardist, je mashtrues ordiner, je kriminel se bashku me ata qe shkuat ne Cerrik. Me urdher te XHahid xHaferit dhe nen komanden e Arian Cenges shkuat per te shtypur e frikesuar popullin e Cerrikut. Perse shkuat me tanke e transportues te blinduar ne Cerrik ?. Pse genjen?
    -Garda nuk zgjidh probleme te rendit . Ajo me ligj ruan,mbron e siguron personalitetet e larta te shtetit. Bashkevepron me forcat e policise vetem ne interes te kryerjes se detyres se saj. Kurse ju bandite te armatosur deri ne dhembe shkuat ne Cerrik per te grabitur,vjedhur dhe vecanrisht per te terrorizuar popullin e mrekullueshem te Cerrikut. Ti bandit me emrin Luan Prenga se bashku me me shoket tuaj do te ruanit Spitali e qytetit?. Ju do te vendosnit rendin ne Cerrik,ju fytyre palare e qeniet me te ndyra njerezore.
    Ta dine ata qe lexojne keto rrjeshta ,qe keta Luane Prengat nuk ka qene kurre gardista. Politika i pruri ne Garde dhe keta vodhen armet e Gardes,naten patrullonin me tanke ne Tirane ,nuk lane dyqane pa vjedhur. Cerriku u dha nji mesim te mire ketyre maskarenjeve. U kethyen me bisht nder shale ne Tirane,te shpartalluar e te lemerisur. Me vone mbase zgjedhjeve te Qershorit te 97-es morren arratine ,disa me pasaporta sherbimi u larguan jashte shtetit,te tjeret u kethyen ne zonat e banimit te tyre.
    Ndaj gjyqi duhet bere per keta qe me arme u bene vegel qorre duke masakruar qytetare te pafajshem. Masakra e Permetit ku keta bandite vrane ne pabesi gjashte qytetare te pafajshem ende mbetet nji krim makaber i pazbuluar dhe i pandeshkuar. Bemat e ketyre banditeve ne Vlore,Fier,Burrel,Lushnje e shume qytete te tjera te vendit nuk mund te harroen kurre. U derdhe gjak i pafajshem. Koha e ketyre ”luaneve” mose ardhte kurre per Shqipetaret.

    1. LORA says:

      Respekt “mireli n” per artikulimin tend,absolutisht te vertete.
      Ne fakt, nuk arrij t’a kuptoj kete lajm,,,sot ne fund te 2016-es qenka arresuar Met Bozi,me deshmine e ketij Luan Prenges para Gjykates se Krimeve te renda, ne qershor 2010 !!!!!!!
      C’e pengonte gjykaten e 2010-es (pra gjykaten e dr.krimit) t’e prangoste qysh atehere Met Bozin???

    2. Qimi says:

      Nga goja e ketij krimineli nuk kuptoj vetem nje deklarate te tij kur thote qe “bandat kriminale kishin bllokuar rruget”!Ky a nuk ishte pjese e bandave kriminale qe u çuan per vellavrasje nga perbindeshi Berishe nen hyqmin e kryegestapos Gazidede????????????????E temerreshme ,kur lihet hapesire edhe per keto vemje e qe sot gezojne edhe meritat e asaj kohe te zeze,ku ne vend qe sot te dergjeshin ne biruca deklarojne se sot jane inspektore pyjesh ,nga ku neser po ta lind nevoja perseri hidhen ne sulm!Turp ne vend qe sot ky “ufo” te merret nen hetim deklaron per ata qe dolen ne mbrojtje te qyteteve te tyre!Kohe marezirash!

  13. lifi says:

    Nje qime bythe nuk do ta hiqja per Berishen apo per cdo pushtetar tjeter,te gjithe te lene ne balte.

  14. E verteta says:

    Te gjitha qe thot ky mjeshtri jane genjeshtra. Te verteten e di vetem populli i Cerrikut. Po tua tregoj do doni nja 2 ore ta degjoni

  15. v.f.I.p says:

    ne pergjithesi policia ne kohen e sales ishte e paafte e korruptuar djallezore dhe frikacake

  16. Qytetar says:

    Opo fajin e ka Fatos Nano qe nuk i denoi keta maloket bashke me Saliun, se donte te qeveriste I qete pee te vjedhur. Ne burgim te perjetshem duhet te denoheshin nga Sali Berisha deri te militanti me ordiner qe shkrehu arme ne Popull. Pse Masakra e Permetit nuk u gjykua??!!!

  17. Kasketa says:

    Gabimi I madh ishte qe grupet rebele nuk u organizuan te merrnin pushtetin po u bene vegel e pushtetit qe I perdori per te zhdukur gjurmet e vjedhjeve qe ishin bere nga politikanet u dogjen fatura bankare qe kriminalizonin vjedhjet e bera me âne kredish etj

  18. caku says:

    kush i njeh detyrat e gardes se republikes te me thote, cfare kerkonte garda ne cerrik, cili personalitet i larte shteteror ndodhej atje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje