Mustafa Nano: Arritjet dhe dështimet e qeverisë së Ramës

nano ramaMustafa Nano thotë se pika më e dobët e qeverisë së Ramës, është ekonomia.

“Dështimi (i qeverisë) është ekonomia e dobët, dhe korrupsioni i madh. E përveçse që ka dështuar, të befason edhe me reagimin ndaj dështimeve.

Ekonominë që e ka të rrëzuar për tokë kërkon ta kompensojë me biznesin e drogës që po mbjellin shqiptarët, duke u dhënë këtyre të fundit për aleat në këtë biznes “dobësinë e qeverisë” për ta ndalur këtë gjë”, thotë ai për gazetën Mapo.

Por, ai vlerëson Ramën në një pikë tjetër:

Diplomacia, politika e jashtme, ku qeveria, saktësisht kryeministri Rama, ka qenë aktiv, dhe eficient. Një nga pak meritat që i njoh kryeministrit është figura e mirë e tij jashtë Shqipërisë, dhe mbrojtja këmbëngulëse që i ka bërë ai interesit kombëtar”.

Nano i jep qeverisë një notë pozitive edhe për reformën në drejtësi:

“Meriton një notë kaluese veç për reformën në drejtësi. Kjo është një reformë që është hartuar e komanduar nga të tjerë, por votat e mazhorancës janë deklaruar qysh në krye të herës në favor të reformës, e kjo meritë u duhet njohur”.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Mustafa Nano: Arritjet dhe dështimet e qeverisë së Ramës”

  1. mama mia o Shqiperia says:

    Arritjet e Edvin Rames si kryeminister:
    1. E ndau pefundimisht ate punene e detit me Grekun. Vertet!
    2.Maredhenie te mira me Turqine
    3.E mbushi arken e boshatisur te shtetit duke pranuar me sakrifica mbetjet toksike, ose siq njihen si plehrat e botes.
    4. Autoret e Gerdecit edhe pse jane te lire dhe me pushtet kete e kane dhurate nga edvin Rama
    5. Te vraret nga Saliu ne bulevard pasi u ngrit ne demonstrate Edvin Rama dhe Ilir Meta shpresojne te ngjallen nje dite te marrin vete hak.
    6. Edvin Rama ka dene me shume koncesione ne sherbim te qeverise se asnje kryeminister tjeter
    7.Ne qofte se kishim vetem nje Lazarat nen Edvin Rama gjithe Shqiperia eshte kthyer ne Lazarat.
    8. Kryeministri shqiptar beri ze me ekspozita pikturash sa here ne vizita zyrtare
    9. Kur morri pushetin me 1 milion vota, me shume u gezuan militantet e LSI pasi ju garantua pune dhe dashuri e qetesi nga kjo fitore
    10. Edvin Rama ndertoi bunkerin me te shtrenjte ne Shqiperi me fonde modeste, ne mes te fshatit nje nostalgji e vecante per komunistet e fshatit dhe ne pasurim te ekologjise.
    11.Dhe me kryesore, ai ti zgjidh hallet ne Facebook dhe me shume dite ka kaluar jashhte shtetit se me zAHON PRANDAJ SOT E MERR EDHE NE ZYRE PER TE KOMPSENSUAR KOHEN E HUMBJES.

  2. fakti says:

    …….shkruaj Taf shkruaj ,se keshtu justifikon kotheren qe te hedh familja Meta.
    Ke ndryshuar shume qekurse u bere rogozi i tyre !
    Me kujtohesh se si visheshe kur dilje ne fillim ne tv e si po vishesh sot !
    langaraqer ,ja cjeni nje pjese mjaft e madhe si puna jote,gazetar leshi.
    S,ka faj Rama kur ju thote kazani apo tasi corbes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *