Rikthehet “garda e vjetër”, Hajdaraga dhe Zela: Aleanca me LSI, strategjike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

gardaNuk e shohin “rikthim” në PS rizgjedhjen një ditë më parë si anëtarë të Asamblesë Kombëtare. Ndonëse prej vitesh nuk kanë qënë aktivë në politikë, përfshirjen në Asamble e mirëpresin.

Dy nga themeluesit e Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga dhe Ilir Zela, ish-ministra në kabinetet e Nanos, Majkos e Metës, sot janë ende të majtë në qëndrime dhe ide, njësoj si 26 vjet më parë deklarohen per TCH.

“Gjatë gjithë kohës, duke filluar nga krjimi i partisë, i kamm konsumuar të gjitha rolet e rëndësishme. Kam qenë nënkryetar i partisë, ministër i Nanos, Metës dhe Majkos. Qënien dhe militimin tim në PS nuk e kam konsideruar kurrë si të njehësim me karriket”, thotë Hajdaraga.

“Për mua nuk është rikthim. Nuk mund t’i thuash tjetrit rikthim në shtëpinë e vetë. PS është shtëpia ime dhe do të jem aty ku ajo të ketë nevojë”, shprehet Zela.

Por sa i shërben socialistëve, sot në qeveri, rikthimi në strukturat e saj i atyre që konsiderohen si “garda e vjetër”?

“Të gjithë ata që kanë dhënë kontribut dhe janë në gjendje të kontribuojnë, të gjithë duhen përfshirë në organet e partisë. Duhet të harmonizohen moshat dhe eksperiencat dhe kjo është shum pozitive”, thotë Hajdaraga.

“Meqë shoku Sali ishte mërzitur për këtë dje dhe ishte munduar ta shpjegonte, duket se kjo është diçka që i bën keq Saliut dhe mirë PS-së”, vijon Zela.

Edhe për dy ish-ministrat, partia e tyre duhet të dalë në zgjedhjet e ardhshme në koalicion me LSI, bashkëpunim që e cilësojnë si të domosdoshëm.

“PS duhet të hyjë në aleancë të fortë me LSI dhe partitë e tjera, sepse vetëm kështu mund të garantojë fitoren dhe realizimin e programeve”, nënvizon Hajdaraga.

“E shoh bashkëpunimin me LSI si fare të natyrshëm dhe mendoj se duhet të vazhdojë pasi është jetik”, shton Zela.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/faqe-4-5-Ilir-Zela-30-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/faqe-4-5-Ilir-Zela-30.jpg","attachment_id":"512152"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *