SHBA dhe FBI japin alarmin: Kujdes, Krishtlindja mund të jetë e përgjakshme

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

shbaAutoritetet amerikane kanë tërhequr vëmendjen se gjatë festës së Krishtlindjeve mund të ketë sulme terroriste brenda Shteteve të Bashkuara dhe jashtë tyre.

Departamenti amerikan i shtetit ka tërhequr vërejtjen për sulme të mundshme ë Egjipt dhe Jordani, ku grupet ekstremiste islamike aktualisht i kanë ndërmarrë disa sulme vdekjeprurëse dhe se në shënjestër të militantëve në mënyrë specifike janë shtetasit e vendeve perëndimore, raporton REL.

Njëherësh, agjencia amerikane FBI u ka thënë autoriteteve për zbatim të ligjit dhe stetasve në gjithë vendin, se ata duhet të kenë kujdes të shtuar pasi simpatizuesit e Shtetit Islamik (IS), e kanë publikuar një listë me kishat e Shteteve të Bashkuara dhe kanë bërë thirrje për sulme kundër kishave dhe objekteve e hapësirave të tjera të “tubimeve për festa”.

Lista e kishave të Shteteve të Bashkuara ishte postuar në faqet e mediave sociale të militantëve, disa ditë pasi një simpatizues i grupit ekstremist, Shteti Islamik, me një kamion e sulmoi Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku la 12 viktima.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *