Shkëlqimi, mjerimi dhe rënia e një festivali

24 Dhjetor 2016, 18:05Kulturë TEMA

Nga Kozeta Kurti

Dhjetor 1991

“Kam disa bileta për Festival, por kush do shkojë, se nuk ka për të gjithë?”, – diskutohej në shtëpinë e gjyshërve të mi në Tiranën e qerpiçëve dhe të banjove përjashta, në fund të oborrit. Nuk e di si e zgjidhën, por Kozetën që dinte përmendësh strofat dhe refrenet e Parashqevi Simakut, motrave Libohova, Nertila Kokës e kështu me radhë, që zhyste dorën në gjysmë ekranin bardh’ e zi “Lura”, me gjysmë figurën që dridhej për shak të tensionit të ulët të energjisë elektrike, duhej ta merrnin patjetër.

Shtëpitë ishin me qerpiç, banjot ishin përjashta, sheqeri dhe arrat e ngordhura të bakllavasë së Vitit të Ri (se nuk kishte ende Krishtlindje), ruheshin që me tollonët e gushtit, ama ne u veshëm me rrobat më të bukura që kishim dhe mbaj mend që s’më zinte vendi e kemi mbërritur shumë më përpara në Pallatin e Kongreseve. E mbaj mend sikur të ketë ndodhur mbrëmë, habinë e fëmijës së vogël që vinte nga Durrësi, kur u ndesh për herë të parë me poltronët e portokalltë të Pallatit të Kongreseve, me dritat e bukura me ngjyra, por mbi të gjitha, me imazhin gjigand (me këto sy e përmasa e shihja unë atëherë) të Bukuroshes së Durrësit…, për të cilën më kishin folur në shtëpinë time në Durrës, aq sa mund të flitej me një fëmijë që as dhjetë vjeç nuk ishte, kur shkoi për herë të parë në Festival. Sigurisht që nuk dija se kush ishin Ema Andrea, Rudina Magjistari e Leon Menkshi, por isha e lumtur që tani, nuk do të zgjasja dorën në gjysmë figurën e “Lurës” bardh’ e zi, nuk do t’i imitoja ato me prizën e hekurit gjashtë kilogram që kishim në shtëpi, të cilën e përdorja si mikrofon, nuk do të merrja një laps e një letër të mbaja shënim pikët, siç bëja gjithmonë, por gjithçka do të ndodhte aty përpara syve të mi dhe kur të kthehesha në shkollë, do t’u mburresha të gjithëve se unë kisha qenë në Festival. E kuptoni ju? Kisha qenë në Festival. Kushedi sa të tjerë do të kishin dashur të ishin në vendin tim… (njësoj si tani, 25 vjet më vonë. Kushedi sa vetë do të donin të ishin në vendin tim, ndaj edhe i kishin lënë bosh poltronët e portokalltë të Pallatit të Kongreseve). Nuk i mbaj mend të gjitha këngët e atij viti, por nuk kam harruar për asnjë çast, “Jon” nga Ardit Gjebrea, këngën fituese të atij festivali, fabulën e së cilës nuk mund ta harroj kurrë, sepse e kam ende para syve imazhin e gjyshes sime të ndjerë, e cila me shaminë e zezë mbi krye, endej lart e poshtë në Portin e Durrësit, duke kërkuar tim vëlla, atëherë gjashtëmbëdhjetë vjeç, se mos kishte lënë mësimin e ishte turrur me ndonjë anije për kushedi se ku. Nuk kam harruar kurrë “Ëndërroj” nga Ritfolk, “Na lini të jetojmë” nga “Tingulli i Zjarrtë”, “Ëndrrat që për ty i thura” nga “Djemtë e Detit”, madje sot them me bindje që ata ishin mitet dhe idhujt e mi të parë.  (Pa më përmendni nja katër a pesë këngë të 2007-ës, të 2011-ës, të 2014-ës, pa u futur në arkivat e trurit apo të google-it?)

Që prej atij viti, Festivali u bë “vesi” im i ëmbël, tradita e çdo dhjetori, që edhe pse me kalimin e kohës, muzika ndryshonte, emrat rralloheshin, këngët sa vinin e bëheshin më mediokre, unë gjeja motiv tek magjia e herës sime të parë në Festival… Kështu ka ndodhur çdo vit, edhe tek edicionet, prej të cilëve nuk mbaj mend asnjë këngë.

Dhjetor 2016

Harrova t’ju them se pas vitit 1991, Festivalin nuk e kam ndjekur vetëm në finale, por në të gjitha netët e organizimit të tij…deri tre ditë më parë. Harrova t’ju them që unë i kam blerë gjithmonë biletat e Festivalit të fundvitit; edhe pse jam pjesë e RTSH-së, prej më shumë se dy vjetësh, nuk e dija që kishte një numër të caktuar biletash që i dhurohej stafit të RTSH-së. Të kuptohemi; unë kam shumë qejf të blej libra, albume muzikore, piktura, bileta teatrosh… gjithçka, sepse si publik i kam parë këto fusha si të adhurueshme, por si profesioniste i shoh si profesione, me të cilin do jetojnë ata që kanë zgjedhur të merren me art. Ndoshta krahasimi mund t’ju duket i rëndomtë, por siç nuk shkon dot në markatë me duar në xhepa, ashtu nuk mund të shkosh edhe në teatër, në koncert, në kinema…Vetëm se nuk më detyron dot! Jam lodhur shumë për të fituar lirinë time, aq sa e kam të pamundur të skllavërohem, për asnjë çmim në botë. Për asnjë çmim. Për këtë arsye, refuzova të jem në sallë natën e parë dhe natën e dytë të Festivalit të Këngës. Finalen jo! Në finale duhet të isha aty, sepse jam aty ku zgjedh vetë të jem. Edhe unë e kisha pjesëmarrje jubilare; 25 vjet në Festival. Doja të isha aty për të thënë: bravo për skenografinë dhe ndriçimin; doja të isha aty për të thënë bravo për hologramën dhe rikthimin e Vaçe Zelës në skenë, por doja të isha aty dhe për të thënë që “gjërat nuk janë me të thënë, por me të dhënë”. Doja të isha aty për të thënë me bindje dhe argument (jo me thashethushe facebook-u) që nuk është vetëm problemi i Ledinës  dhe Kasemit që do të mbeten padiskutim çifti që ka prezantuar më keq se kurrë më parë festivalin… Ledina mori përsipër një barrë shumë të rëndë, duke thënë publikisht: “S’jam për këtë punë, më mirë të këndoj”, por unë mendoj se duhet me pas’ guxim të madh me thënë “janë të paaftë”. Unë mendoj se ai çift, më shumë se sa i paaftë, ishte i papërgatitur dhe kjo ndjehej kaq lehtëisht….Unë mendoj se “r”-ja e munguar e Kasemit (pavarësisht se jam dashnore e përjetshme e gjuhës shqipe dhe nuk fal në keqpërdorimin e saj), nuk do të ishte vënë re, nëse çifti do kishte qenë i përgatitur me batutë e kundrabatutë, nëse nuk do t’u ulërisnin në kufje çdo sekondë, aq sa u tremba unë në sallë e të tjerë që e kanë ndjekur në ekran, e jo më ata që u del e u tepron presioni që u ngjitet në qënie sapo vënë këmbën në atë skenë.

Unë isha aty për të parë me sy e për të thënë me bindje që në një festival jubilar, janë të gjitha mundësitë e botës për të mos e gjetur zgjidhjen te publiciteti në rast ngërçi (se m’u bë sikur piva të gjithë verën e kantinës “Çobo” mbrëmë), por tek investimi në show. Në vend të publicitetit si zgjidhje (jo si detyrim ndaj mbështetësve), do të doja të shihja cilët janë kompozitorët me më shumë pjesëmarrje në festival, autorët e teksteve, këngëtarët…, cilët janë autorët dhe interpretuesit me më shumë çmime, cilët e kanë prezantuar më gjatë Festivalin e Këngës…, cili ka qenë një spektator që nuk ka munguar kurrë në 55 vjet? (Flamur Topi për shembull) Cilët kanë qenë regjisorët, skenografët e të tjera…. Ishin plot tre net për të thënë e për të bërë sërish më pak se ç’duhet, se e mira nuk ka fund kurrë.

Doja të isha aty për t’i thënë sot Kasemit që Shpëtimin Saraçin nuk mund ta gjesh tek orkestra për ta falënderuar për kolazhin e Ledinës e Sidritit, doja të isha aty për t’i thënë që Valonin e Arianin, duhet t’i kishte parë një herë në prova, për të mos i kërkuar pas solos, tek e djathta e orkestrës, por tek e majta e bandës.

Doja të isha aty, për t’i thënë të gjithëve se ka ca njerëz si Andri Xhahu, të cilët nuk kërkojnë kurrë gjëra, por janë kaq të sprovuar sa bëhen zgjedhja dhe zgjidhja emergjente për të shpëtuar komunikimin e Festivalit të 55-të Këngës në Radio Televizion.

Mbi të gjitha, isha aty për t’i thënë të gjithë të njohurve, miqve, kolegëve të mi: “A ju thashë se Linda Halimi do të fitonte Festivalin?” Nuk dua të keqkuptohemi… nuk kam asgjë me këngën, këngëtaren apo autorët e saj, por e kisha thënë këtë shumë muaj më parë, përpara se ta dëgjoja këngën e interpretuar prej Lindës. Dhe e dini pse? Sepse të gjithë thonë që është Festivali i Këngës, ndaj merruni më shumë me këngën se me detaje të tjera, por nëse do ishte Festivali i Këngës, dy vjet më parë, nuk do çonin me pahir këngëtaren në Eurovizion. Besoj se nuk ka njeri që nuk e mban mend që Elhaida Dani u prezantua në Eurovizion me një këngë të re e jo me atë që fitoi Festivalin e Dhjetorit. Pas tërheqjes së kompozitorit, lista ka të tjerë emra poshtë fituesit… . Ka vendin e dytë, të tretë… . Hidhini një sy zhvillimeve të dy vjetëve më parë që të kuptoni se kishte një borxh për t’u larë dhe ja ku u shpëla!

Para se të fillonte festivali mbrëmë, njëri nga autorët pjesëmarrës më fyu duke më thënë: “Ku merr vesh ti. Po më flet ti mua për festivalet. Kur flas unë për festivalet, ti merr këtë stilopapsin dhe mbaj shënim”. M’u desh të qëndroj deri në fund, veç për t’i thënë” “A t’thash?”, por meqë jemi në prag festash, po më tepruan para nga dhuratat që do bëj sot, do t’i blej edhe atij një pako stilolapsash me ngjyra, që të mos mbajë thjesht shënime, kur të flas unë herës tjetër, por edhe t’i nënvizojë “kryesoret” me bojë të kuqe.

Isha aty për të thënë sot, që nëse nuk do kishte qenë fustani transparent i Ledinës, ndoshta as nuk do ishte marrë vesh që ky Festival bëhet ende…

Dhe jam sot për t’u përulur përpara orkestrës së RTSH-së, dirigjentëve, formacionit elektrik, back vocal-istëve, kompozitorëve, tekstshkruesve, orkestruesve, këngëtarve që besojnë ende në këtë festival dhe nuk po e lënë të japë shpirt.

Dhe jam sot për të shtuar që nëse nuk doni ta zhysni edhe më shumë, fillojeni punën për Festivalin e ardhshëm sot!

Dhe jam sot për të thënë që Eurovizioni shkatërroi Festivalin tonë të traditës, largoi emrat më të mirë, pasi më shumë se për paraqitje dinjitoze në Festivalin tonë, ka vite që mendohet çfarë të bëj që të kap Eurovizionin (jo këngë….po në përgjithësi “çfarë të bëj”, “ku të kapem”)…

Dhe të mendosh që ne as nuk i njohim më fqinjët e pallatit ku jetojmë, e jo më të shkëmbejmë farë kosi me ta…

Mbrëmë nuk dola nga salla, duke kënduar “Botë”, njësoj si 25 vjet më parë, duke kënduar “Jon, ky emër i marrë nga deti…”, por në qofsha mirë, unë do të jem sërish sot një vit në sallë, edhe nëse do të mbetem e vetmja që do të zë një poltron portokalli…

21 komente në “Shkëlqimi, mjerimi dhe rënia e një festivali”

  1. Shkrim me ndjenje, inatcor, ku nuk qellon me snajper ne detaj, po me mitroloz ku sigurisht kap dhe detajn. Me pelqeu konstatimi qe eurvizioni po e prish festivalin…

  2. Aseni says:

    Kozet, ke te drejte. Mgjse ne Shtepiat tona dhe duke pare nje festival qe behet me parat tona, festivali na futi ne nje siklet te madh.

  3. Pensionisti Bashkim Pitarka says:

    Plotesisht i nje mendimi me ju zonja/zonjusha Kozeta Kurti.Edhe une si ju ,ne vitet e rinise. kur filloi ky aktivitet i fuqishem e teper i deshirueshem, por edhe me vone deri ne vitet -80’te i kam ndjekur rresht te gjithe festivalet.Si ju edhe une e miq e shoke te tjere i kam ndjekur me zemer te ngrire rezultatet per cmimet ne ato festivale dhe si ju kam kenduar nen ze apo fishkelluar pjese apo vije melodike te disa nga kenget e festivalit qe pas daljes nga salla apo pas ndjekjes ne RTSH.Edhe keto vite i larguar ne mergim fale internetit po i ndjek cdo vit se me eshte bere “mikrob”,sic i thone.Por ky festivali jubilar i 55-te,si dhe shume te tjere para tij, sic e ndoqa nga shtypi e sic na e tregoni me profesionalizem edhe ju zonja,apo zonusha Kurti,ishte vertete nje deshtim dhe per kete me vjen shume keq.Fale dives se madhe tonen,kengetaren e mirenjohur ne bote,Inva Mula dhe zotit Tukici qe e shoqeroi me aq elegance e profesionalizem,arrita te marr nje kenaesi te vecante kur degjova me zerin e saj te embel kengen epope te kompozuar e kenduar nga babai i saj,i madhi Avni Mula shume e shume vite me pare.Ndjeva nje obligim te shprehesha publikisht per kete e sidomos per t’a uruar Inven per suksesin e saj te merituar,duke i shkruar direkt ne faqen e saj ne fb letren e poshteshenuar(te me falin lexuesit qe mund t’a kene lexuar ne nje faqe tjeter te komenteve ne gazeten tone “Tema”,por po e perfshi bashkangjitur per ju e nderuara autore e artikullit.)
    Me respekt e simpati,
    Bashkim Pitarka.Diplomat ne pension
    Florida,SHBA.
    Vijon letra drejtuar Inva Mules:
    “SHQIPERI O VENDI IM- TE KAM NENE E ME KE BIR!”
    Inva Mules:
    Ne keto ore te para te mengjezit,kur ende mbi qepalla me rendonte gjumi e endrat ende nuk ishin shuar,hapa syte,hapa lap-topin,mikun tim te pandare dhe c’te shoh,ju pashe juve, e mrekullueshmja Inva Mula ne shfaqjen e mbremjes se trete te festivalit te kenges ne TVSH!C’mrekulli!Te ndoqa plot emocion e me lot ne sy moj Diva jone shqiptare Inva,tek i kendoje me ate ze bilbili,me artin tend te madherishem,Atdheut tone,Atdheut tim ,te cilin ma solle aq afer zemres ketu larg ne mergim.Ishte kenga e mirenjohur e babait tuaj te nderuar Avni Mula.Te falenderoj me gjithe zemer!

    Me nje bekim e perqafim prinderor,
    I juaji,Bashkim Pitarka
    Florida,USA
    24 Dhjetor 2016

    1. lolo says:

      po pse ke pas ca te shifje tjeter pervec festivalit ti???

  4. toni says:

    ee degjova kengen dhe asnje fjale nuk kuptova pervecse ulerima ulerima ulerima . pse me kete model do shkojne ne eurovision keta duke i treguar evropes se sa gjate e mban te bertituren linda? turp turp turp as ke dera sdo i lene te hyjne

  5. Festivali says:

    Moj Zonje, mund te kesh qene ti me shtepi qerpici dhe banjo jashte, por jo te gjithe. Veten quaje si te duash, por ama flit vetem per vete.

  6. astrit says:

    Bravo Kozeta, megjithese nuk i ke thene te gjitha. Nuk the p.sh. se si ne menyre skandaloze nga fundi u fut dhe nje prezantues i trete per te numuruar piket duke lene ne hije si manikine dy prezantuesit kryesor, etj, etj.

  7. Qytetar says:

    Mjafton te shohesh se kush e organizon dhe e kupton pse Festivali DESHTOI.

  8. Astrit says:

    Shkrim qe i ben elozhe ne menyre indirekte periudhes se komunizmit per te cilen artikull shkruesi nuk e ka lodhur shume mendjen t a shohe me tutje problemin. E thene shkurt ka nxjerre dufin dhe kaq. Vullneti i mire ekziston dhe tepron por mungon thellesia e reflektimit.

  9. beni says:

    Kozi ke plotësisht të drejtë. Unë u kujtova që mbaroi vetëm të nesërmen kur po shihja titujt e gazetave dhe me e forta ishte që kjo doli fituese pas votimit se për vlerat që pati

  10. Festivali 2016 një turp i madh , ku kishte gjithçka brënda per ta bërë të neveritshëm .

  11. Tirana says:

    Mund ta quash me plote gojen festivali i dritave,ngjyrave,po kurren e kurres “FESTIVALI I KENGES NE RADIO TELEVIZION” Ju flisni per prezantuesit medioker, e nxierja e fjaleve nga goja pa pike lidhje ,vend e pavend,me nje paraqitje aspak dinjitoze per nje festival serioz,po keshtu eshte kur flet nga goja ato qe te vijne nga bytha. Po nuk e kuptoj ,pasipo behen kaq vite qe degjojme vetem pasthirrma ,gerrhitje, aspak melodi ,ku edhe tekstet jane per faqen e zeze. Krahasoni melodite dhe tekstet e viteve te socializmit, po mos me thoni se ishin per partine dhe Enverin. Po kishte. Degjoje kengen “kasollja e galigatit” ,”Nene moj do pres gershetin, Gjyshes, Yjet e neteve te vona, e beni krahasimin me keto “moderrnet” mediokre . Shikoni se sa me deshire e priti populli , sa edhe nje grup te rinjesh diskutonin se si nuk e morem vesh qe zhvillohej festivali. Edhe reklamat ne Televizione po thuaj mungonin. Une po e quaj nje festival Turpi. Me nje veshje skandaloze te nje kengetareje. Vet ajo nuk duhej ta pranonte ate veshje ,edhe pse regjizorit mund t’i dukej veshje madheshtore. Po ajo veshje ishte madheshtore per nje nate ne motele………

  12. PERTEJFASADES says:

    BRAVA, BRAVO !!!!

  13. Edi says:

    Sa shume mend moj vajze. Tre dite festival dhe nje anal-ize qe duhen tre te tjera per ta lecitur. Ti kozi pervecse oeze je nje hajdute anale supermarketesh.

  14. Skerdi says:

    kësaj i paska ngelur ora në vënd

  15. BD says:

    Artikull mese i goditur! Bravo Kozeta

  16. pordhe me rigon says:

    Ooooo, s’e kuptoj pse ankoheni o njerez, picka e Ledines doli nen tyl, edhe Xhesika e nxorri nje cice si Rozafa ne nder te ketij viti jubilar. Cfare doni me shume ju? Epo ju lutem tani. Kjo Kozi dashka akoma kenge rrok nga vitet ’90! Shume kenge e bukur fitoi, edhe kengetarja me e mire e mundshme. Festivali RTSH ne qofte se ka dicka te mire eshte qe nxjerr gjithmone vokale te mira. Ndonjehere ndodh qe edhe kenga te jete e mire, po nuk do jene te gjitha kenget si ne vitet ’90 qe mezi prisnin kompozitoret t’i nxirrnin pas diktatures. Cfare doni ju qe te fitoje, kenget e kompozitoreve komercial? Epo ne Eurovizion nuk shkojne dot cafkat e autotune se s’ja dalin dot, fillojne dhjesin ne skene e na bejne rezil fare pastaj. Vetem Fest RTSH e ben filtrimin e eger te kengetareve, se u ve orkestren aty edhe i detyron ose te kendojne tamam ose te shkojne te kendojne per te droguarit neper disko e shkuma party.

  17. Festivalier says:

    Nje festival qe provat i beri Live dhe Live-in e beri si prova. Me ulerima ne vesh te prezantuesve te trembur qe si pula te shushatura pritnin ndihmen e shpjete qe per fat u erdhi në naten e dyte nga stafi i “vjeter” brenda TVSH-se. Organizimi i shkelqyer me stafin e ri, te gjithe te perzene nga Topi me shkelma u mundua ti bente te gjitha vete. Ja arriten ne fakt, ja bene topin po vete pa ndihmen e asnjerit. Faleminderit per Festivalin!!!

  18. Illyrian says:

    It was so brilliantly bad!

  19. Katunori pri Kashori says:

    ………..” ja the moj cup e xhaxhit….ja the……Por kujt ja the ”’ !!!…???
    — S’ pari …. me pelqeu konstatimi ,……… ne se nuk do te ishte fustani trasparent i Ledines , as qe do ishte mare vesh qe po znvillohetj festivali i kekges ne RTSH.. — shum drejt.
    — Emrin e ka festival ikenges . DIHET QE kenga eshte produkt i mendjeve qe krijojne vargjet , notat muzikore dhe produkt i kardave zanore te interpretusit. Pra eshte koka qe ORANIZON E DREJTON , qe prodhon vargjet, melodit , zeriat dhe festialin . Shprehur ne gjuhen e popullit , ESHTE KOKA E MADHE AJO QE PRODHON DREJTON DHE JO ”KOKA E VOGEL” QE PRODHON PRAPANICEN E LEDINES DHE VAEGJET e ” VRIMES”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje