Shqipërisë i duhet një president fisnike!

24 Dhjetor 2016, 10:16Blog TEMA

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Jo rastesisht, Ballkani ka nje koincidence dritheruese.

Peninsula e cila sipas Winston Churchill prodhon me teper sesa konsumon histori, konturohet nder mijera vite e dekada prej brutalitetit dhe egersise. Por pavaresisht natyres, zakoneve, kultures, humaneve, pushtuesve, te te pushtuarve ka dicka qe zbut realitetin klasik e modern. Gjuhesisht shumica e vendeve tingellojne femerorë ne te gjitha gjuhet e Gadishullit kryeneç: Shqiperia, Greqia, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja, Turqia, Kroacia, Sllovenia me perjashtim te nje burri te vogel e te tkurrur. Mal i Zi!

Ligjesite, doket, kanunet, kulturen, politiken, regjimet, luftrat ne keto troje burrat i kane kuardisur e i kane stisur si mos me keq ndaj ne keto kohe moderne kur feminizmi ka shperthyer edhe ketej, ne heshtje meshkujt dembele, pijanece e bixhozxhinj ballkanas po e kuptojne se fuqia e femres nuk mbetet vetem ne haremet e djeshme apo tallavate e sotme.

Shqiperia ka mpleksjen e bekuar hyjnore te tharrmit mes natyres se eger dhe delikate njekohesisht.

Mali ia ben me sy detit, pylli i dergon lajm diellit qe liqeni ti lage kembet. Lumenjte e eger me emra femrash konkurojne dembelizmin e lumenjeve me emra meshkujsh…

Ky vend eshte unik dhe i bukur sepse femrat ketu po zbresin prej ngujimit ku e kishin rasur bibla,kurani,bolshevizmi dhe gangesterlleku i nje tranzicioni te ndyre.

Femrat shqiptare sot jane pjese e nje dashurie dhe respekti te dyfishte sepse betejen me ne meshkujt e fituan vete!

Korriku i 2017 patjeter do i jape shansin Atdheut tim qe nje nga keto gra te latoje politiken dhe trasene drejt identitetit tone evropian. Ndjehem i privilegjuar jo vetem si gazetar por edhe si qytetar i kesaj republike qe fisnikeria e ketyre grave ti jape oksigjenin e munguar atmosferes shqiptare. Ia vlen kombetarisht qe nje prej ketyre femrave, grave, nenave, motrave te beje histori duke u kurorezuar e para Presidente e Republikës se Shqiperise:

1-Mimi Kodheli, e para ministre e mbrojtjes kombetare, statura e se ciles i dha politikes dhe perditshmerise sone korrektesine dhe elokuencen qe vetem nje femer mund t’ia fale ketij vendi te serte.

2-Monika Kryemadhi Meta, femra e hekurt e se majtes shqiptare qe diti te kaloje situata delikate familjare dhe nacionale. Bashkeshortja e nje prej politikaneve ” evergreen” te 2 dekadave te fundit e cila nuk u perlye kurre me llumin e sulmeve cinike dhe nuk u tregua hakmarrese cinike ndaj te djeshmes shkaterruese.

3-Majlinda Bregu, fytyra e embel e se djathtes moderne”mekatare shqiptareqe” e cila fuqine e feminizmit domestik e institucionalizoi dhe mbetet shprese e opozitarizmit pa shprese te afert.

4-Briseida Mema, gazetarja dhe akademikja plot sharm, talent, kurajo. Nje nga femrat aristokrate te Tiranes qe i rezistoi komunizmit me guximin profesional dhe tranzicionit me profesionizmin e guximshem.

5-Arta Dade, theçeristja e se majtes shqiptare qe iu bashkua opozites kur te gjithe i largoheshin porsi lebrozit. Kurajoze e pavaresisht mekateve te te treteve, i jep vlere ne qeverisje apo opozite politikes sharlatane maskiliste te ketij vendi!

27 komente në “Shqipërisë i duhet një president fisnike!”

  1. Briklona says:

    Bledi, po kete Moniken pse na i fute ne liste?
    Lezet i ka Mimit, Artes, po jo Monikes!

    1. reforma drejtesi si LSI says:

      une do votoj per Moniken…ajo do jete e te gjithve dhe jo vetem e Ilir Metes…..pastaj, dihet kur 1 milion votojne per PS pse mos ta bejme Monikene e Ilirit Presidente, apo si shkon asaj….

    2. True Detective says:

      Ky është padyshim gomarllëku më i madh që kam lexuar për këtë vit.
      Po ç’rëndësi ka o trushplarë nqs kriteri parësor qënka të qënit femër?
      Në fakt është tërësisht irelevante nqs është burrë, grua, transeksual, hermafrodit, amebë, me 2 penisa apo me 3 vagina.
      I vetmi kusht i rëndësishëm është që kushdo që të zgjidhet të jetë i aftë, i zgjuar dhe të ketë “common sense”.
      Keni të njëjtin qëndrim që kishin shumë BQ-ra të tjerë dhe në rastin e Hillarit, ku feminiteti i saj duhet të prevalonte mbi cdo vlerë tjetër.
      Të njëjtët plehra që akuzonin Trump-in për seksizëm, dhe në të njëjtën kohë vajtonit vdekjen e Fidel Castro-s (ky i fundit pretendohej ti ketë ndërruar femrat më shpesh së brekët, e gjithsesi asnjë fjalë nuk doli nga vrima juaj e dhëmbëzuar).

  2. Guri says:

    T’u lumte Bledi! Nje shkrim dinjitoz, qe i jep me shume dinjitet dhe nder gazetes ku botohet.

    1. zhaku i pamposshtur says:

      O guri trim me fletë..ho ho ho..kush të pëlqeu më tepër : kuzhinieri mane apo kuzhina tema ??
      mane një pyetje kam për ty: me fjalën ‘fisnike’ çfarë të nënkuptojmë? femër ordinere? intrigante? e korruptuar? apo thjesht një blerinë argëtuese në lokalet e natës?
      hehe..një femër në krye të shtetit sigurisht që nënkupton një demokraci të konsoliduar por një shtet totalisht i korruptuar nuk mund të prodhoj demokraci dhe qytetërim..lërini pordhët me ‘etiketa’ se n uk ju shkojnë..dikur të njëjtën lojë bënte edhe babai juaj shpirtëror,qoftëlargu enver..edhe ai e mori ‘njeriun e thjeshtë’ nga arat dhe e bëri deputete sh lenka apo mori pal hajvanin dhe e bëri sek partie..pra të njëjtën gjë po bëni edhe ju rilindasit po gërmoni në shportën me karavidhe të gjeni karavidhen që kutërbon më pak që ta ngrini në detyrë dhe ti jepni ngjyra më të theksuara shtetit tuaj të kalbur por nga ajo shportë dalin veç hajdutër kurva sharlatanë dhe antishqiptarë sepse ju jeni trashëgimtarët e diktaturës dhe me paratë tuaja të fëlliqura nuk e bleni dot as kulturën dhe as fisnikërinë e këtij populli..shtet burdello gazet kuislinge gazetar sharlatan..fatkeqësi e madhe që nuk. e meriton ky popull fisnik

  3. jani says:

    Arta dade po qe ben per presidente. Ajo edhe per gjyshe nuk ben pasi te le femijen dhe iken per kafe. Arta ben per pension tashti . Te marre nje pension dhe te rrije ke shpia e te mos e shohim me sepse lindi femija dhe deri sa u be 25 vjec sheh arten na parlament. Hape kraun teto

  4. Hemm.... says:

    prape o Bledo, pa bekimin e nenes parti, asnjera nuk do dilte me forcat e veta sepse ketu nuk ecet me merite sepse nuk ka kritere trasnpararente por me kulisa…. thuaj te vene nje qe te pakten te mos beje dem me kapricio sepse u hyn vetja ne qejf ndonse pershkrimi i vendit te punes mbetet dordolec. Nje Moisi deshmoi identitet por dhe atij i erdhi si dhurate nga qielli ai post.

  5. ? says:

    Po kte Monikën pse e fute nlist mër çun ,po burri asajt osht hajduti mo ordiner ai duhet t’hy nburg e ti dashke me bo grun e vet t’parën e shtetit, o tpjerdhsha meinen or Bledi

  6. xhulio says:

    Ky Bledi eshte nje llapaqenidiot.Eshte turp te jete gazetaruc ne kete faqe. Nje rrugac ordiner qe nje sistem drejtesie sic duhet do ta denoje nje dite per mashtrim.Ku dhe si eshte paiisur me diplome te arsimit te larte?Pike.

  7. orli says:

    Mimi po, Majlinda e Arta”hahen” dicka, kete Brisejden nuk e di ndersa per Moniken ja ke fute kot plako!

  8. Genci Puka says:

    Mimi goooooo
    Ja vlen ta kesh presidente

  9. Edmond says:

    une do te kisha vene ne krye te listes KOZARA KATIN!

  10. Ili says:

    Mimi eshte ok. E ben presidenten. Moniken ku e gjete…. apo ndonje sponsorizim te vogel!!

  11. Preng Gjoka says:

    Bledi Idioti, ka ngelur Shqiperia ne dore te ketyre gazetareve idiot

  12. andi says:

    ik o lascar me gjith kte lascaren tjeter

  13. strip says:

    Cna ka gjet. Presidenti na del o sakat o striptiste ne tub. Nejse me mire striptiste

  14. Emigranti SHBA. says:

    Duke pature respekte per te katra zonjate qe permenden me larte, si emra per te qene kantidate per presidente te SHqiperise, vitin e arcem, voten dotja jepja, zonjes Mimi Kodheli, jo vetem se eshte doktoruare ketu ne Amerike, pore me ka bere pershtypje perfaqesimi i vendit tone ne NATO, takimet zyrtare te saje, me perfqaesues te vendeve te ndryshme, me shume dinjitete dhe aftesi, si ministre e mbrojtjes se SHqiperise. GJate ketyre viteve si ministre e keti dikasteri, me vjene mire qe ka bere ceshte emundure brenda mundesive, te permiresoi jeten e ishe ushtarakeve dhe atyre qe jane sote pjese e FA. Po keshtu ka bere edhe per paisjen e ushtrise me logjistike bashkekohore, teknike dhe armatime. Ky begraunde, me bene te besoi se kjo zonje eshte e afte te jete kryetare e shtetit shqiptare dhe si perfaqesuse e unitetit te popullit, dota grehe edhe me larte emrin dhe dijitetin e SHqiperise ne arenen nderkombetrae, dote forcoi unitetin e popullit brenda vendit, duke lene menjane cdo ndikim partiake, dota rite prosperitetin e vendit tone drejte BE. SHpreh bindjen se me kete mendime dote jene edhe shume qytetare te tjere. Kjo zonje dote jete nje THecer, nje Merkel, qe dotja ndryshoi faqen per mire vendit tone.

  15. Beni says:

    Me te drejte e ke vendosur ne krye te listes ,Mimi Kodhelin, vetem ajo ia vlen per ate post e per me shume. Bravo Bledi ,e ke thare me kete shkrim.

  16. Lexues i rregullt i gazetës Tema says:

    Natyrisht aty perfshihet edhe Mana Sou, 1 greke me nam
    Sepse na i ke treguar shume hollesisht qe para 2 vjetesh,
    Ne Shkrimin tend Plot Talent: ” Bledi Mane – Biri i Kurvës “.

  17. Aseni says:

    Keto 25 vjet kane treguar se ne nuk dime te perzgjedhim, qofte presidentin qofte ata qe Na perfaqesojne ne poste te ndryshme. Besoj se dhe kete radhe keshtu do ndodh. Keto grate qe permend Bledi dhe gjithe ato qe jane ne politike mbahen mend veten per ushtare te mira te kryetarit. Asnjera prej tyre nuk e ka demonstruar ndjeshmerine dhe sinqeritetin e femres. Kush me shume e kush me pak kane kopiuar burrat dhe jane bere pothuaj si ata. Dhe ajo qe eshte ne Ministrine e Mbrojtjes ashtu eshte, nuk I qesh fytyre, se kemi degjuar ndonje here te bej moderatoren, por vetem fjale te ashpra. Presidenti I nje vendi duhet te kete urtesine, zgjuarsine, maturine dhe zemergjeresine ndaj te gjitheve, Jo vetem per krahun e vet politik. Dhe te gjitha keto cilesi duhet te jene te deshmuara, qe njerezit ti kene pare e ndier.

  18. LORA says:

    Orvajtje e deshtuar e Bledi Manes
    Presidences shqiptare ,te 26 vjetve te fundit,I mungon me ligj legjitimiteti;
    ky eshte problemi qe kerkon zgjidhje ;
    jo gjinia.
    Nese me Kushtetute presidentin do t’a zgjidhnin shqiparet,une do te votoja Briseida Memen .

  19. sofia says:

    Dhe ja nje shkrim i Bledi Manes qe hap dhe nje diskutim serioz per ata qe duan te diskutojne e jo te tjerrin llafe. Mimin e kam pare (nga larg nepermjet medias) dinjitoze, e pergjegjshme, e afte , kurajoze, por dhe profesioniste ne gjithe veprimtarine e saj. Monika me pezmaton nga veprimet edhe te Ilirit, por qendron ne brendesine e tij. Te dy krijojne formatin e politikanit te sotem (kuptohet me te gjitha vlerat dhe antivlerat, por dhe dredhite e mosbesimin tek njerezit). Ndergjegjshmeria dhe pergjegjesia eshte gje e madhe per ate vend. Mailinda , ka krijuar nje profil te embel si politikane dhe ka perpunuar arsyen shume, gje qe jep shpresa, por nuk i dihet lidhja me Berishen, se eshte fatkeqesi te rrosh prane atij njeriu e jo me ta permendesh si dikushin: per krime, hajduteri, tradheti po. Duhet te deklarohet prere. Briseden nuk e njohe dhe s’mund te flase, ndersa Arta me duket si garde e vjeter, pavaresisht fizionomise se saj dhe mundesive e aftesive, por nje gje me duket me vend: Bledi ka bere mire qe ka hedhur kete teze. Me eshte mbushe mendja qe ka gra e vajza vendi im qe te jene te perkushtuara per te e te pergjegjshme per ate popull. PO, ka.

  20. Kola says:

    O idioter qe s’beni dot pa idhuj. Nuk shikoni mjerimin qe ka mbuluar vendin, por ulurini e duartrokisni shkaktaret e mjerimit tuaj. Mire ja u bejne e ne semave shkofshi te gjithe, kafshe qe s’beni dot pa samar!

  21. ladi says:

    Mir e kemi ate kapterrin sakat ci duam femrat.Neve na takon te kemi president nje idiot se idiot popull jami kur durojme keta maskarenjt ketu e 26 vite me radhe.

  22. ladi says:

    Mir e kemi ate kapterrin sakat ci duam femrat.Neve na takon te kemi president nje idiot se idiot popull jami kur durojme keta maskarenjt ketu e 26 vite me radhe.Ose vem Ledina Celen se nxjer bythen jasht

  23. pam says:

    Edhe kete Brisejden mire e ke gjetur: I rezistoi komunizmit si spiune ne nje familje spiune. Interesant se si gjithnje zgjedhim te pazgjedheshmit dhe pastaj pendohemi dhe vazhdojme edhe me keq. Te zgjidhen njerez qe nuk kane asnje lidhje me sistemin e shkuar, se zakoni vdes me robin!

  24. lule modha says:

    brisida mema e meriton dhe eshte plotesisht e denje per presidente, shpresoj te na beje te ndihemi krenare me nje perfaqsuese te tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje