Tjetër adoleshente pyet Ramën: Pse nuk e shkarkon Elvis Roshin?

adoloNjë tjetër adoleshente i është drejtuar sot kryeministrit Edi Rama me pyetjen se “Pse nuk e shkarkon Elvis Roshin?”

Nga selia blu, 18-vjeçarja Amanda kërkoi nga kryeministri Rama sqarime se përsë nuk shkarkohet kryebashkiaku i Kavajës, duke parë akuzat për përdhunim dhe trafik droge që rëndojnë ndaj tij.

Dua të pyes sot Edi Ramën; përse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie? A nuk i mjafton Edi Ramës ajo që Elvis Rroshi ka bërë? Nuk i mjafton dënimi nga drejtësia europiane për përdhunim dhe trafik droge?

A e ka menduar Edi Rama se duke qëndruar në krah të Elvis Rroshit po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve? A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët? Çfarë tjetër duhet të ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim? Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Edi Rama ta shkarkojë Elvis Rroshin?!” tha adoleshentja

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...