Vetingu: A do i qëndrojë deri në fund Rama marrëveshjes me amerikanët e gjermanët?

ngjela ramaNga Spartak Ngjela

Po bien kambanat e orëve

nëpër sheshet e qyteteve.

Po bien kambanat e orëve nëpër stacionet e trenave.

Por, ranë më në fund edhe kambanat për shkatërrimin e korrupsionit shqiptar….

Beteja antikorrupsion po fillon në Shqipëri, por mos mendoni se do të jetë e lehtë. Ka shumë vështirësi brenda saj. Dhe ja pyetjet që duhen ngritur:

A do të qëndrojë deri në fund marrëveshjes me amerikanët dhe gjermanët kryeministri aktual shqiptar?

A do të gjenden tamam individët e pakorruptueshëm që do të angazhohen në akuzat antikorrupsion?

A do neutralizohet plotësisht krimi i organizuar i cili, në bashkëpunim me politikën e korruptuar mund të kalojë në akte terrorizmi?

A do ta ketë ndihmën e plotë te CIA-s dhe FBI-së lufta kundër korrupsionit në Shqipëri?

A do t’i marrë masat CIA amerikane kundër reaksionit të mundshëm dhe të dhunshëm që mund të ndërmarrë korrupsioni shqiptar?

A e di politika amerikane që Shqipëria nuk ka një strukturë të fuqishme të shërbimit informativ, dhe ky, në segmente të veçantë, ka qënë dhe është afër korrupsionit politik shqiptar?

Këto janë pyetjet kryesore që duhen ngritur. Po dikush mund të pyesë: po Saliu me taborin e tij, a mund të na çojë në një përplasje të nxehtë kryengritëse? Asgjë. Saliu eshtë jashtë kohës dhe hapësirës shqiptare. Dhe, pastaj, korrupsioni është frikacak, si çdo vjedhës. Është një pamundësi absolute që shqiptarët të ngrihen për të mbrojtur gjënë e vjedhur të Saliut dhe të taborit të tij.

Ranë më në fund kambanat për shkatërrimin e korrupsionit politik shqiptar. Mjerë ata që janë të korruptuar dhe s’kanë veshë!

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Vetingu: A do i qëndrojë deri në fund Rama marrëveshjes me amerikanët e gjermanët?”

  1. reforma drejtesi si LSI says:

    Po pse akoma te njeshi do mbahemi ne apo te shoqeria dhe ndergjegja e shqiptarit.Po te jete per Ramen, se si eshte ndryshe nga ilir meta apo lulzim basha ai kete vetem ju kamunistat e dalloni….

    me nje fjale, po qe se me kuptuat, edvin rama nuk eshte budalla te hyje edhe ai ne burg…sepse vetingu duhet te nise nga ai dhe skam degjuar ndonje kamunist socialist ketu tja kerkoje Rames kete privilegj….


    ose desha me thane, jeni shume naiv o mileti kamunist…..

  2. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Avokat.
    Pas droges me efekt 26 vjecar “Liri-Demokraci”,erdhi droga “Reforma ne Drejtesi”.Efekti edhe 26 vjet te tjere.

  3. Jak-Boston says:

    Te pergezoj per optimizmin avokat Ngjela dhe sinqerisht ju respektoj.
    Po nje shprehje popullore thote: “Nuk mbahet shtepia me miell hua ” avokat!
    E di pse e them kete?
    E them se u bene me shume se nje cerek shekulli nga ndryshimi i sistemit .
    Shqiperia ishte e fundit ne Europe qe ndryshoi sistemin;
    Shqiperia eshte e vetmja qe njeh zaptuesit e pronave si pronare dhe pronaret e ligjeshem i quan ish pronare; e vetmja qe ska denuar krimet e komunizmit dhe ska hapur dosjet e sigurimit; e vetmja qe eshte me shtet demokratik por me institucione jodemokratike; e vetmja qe sben dot zgjedhje te lira dhe demokratike , te mos flasim per ekonomine, mafien, korrupsionin, etj. etj.
    A e dini ju avokat se Ministria e Drejtesise nuk i ka demshperblyer akoma pronaret e truallit te godines se saj.
    Nuk ma do mendja se Amerika dhe Gjermania do rrine pa gjume qe te rregullojne Shqiperine, pasi ata kane shume shume halle te tyre dhe Shqiperia eshte halli me i vogel qe ata kane.
    Shqiperine duhet ta rregullojne shqipetaret dhe miqte vetem te ndihmojne qe te ngjiten te miret dhe te zbriten te keqinjte pasi miqte i rane shkurt kur i lane te keqinjte te ngjiteshin.
    Shqiperia ka mjaft njerez te mire dhe te afte e te ndershem, ju avokat jeni nje prej tyre, plus si ju dhe une njohim shume te tjere te tille, pengesa eshte qe maskarenjte jane ne kontroll prandaj ju jeni aty ku jeni dhe stimuloni moralin dhe une ketu ku jam dhe akoma jam dyshues pasi punet ne Shqiperi po nuk u bene shpejt ngaterrohen i thati me te njomin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *