“Shërbime të dalluara”, cilët janë 20 drejtorët shembullorë të Policisë

24 Dhjetor 2016, 12:42Kronika TEMA

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka shpërndarë  20 “Çertifikata Për Shërbime Të Dalluara” dhe 2 “Çertifikata të Karrierës” për punonjësit e saj. Çertifikatat u dhanë nga drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në gjatë një kokteili të zhvilluar me rastin e festave të fundvitit.

Çako në fjalën e tij falënderoi të gjithë punonjësit e drejtorisë së policisë në të gjithë territorin e vendit për kontributin e dhënë përgjatë vitit 2016.

Mesazhi i Haki Çakos për punonjësit e policisë

“Do të doja të përcillja një mesazh për të gjithë punonjësit e Policisë deri në skajin më të largët të territorit duke i falenderuar që kanë përballuar gjithë këtë ngarkesë pune për vitin 2016, ku nuk kanë munguar vështirësitë, nuk kanë munguar emocionet, sakrificat, të cilat janë përballuar nga ata dhe familjarët e tyre, të cilët dua t’i uroj në mënyrë të veçantë.

Profesioni ynë është nga më të vështirët, për të mos thënë më i vështiri sepse na duhet të sigurojmë jëtën, shëndetin dhe pasurinë e qytetarëve tanë. Siguroj çdo punonjës Policie se personalisht unë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi, jemi me ta në çdo moment vështirësie dhe sakrifice. Dua që sot të vlerësoj sakrificën më sublime të qindra punonjësve të policisë, deri tek rasti i Nikolin Gjergjit, ku gjej edhe një herë rastin t’i uroj shërim të shpejtë.

Sfidat rriten, e ajo që kemi përballë dhe që kemi kundërshtarë janë gjithmonë e keqja dhe grupet kriminale. Ata janë gjithmonë në luftë të hapur me ne dhe ne jemi gjithmonë në luftë të hapur me ata. Ne duhet të jemi solidë, të bashkuar e në respekt të njëri -tjetrit për të qenë në përputhje të plotë me misionin por dhe me ndershmërinë, me karakterin profesional dhe karakterin moral , se vetëm kështu mund të përballemi me keqen, me grupet kriminale, të cilët nuk kursejnë as jetën e policit e as të qytetarit. Ka shumë domethënie që në një vit në fund të tij çdo njëri prej nesh të shikojë veten në pasqyrë, të ballafaqojë për çfarë ka bërë, çfarë duhet të kishte bërë më mirë e ëfarë duhet të bëjë për të ardhmen.

Jam mëse i bindur se vlerësimi që do të bëjmë sot në këtë festë nuk përputhet me kontributin e shumë e shumë të tjerëve të cilëve do të doja t’i falënderoja dhe t’ju përcillja atyre mirnjohjen në formë çertifikate por dhe mirënjohjen e drejtëpërdrejtë pse jo edhe mbështetjen finaciare. Por vlerësimi kuptohet që nuk ka munguar nga qeveria, nga Ministri i Punëve të Brendshme në mënyrë të veçantë , që gjej rastin ta falënderoj se sa çështë Ministër është edhe dashamirës, pasi ka përjetuar të gjitha situatat, i përjeton ndonjëherë më shumë se sa ne situatat policore e aq më tepër kur punonjësit e policisë dëmtohen. Është pikërisht Ministri i Punëve të Brendshme, ai që ka lartësuar në këto performanca Policinë e Shtetit në raport me komunitetin.

Kryeministri i vendit i cili nuk e ka harruar e nuk ka lënë jashtë vëmendjes Policinë si asnjëherë tjetër, me një vullnet të jashtëzakonshëm. Ju jeni të gjithë në djeni që në muajin Prill, gjithë punonjësve të policisë, ndryshe nga shumë institucione e organizata të tjetër do t’ju rritet rroga, por kjo është në vlerësim të misionit por edhe të premtimeve që ata kanë bërë, dhe për këtë i falënderoj.

Gëzuar të gjithëve , gëzuar festat, jetë të gjatë, shëndet, begati në familjet tuaja. Gëzuar!!!”

Certifikatat për të dalluarit

Drejtues i Lartë Altin Qato, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues i Parë Sokol Bizhga, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues i Parë Gjovalin Loka, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues i Parë Arben Dashi, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues i Parë Niko Brahimaj, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues i Parë Ilo Keçka, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues Ervin Hodaj, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues Ajet Zyberi, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues Alban Çela, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues Gentian Mullaj, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues Sabri Jaca, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues Melsi Alimemaj, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues Arjan Ferri, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues Boge Budini, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Drejtues Zef Laska, Çertifikatë e Karrierës

Kryekomisar Elton Papa, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Kryekomisar Anesti Prifti, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Kryekomisar Aida Çobo, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Znj.Mira Miziri, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Kryekomisar Dashnor Xhixho, Çertifikatë e Karrierës

Kryekomisar Dritan Shema, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

Kryekomisar Romeo Çiçolli, Çertifikatë Për Shërbime të Dalluara

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje