Vuçiç, sqaron pse u blenë avionët luftarakë nga Rusia: Nuk përsëritet ajo që provuam në 1995 dhe 1999

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

vucic putinKryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka sqaruar për televizionin RTS arsyen pse u blenë nga Rusia 6 Mig 29.

Sipas tij, kjo paketë ushtarake nuk cenon politikën e neutralitetit të Serbisë, ndjekur deri më tani me kujdes dhe pa prekur kursin europian të saj.

“Nuk jam nga ata që kur shkon në Moskë thotë një gjë, por kur shkon në Ushington thotë një tjetër.

Në Moskë unë them se ne jemi në rrugën europiane, në Ushington unë them se ne nuk do të vendosim sanksione ndaj Federatës Ruse.

Blerja e tanishme është për qëllim të mbrojtjes së qyteteve tona, fshatrave dhe urave dhe jo për të drejtuar ndonjë lloj fushate në luftë.

Fati që përjetuan në 1995 dhe në 1999 nuk do të përsëritet.

Serbia ka mësuar nga gabimet dhe do të ketë një të ardhme më të mirë”, tha Vuçiç.

Blerja e armëve të fundit e çon njësinë e avionëve Mig29 në 10 dhe kjo i jep superioritet ushtarak Serbisë në rajon.

Po kështu ajo do të paguajë vetëm për sistemet raketore që merr bashkë me avionët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Vuçiç, sqaron pse u blenë avionët luftarakë nga Rusia: Nuk përsëritet ajo që provuam në 1995 dhe 1999”

  1. kiu says:

    Edhe Shqiperia eshte superfuqi ne rajon se ka muzeun e luftes me ato karkasat e MIG-eve te viteve 50…

  2. Arbi says:

    Po ky koqe do luftoje me 10 aeroplane..Ha Ha è genjen mendja .

  3. tfgs1 analfabeti bithekir harixhi prej Anadolli says:

    Nderkohe politikanet shqipkare nuk blejne asnje armatim, por vetem vjedhin popullin….

  4. A_b says:

    Famekeqi MiG 29 gjate luftes se ftohte tani ka ngel si kaposhi pa bisht dmth qe e rrezon me cfaredolloj rakete toke-ajer dhe ajer-ajer. Thashe mos bleu nonje Sukhoi 35, MiG 29 e rrezon dhe me antitank

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *