Balaj kryegolashënues, Roshi goli i vitit te Terek Grozny

25 Dhjetor 2016, 17:16Sport TEMA

Në verë Bekim Balaj dhe Odise Roshi u blenë me bujë të madhe nga Terek Grozny dhe të dy futbollistët deri tani e kanë justifikuar plotësisht afrimin e tyre te ekipi rus duke qenë lojtarë shumë vendimtarë për skuadrën e tyre.

Nëse Bekim Balaj është shënuesi më i mirë i skudrës me 8 gola, dhe i dyti në PremierLeaguen ruse duke mos shënuar asnjë me penallti, goli i Odise Roshit në ndeshjen me Rubin Kazanin është vlerësuar si goli më i bukur i skuadrës së tij në pjesën e parë të sezonit.

Roshi gjithashtu ka qenë dhe furnizues i rregullt i Bekimit, që është kryegolashënues i ekipit dhe madje ka shënuar në të gjitha mënyrat e mundshme. Katër golat e tij të parë ishin me goditje me kokë.

Ndërkohë që pati dhe gol të shënuar duke ushtruar presion ndaj portierit, ashtu si dhe shtyrja të thjeshta për në portë, pa harruar dhe gol me goditje në hyrje të zonës, pra me pak fjalë një tablo e plotë për një sulmues, që shënon në të gjitha mënyrat e mundshme, pikërisht ajo që duhet të bëjë cdo sulmues./SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje