Basha ndërron koordinatorët në qarqe, largon ish-ministrat e Berishës. Nis përzgjedhja e të rinjve për listat e 2017

25 Dhjetor 2016, 14:02Politika TEMA

Lulzim Basha do të ndryshojë plotësisht listën e drejtuesve që do të jenë në krye të qarqeve në fushatën e ardhshme zgjedhore. Në fund të muajit prill të këtij viti, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një mbledhje të Kryesisë, vendosi ish-ministrat e Berishës në krye të grupeve të punës për riorganizimin e PD në rrethe.

Ky vendim i Bashës është pasuar me debate dhe përplasje mes të vjetërve dhe të rinjve në PD, ndërsa në media ky grup u identifikua si grupi që do të drejtojë edhe fushatën elektorale të zgjedhjeve për Parlamentin në 2017. Por edhe pse nuk është deklaruar zyrtarisht, Basha ka vendosur të përmbysë këtë listë me emrat e ish-ministrave. Burime nga Kryesia e PD konfirmuan faktin se grupi që do të drejtojë shtabet elektorale në rang qarqesh do të ndryshojë në një masë të madhe.

Ndryshimet pritet të jenë në dy drejtime. Ndryshimi më i madh pritet të jetë ndryshimi gjithë listës së emrave, duke zëvendësuar ish-ministrat me emra që janë më pranë Lulzim Bashës ose të identifikuar ndryshe si besnikët ose ekipi Bashës. Në këtë grup mund të përfshihet Enno Bozdo, Ervin Salianji, Arben Ristani, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Fatbardh Kadilli etj. Një ndryshim i dytë mund të jenë vetëm lëvizje zonash për një pjesë të listës me emrat e ish-ministrave.

Një deputet që ka drejtuar ekipin e Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme mund të jetë drejtues i Elbasanit apo një zonë tjetër. Sipas po të njëjtit burim, emrat ende nuk janë vendosur dhe kjo pritet të ndodh shpejt. Për këtë pritet që së shpejti të ketë një mbledhje të Kryesisë së PD dhe të vendosen ekipet që do të drejtojnë fushatën elektorale për zgjedhjet për parlamentin.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD të mërkurën e javës së kaluar deputetët i kanë kërkuar Bashës që të niset me përgatitjet për zgjedhjet. Ndërkohë, ndryshimi i ekipit ndodh edhe për arsye të akuzave nga baza në drejtim të ish-ministrave. Baza e PD është totalisht e pakënaqur me procesin e riorganizimit dhe akuzat se ish-ministrat vendosën njerëz pranë tyre nuk kanë qenë të pakta.

Organizimi i Partisë Demokratike në degë rezultoi një dështim. Procesi i riorganizimi të PD në rrethe mori disa muaj, ndërsa ende edhe sot në disa degë nuk janë bërë zgjedhje. Ndaj ish-ministrave ose koordinatorëve kanë pasur akuza nga baza se janë përzgjedhur njerëz afër tyre dhe jo në bazë të votave të anëtarësisë. Në Durrës, Pogradec, Dibër procesi dështoi dhe ende sot degët e PD në këto qytete janë pa drejtues.

Premtimi i Lulzim Bashës për të futur të rinj në listat për deputetët për zgjedhjet e ardhshme duket se është një projekt që ka ecuri më të shpejtë. Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur se Lulzim Basha ka nisur përzgjedhjen e të rinjve që mund të jenë në Parlament pas qershorit 2017. Është mësuar se përzgjedhja zyrtare ende nuk ka nisur por emra të caktuar janë të pikasur.

Në kuadër të këtij premtimi prej dy ditësh në foltoren e Partisë Demokratike po shihen vajza të reja, 18-vjeçare që bëjnë denoncime në emër të opozitës. Dy ditët e fundit, nga Partia Demokratike dy vajza të reja kanë kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të largojë kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi pas kërkesës së Prokurorisë.

Të rejat theksojnë se duke e mbajtur Rroshin në krye të bashkisë nxit krimin dhe trafikun e drogës. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në disa falje publike ka përsëritur premtimin se në grupin e ardhshëm parlamentar të PD do të jenë të rinj nga Forumi Rinor i PD.

8 komente në “Basha ndërron koordinatorët në qarqe, largon ish-ministrat e Berishës. Nis përzgjedhja e të rinjve për listat e 2017”

  1. Loni, i cilli ka ken i here m'Tropoje says:

    Sha’Zotin or Taj, boll t’mira kon ken do cikat e reja t’Partis Demokratike, te t’modhit Sal Berisha. Tash kena me ja kaj nonen Edi Rams.

  2. lu says:

    o trap cfare pret akoma filloje me aurel bylykbashin ne elbasan me shoke

  3. krasta says:

    Lu
    Respekte!
    Ti è di ne el Jane bere b.e breke
    Socialiste demokratet lsiste.
    Pd e ka shume te veshtire ne el.

  4. TOMA says:

    berisha asht i 92, dhe kryetar i partis demokrat duhet te largohet nga orentimi i ti politi.sot ka shqipria shum te shquet per te ardhmen e vendi.pa presjonin e kurkuj.

  5. Endri says:

    Basha ndërron çarçafet

  6. armandi says:

    shikoni durresin si ka perfunduar pd, vetem katunaret, disa qe kan ardhur sot nga katunet dhe shume komunista ose femije qen te komunistave

  7. Emigranti says:

    Cfare do qe te thote benjamini i sali berishes, pd, jo vetem ne Elbasan, pore ne gjithe shqiperine dote dale force e trete. Duke pare te kaluarene kesaje partie dhe degradimin e saje, qe per tete vjete me sali berishen kryeminister dhe lulezim bashen kryetarre i partise demokratike, shqiperia vajti ne krye te vendeve me krime e koorupsjone me te late ne Evrope dhe me ritje ekoneomike 0.9 perqinde svjene me ne pushtet , jo per kater vjete te arcem, pore, ase per tete te tjera. Kete dota deshmojne shqipteret brenda dhe jashte vendit me 18 Qershore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje