“Cicërimat” e Trump përmes Apokalipsit!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

TrumpNga Doyle McManus, Los Angeles Times

“Ne të gjithë si komb duhet të jemi më pak të parashikueshëm”, kështu deklaroi Donald Trump në fushatën e tij presidenciale.

Misioni u përmbush! Javën e shkuar, pa asnjë paralajmërim, Trump deklaroi atë që u duk si një kthesë 180 gradë, ndryshimi i politikës bërthamore.

“Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë dhe zgjerojnë kapacitetin bërthamore”, deklaroi presidenti i zgjedhur në Twitter.

Të zgjerojmë arsenalin bërthamor? Që prej kohës së Ronald Reagan, presidentët e Amerikës kanë punuar për të zvogëluar numrin e mbushjeve bërthamore, ashtu si edhe Rusia. Një prej ndihmësve të Trump tha se presidenti nuk kishte ndërmend të rriste numrin e tyre, por Trump e përgënjeshtroi të nesërmen duke thënë se kishte ndërmend pikërisht këtë gjë. Nëse Rusia vijon të modernizojë fuqinë e saj bërthamore, “le të jetë një garë armatimi, pasi ne do t’i tejkalojmë të gjithë”, tha Trump në një intervistë televizive.

Politika e jashtme e Trump mund të ndezë rivalitete të egra me Rusinë dhe Kinën, por ndoshta edhe me miqtë dhe aleatë të mundshëm.

Por ky nuk është i vetmi problem i Trump që nuk do të jetë në zyrë para 20 janarit.

Pak javë më parë, Trump tha në një intervistë televizive se ai mund të ndryshojë politikën 44-vjeçare në marrëdhëniet me Kinën për njohjen e vetëm një qeverie, asaj të Pekinit.

Dy javë më parë, ai emëroi një ambasador në Izrael i cili do të braktisë synimin afatgjatë amerikan për një traktat paqeje dhe demilitarizim të shtetit palestinez.

Gjatë fushatës,  ai tha se ndoshta nuk do të respektojë detyrimin amerikan për të mbrojtur aleatët e NATO-s që nuk shpenzojnë para mjaftueshëm për mbrojtjen.

Në disa raste, ai kishte premtuar në fushatë këto dalje për “marrëveshje më të mira”.

Trump i tha Kinës se do të njihte Tajvanin nëse Pekini nuk i ofron Amerikës marrëveshje më të mira në terma tregtarë.

Zëdhënësi i Trump, Sean Spicer, deklaroi se komentet lidhur me armët bërthamore ishin pjesë e një plani të madh që ai ka për politikën e jashtme.

“Nuk do të jetë një garë armatimi pasi qëllimi jonë është që t’u përcjellim një mesazh vendeve të tjerë, dhe do sigurohemi që ta marrin atë. Kur ata ta kuptojnë, do jemi në rregull”, tha Spicer.

Ky interpretim i tij nuk tingëllon dhe aq keq. Dhe ishte domethënës fakti që Trump e drejtoi paralajmërimin drejt Putinit, të cilin e lëvdoi për shumë kohë si një lider të fortë. Ndoshta Trump po përpiqet t’i tregojë vendin Kremlinit?

Në një kuptim më të gjerë, ish sekretari i Mbrojtjes Robert M.Gates tha javën e kaluar se paralajmërimi i Trump ndaj Putin mund të jetë një gjë e mirë.

“Ka disa vlera pozitive në qasjet përçarëse. Do të shqetësohesha më shumë nëse nuk do të kishte reagime të tilla pasi ndoshta mund të çonin në reagime ushtarake, që duhen evituar”, tha ai.

Por ka një problem.

Ndërkohë që politika e Trump mund të krijojë armiqësira me Kinën dhe Rusinë, të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe me miqtë apo aleatët tanë të mundshëm. Dhe ngrihet pyetja se sa besim do të kenë ata në të ardhmen të Amerika.

Twitteri në vetvete nuk lë shumë hapësirë për qartësi. Statusi i Trump lidhur me zgjerimin bërthamor u shpjegua pak a shumë, nga tre ndihmës të tij. Secili bëri një interpretim të asaj që shefi i tyre kishte ndërmend.

Por çështjet dhe pikëpyetjet më të rëndësishme janë lidhur me taktikat e tij për negociata apo marrëveshje të rëndësishme. Dhe në këtë pikë Trump nuk ka një strategji të mirëfilltë.

Ish sekretari i Shtetit Henry A.Kissinger tha së fundmi se çdo president i ri duhet të mendojë seriozisht për qëllimet e tij dhe më pas t’ia komunikojë botës.

“Një president ka një përgjegjshmëri që s’mund t’i shmanget për të gjetur një drejtim të duhur. Çfarë po përpiqemi të arrijmë? Çfarë po përpiqemi të parandalojmë? Përse? Për të bërë këtë, ai duhet të analizojë dhe reflektojë”, tha Kissinger në një intervistë.

Nuk është e qartë se Trump mund ta ketë bërë apo jo një gjë të tillë.

Taktikat e “forta” të Trump janë në rregull. Por duhet një strategji fillimisht.

Herën tjetër, të lutem, mendo dhe shpjego, përpara se të “cicërosh”!

Përshtati Amarildo Lumani, TemA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Cicërimat” e Trump përmes Apokalipsit!”

  1. AlbNY says:

    Cicerimat e nje tufe gazetaresh te majte te Sorosit kunder nje biznesmeni te shquar qe do te drejtoje shtetin me te fuqishem te botes.
    Na habitet fare…

Lini një Përgjigje te AlbNY Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *