Gruaja me 208 makina në emër të saj, burri kapet me 54 kg drogë!

Polizia-sequestro-droga-TorinoNjë shqiptar është ndaluar për një kontroll nga policia në Itali pasi po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas ndalimit nga karabinierët në Torino ndërsa shqiptari 28 vjeç po drejtonte një Ford Focus Së, ata vërejtën nervozitet te ai.

Nga verifikimi paraprak rezultoi se makina i përkiste bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu kishte në emër të saj edhe 208 automjete të tjera, shkruan Panorama.

Më pas policia italiane nisur nga dyshimet nisi një kontroll të imët në automjet, ku zbuloi 54 kg marijuanë, të cilën e kishte fshehur në pjesë e bagazhit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *