Lirimi i të dënuarve përjetë, ja tre kushtet

burgKodi i ri Penal, i zbardhur nga Shqiptarja.com, u krijon mundësi të dënuarve me burgim të përjetshëm që të lirohen me kusht.

Projektligji është hartuar nga misionet EURALIUS dhe OPDAT, në bashkëpunim me ekspertë shqiptarë. Projektligji, i cili do të shqyrtohet në fillim të sesionit të ri parlamentar nga Komisioni i Ligjeve ose Komisioni për Reformën Zgjedhore, parashikon që çdo i dënuar me burgim të përjetshëm mund të lirohet, nëse plotëson tre kushte kryesore.

Konkretisht, një i dënuar i cili vuan një dënim me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nga gjykata nëse ai ka vuajtur të paktën tridhjetë e pesë vjet burgim dhe nëse gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe qëllimi i riedukimit të tij është arritur. “Bazuar në rekomandimit Rec (2003) 22, projektligji u krijon mundësi për të kërkuar lirimin me kusht të gjithë të burgosurit e dënuar, duke përfshirë të burgosurit e përjetshëm”, thuhet në relacionin e ligjit. Ligji i ri ndryshon pikërisht nenin 65 të Kodit aktual Penal, i cili ndalonte lirimin e të dënuarve më burgim të përjetshëm.

Në paragrafin e dytë të këtij neni thuhet se vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur: Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Por, projektligji në fjalë e rrëzon përmbajtjen e nenit 66 të Kodit aktual Penal.

Shpjegimi i hartuesve

Propozuesit e këtij neni kanë sqaruar se qëllimi i ndryshimeve të propozuara është që t’u japë përparësi rehabilitimeve në vend të burgimit, me qëllim për të ulur numrin e të burgosurve nëpër burgje. “Qëllimi i rehabilitimit është për t’ju qasur faktorëve që kanë çuar në sjellje kriminale dhe, duke vepruar kështu, të zvogëlojmë mundësinë e përsëritjes së shkeljeve.

Nga ana tjetër, përdorimi i alternativave kundrejt burgimit reflekton një ndryshim rrënjësor në përqasjen ndaj krimit, shkelësve të ligjit dhe vendit të tyre në shoqëri, duke ndryshuar fokusin e dënimit nga izolimi në drejtësinë restauruese dhe ri-integruese. Alternativat e shoqëruara me mbështetjen e duhur për shkelësit, do të ndihmonte anëtarët e shoqërisë për të bërë një jetë pa modelet e sjelljes kriminale”, kanë sqaruar hartuesit e ligjit.

Të dënuarit e tjerë

Me miratimin e këtij projektligji do të përfitojnë të gjithë të dënuarit e tjerë. Konkretisht, parashikohet që çdo i dënuar mund të lirohet me kusht, nëse ai ka vuajtur jo më pak se gjysma e dënimit me burgim të vendosur në lidhje me kundërvajtjet penale dhe jo më pak se dy të tretat e dënimit të vendosur në lidhje me krimet e dënueshme me burgim deri në pesë vjet. Projektligji, një vëmendje të veçantë u kushton të miturve, si subjekt të veprave penale, duke shtuar llojet e dënimeve alternative me qëllim riabilitimin e tyre, duke i krijuar mundësi që organet e drejtësisë, në rastet kur vepra penale është kryer nga një i mitur, të zbatojnë ndaj tij masa edukuese dhe jo dënim me burg.

Burgu i përjetshëm

Ligji i ri parashikon që një i dënuar që vuan një dënim me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nëse ai ka vuajtur të paktën tridhjetë e pesë vjet burgim dhe nëse ka mbajtur sjellje shembullore dhe qëllimi i riedukimit të tij është arritur.

Të dënuarit

Çdo i dënuar mund të lirohet me kusht, nëse ai ka vuajtur jo më pak se gjysma e dënimit me burgim të vendosur në lidhje me kundërvajtjet penale dhe jo më pak se dy të tretat e dënimit të vendosur në lidhje me krimet e dënueshme me burgim deri në pesë vjet.

3 kushtet

1- Ka vuajti tridhjetë e pesë vjet burgim

2- Ka mbajtur sjellje shembullore

3- Qëllimi i riedukimit të tij është arritur

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Lirimi i të dënuarve përjetë, ja tre kushtet”

  1. santiago says:

    hahaha na hengshi kokren e mutit ,po kush del i gjall pas 35 vitesh ne burg o rrota k…i

  2. Treviso says:

    Mendoj se ka vend per te rishqurtuar denimet e atyre personave qe mendohet se jane denuar nga regjimi mafjos, i drejtuar nga kryekrimineli Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *