PD kërcënon, Spaho: Zgjedhjet siç i duam ne ose vendi shkon në përplasje. Jemi gati për këtë…!

spahoNëse zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë të lira dhe të ndershme, por do të blihen sikurse u veprua në Korçë, zgjedhjet vendore të vitit 2015-të, zgjedhjet në Dibër dhe Ersekë, vendi do të futet në rrugën e destabilitetit politik dhe të përplasjes në sheshe dhe rrugë. Është ky paralajmërimi që nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho në një intervistë për “Koha Jonë”, i bën maxhorancës qeverisëse dhe, veçanërisht kreut të saj Edi Rama, që nëse nuk do të garantojë zgjedhje sipas standardeve të Bashkimit Europian, atëherë pasojat do të jenë të rënda, pasi askush, thotë Spaho, nuk mund të dalë mbi aspiratat e popullit, që kërkon integrimin në BE. “Kambanat bien për ata që kanë veshë për të dëgjuar”,- shprehet Spaho. Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë dhe BE-ja  dëshirojnë të shohin procesin e ardhshëm zgjedhor, i cili duhet të kryhet sipas të gjithë standardeve, dhe siç thotë ai, nëse do të ndodhë kështu, atëherë opozita do rikthehet në pushtet dhe do mundë të hapë negociatat me Bashkimin Europian për anëtarësimin e vendit. 

Zoti Spaho, ky vit që është në prag të mbylljes së tij, shënoi disa ngjarje të rëndësishme politike, si reforma në drejtësi, ku pamë dy anë të këtij procesi: konsensusin për ndryshimet në Kushtetutë, dhe prishjen e tij sa i përket paketës së 7 ligjeve që shoqëronin ndryshimet kushtetuese; prokuroria sapo ka nisur zbatimin e dekriminalizimit; reforma në arsim; situata ekonomike, apo edhe ajo e narko-trafikut. Në fakt cili është vlerësimi juaj për 2016-ën?

Do dëshiroja të veçoja reformën në drejtësi, dekriminalizimin dhe situatën e narko-trafikut. PD që prej një viti e gjysmë i dha mbështetje të plotë reformës në drejtësi, duke kërkuar që ajo të ishte tërësore, gjithëpërfshirëse dhe të merrte miratimin e Komisionit të Venecias. Ishte vullneti i PD-së për të realizuar reformën në Drejtësi që bëri të mundur miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Së bashku me të duhej të miratoheshin edhe 7 ligjet. Rrethanat erdhën të tilla që nuk mund të miratoheshin si një pakete e vetme dhe palët me miratimin e faktorit ndërkombëtar ranë dakord që shtatë ligjet të hartoheshin dhe miratoheshin me konsensus. Për fat të keq maxhoranca e theu këtë marrëveshje dhe ligjet u miratuan pa konsensus dhe pa marrë parasysh propozimet e opozitës.

Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është sabotuar në mënyrë sistematike nga maxhoranca. Ajo nuk është e interesuar që ky ligj të zbatohet dhe politika të pastrohet, sepse është autorja e kësaj situate kaq të rëndë në Parlament, pushtetin ekzekutiv dhe atë lokal. Druaj se edhe disa masa të marra ditët e fundit nuk janë të mjaftueshme. Ka një tendencë për të qenë politikisht “korrekt” dhe të balancuar. Nga politika duhet të largohen me patjetër të gjithë të inkriminuarit dhe ata janë pothuaj tërësisht në radhët e maxhorancës. Sa më parë të kryhet ky proces aq më mirë është për vendin dhe veçanërisht procesin e ardhshëm zgjedhor.  Gjatë vitit që sapo mbyllim vendi u kthye në prodhuesin më të madh dhe furnizuesin e Evropës me kanabis. Nuk ka ditë që në Shqipëri dhe vendet europiane të mos konfiskohet drogë në sasi të mëdha. Opozita e ka trajtuar gjerë e gjatë këtë çështje, duke theksuar rreziqet e mëdha që na kanosen si shoqëri, duke rrezikuar që të kthehemi në Kolumbinë e Europës.

Qeveria jo vetëm ka bërë sehir ndaj këtij fenomeni, por ka qenë promotore dhe bashkëpunëtore e trafikantëve. Qëllimi është që nëpërmjet saj të sigurohen fonde për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si dhe të përdorë kontingjentet e kultivuesve të drogës si struktura që do e ndihmojnë të “fitojë” zgjedhjet. Eksperimentet i bënë në Dibër dhe Ersekë, me synim kolaudimin dhe perfeksionimin e skemës.

Po ashtu, kemi një ngecje të Shqipërisë në procesin e integrimit, ku maxhoranca fajëson opozitën për qëndrimin e mbajtur për Vetingun. Sa i vërtetë është ky pretendim i maxhorancës? Dhe cili do të jetë kontributi i opozitës dhe i PD-së në veçanti, që ky proces të zhbllokohet vitin e ardhshëm?

Duhet të jesh shumë naiv që të besosh deklaratat e Ramës që procesi i integrimit është bllokuar vetëm për ligjin e vetingut. Nëse është kështu, përse grupi parlamentar i CDU-CSU të Gjermanisë doli me deklaratë publike që Shqipëria nuk do të hapë negociatat pa bërë progres real në 5 prioritet dhe procesin e dekriminalizimit e zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Të njëjtën gjë theksuan edhe vende të tjera dhe Komisioni Europian, i cili evidentoi nevojën e avancimit në të pesë prioritetet. Bashkësia ndërkombëtare është e qartë për gjendjen në Shqipëri pavarësisht çfarë thotë Rama dhe prandaj raportin e radhës të progresit e ka lënë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018. Ata dëshirojnë të shohin procesin e ardhshëm zgjedhor, i cili duhet të kryhet sipas të gjithë standardeve europiane. Nëse do të ndodhë kështu, opozita do rikthehet në pushtet dhe do mundë të hapë negociatat me Bashkimin Europian për anëtarësimin e vendit.

 

Në raportin e tij, Komisioni Europian përmend edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare si një kriter për çeljen e negociatave. Ndërkohë që puna për realizimin në kohë të reformës zgjedhore ka ngecur, gjë që e detyroi Kuvendin të shtyjë afatin e veprimtarisë së komisionit të posaçëm parlamentar. A ka kohë për ndryshime thelbësore në Kodin elektoral, dhe sa të realizueshme do jenë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në mënyrë që të shmanget edhe alibia për zgjedhje të parregullta në 18 qershor?

Sikurse ju me të drejtë konstatoni, BE-ja i ka kusht zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Vetëm Rama bën sikur nuk kupton dhe i ka ngelur “boria tek vetingu”. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë jetike për vendin dhe të ardhmen e demokracisë. Për fat të keq reforma zgjedhore sot mund të quhet e dështuar për shkak të zvarritjeve të qëllimshme nga mazhoranca dhe gjasat që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, me Ramën në krye, janë iluzive. Partia Demokratike po bën të gjitha përpjekjet të ndërgjegjësojë opinionin brenda dhe jashtë vendit. Nëse zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë të lira dhe të ndershme, por do të blihen sikurse u veprua në Korçë, zgjedhjet vendore të vitit 2015-të, zgjedhjet në Dibër dhe Ersekë, vendi do të futet në rrugën e destabilitetit politik dhe të përplasjes në sheshe dhe rrugë. Kambanat bien për ata që kanë veshë për të dëgjuar.

PD-ja duket se është tërhequr nga protestat në shesh, dhe është përqendruar në takime të mbyllura dhe të veçuara gjatë këtij viti. Dhe po ashtu duket se nisma e saj për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme dështoi. Po ti shtojmë dhe rezultatet e dy zgjedhjeve të pjesshme në Dibër dhe Kolonjë, ku koalicioni i djathtë shënoi tkurrje të votave në krahasim me zgjedhjet e 2015-ës, atëherë si mendon PD-ja të fitojë garën e ardhshme parlamentare?Çfarë strategjie do të ndjekë për t’u rikthyer në pushtet?

E shpjegova më sipër se si janë zhvilluar zgjedhjet gjatë qeverisjes së Ramës dhe koalicionit të tij. Ne po punojmë dhe kemi propozuar një platformë, e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2017-të. Ajo përfshin votimin dhe numërimin elektronik, kontrollin e financimit të partive, shpalljen vepër të rëndë penale shitblerjen e votës dhe ndryshimin, e të tjera. Mazhoranca me fuqinë e numrave i ka hedhur në kosh këto propozime. Përgjegjësia për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është në radhë të parë e qeverisë. Ajo do të mbajë pasojat, të cilat do të jenë të rënda për të dhe vendin, nëse në Qershor nuk do të zhvillohen zgjedhje sipas standarteve të vendeve të BE-së, por do blihen dhe vidhen sipas standardit të Ramës, duke përdorur kontigjentet e krimit.

Kreu i PD-së, zoti Basha ka lajmëruar një aleancë të gjerë kundër qeverisë. Kë përfshin kjo aleancë dhe a priten prurje të reja në kampin opozitar?

Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe garantimit të standardeve të tyre, ne i kemi bërë thirrje të gjithë shoqërisë shqiptare, pavarësisht bindjeve politike, që të bashkohemi në një aleancë, e cila do të garantojë që vendi t’i realizojë ato sipas parametrave që i takojnë një vendi që pret të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Ne jemi të bindur që ky është interesi i shumicës absolute të qytetarëve shqiptarë, dhe nëse Rama do ngrihet kundër këtij vullneti ai do përballet me pasojat, të cilat do të jenë të rënda

REMOTE_ADDR:[]

43 komente në “PD kërcënon, Spaho: Zgjedhjet siç i duam ne ose vendi shkon në përplasje. Jemi gati për këtë…!”

  1. albatros says:

    Kush do perplaset? Ju. skota e politikaneve, kur vjen puna per perplasje terhiqeni. Perplasen shtrseat e ulta. Kaq te mire e dini veten sa ne te hidhemi e te perplasemi per ju. Lerini njerzit te jetojne te pakten te qete ne batakun qe i keni gatuar ju, me doren e mendjen tuaj. Aq me teper qe jua kemi pare zotesine. U bene shejtanet djaj!!!!!!

    1. vlonjati says:

      Edmond Spaho,po nuk te vjen turp per shkrimin qe ke botuar?
      Nuk e kuptojme se ç’fare kerkon ti , kur thua ;Zgjedhjet do te behen siç i duam ne.
      Ku e ke gjetur kete fjali qe e shkruan.
      E kuptojme qe ju ka hyre “shejtani”ne barke se, jeni te sigurte qe do te humisni perseri.
      Merrni masa sa te doni,shani dhe hidhni balte sa te doni ,populli qe eshte i vetdijshem
      do t’jua ktheje reston me zgjedhjet e reja.Lerini shantazhet dhe presionet,si hame me keto.U pame per tete vjet qe ishit ne pushtet.
      E late shtetin dhe popullin te bejne rrumpalle.

    2. Fidel says:

      Fat i madh per shqiptaret e ndershem po te filloni PERPLASJEN!
      Ate we nuk ju beme dot ne 97-ten si duket fo ju a bejme kete here.
      Po na hane duart qe t’i lajme hesapet nje here e mire me ju
      As VETINGU nuk do jete me i nevojshem,o plehra,mbeturina te fashizmit!

    3. Bushi says:

      Albatros! Shume mire e ke thene,ne nuk mund te perplasemi per ju.Askush nuk mund te lere leshte ne vryme per hater te karriges se Bashes.Ai do karrigen dhe neve te vritemi ne protesta per karrigen e tij.Jo dhe jo.Ketyre te pd-ke u ka ngelur ne goje droga,dhe Rama Jane justifikime te kota.Keta nuk kane çfare t’i bejne gomarit i bjen samarit.Reformen dhe vetingun eshte pare qarte se pd-ke ka qene kundra,keta perseri dredhin gjuhen,duke then, qe nuk e kemi penguar.Le te thon si te duan keta te pd-ke,ne si popull shikojme me mire shume,dhe do t’i vleresojme diten e votimeve per mashtrimet qe na bejne duke kerkuar te na hedhin hi syve.

  2. Sgpellari king says:

    Provojeni,dhe atehere do i ndajme nje here e mire hesapet,me bashkepunetoret e fashizmit.
    Po jeni nje grusht more jeziter!
    Ne Lane ju hedhim,vetem duke ju”peshtyre”

  3. jani says:

    Provojeni dhe e shihni bythen pastaj. Ju behet zamzalla qe te shfryni nga te gjitha anet. Provojeni dhe e gjeni kete radhe ustane ne det ju hedhim legena .

  4. $$ says:

    I erdhi urdheri Saliut nga padronet e Athines se si duhet vepruar ne vitin e zgjedhjeve ptuuuu legena

  5. Indrit Osmani says:

    Turp! Nuk trembni askend jeni bere per te ardhe keq, qe Shqiperia nuk ka me opozite. zhgenjim total. Duhet te mendoni nje rithemelim. Jeni pa ide pa vizion, pa shprese. Dhe si fillim qeroni ate Lulin se eshte krejt peme pa kokrra. Suksese ne jete. Nga Indrit Osmani.

  6. lond says:

    Ti do perplasesh oe b..q.., se nendjen ke sherret e keni, ty do te pallohjm te parin se paske byth per per plasje, pastaj lulushen dhe salushen

  7. maali says:

    po provoje more fytyre e poshter se do shikosh te teme ne valle pastaj,cfare pushteti kerkon more i felliqur nuk e kuptoni se nuk ju do me njeri….

  8. Black jack says:

    Si bojne , sikur ju ha suma per miletin piss of shet Partia Demokratike , Pd= pederast

  9. Azio says:

    Qe kur keshtu more E.Spaho?
    Ku je more trim I xha Berishes!
    Po provojeni nje here.
    Ne pi..te sat eme do te perfundoni,Ti dhe bandit Sali Karaxhici si dhe cubat e tropojes,mamurasit,kamzes e qelbesirat e tjera te llojit tuaj.

  10. Korabi says:

    Ky duhet arrestuar per thirrje antikushtetuese.

  11. Faro says:

    Mor po cfar ankesash bene keta per zgjedhjet ne Diber dhe Erseke?!
    ASNJE!
    Asnje ne KQZ, asnje ne Kolegj, asnje ne gjykate.
    Atehetre??????!!!!!!!!!!!

  12. DRINI says:

    Ore Edmont -Muti ju te Pd, as edhe njihere s’kini fituar me voten e popullit ,ju gjithmone I kini vjedhur votat ,me 2013 populli votoi njihere e mire per ju se ju e shkaterruat ate vend,ju e dogjet,ju e shitet ,ju mbollet drogen ,ju e vrate ate popull dhe ju vazhdoni ti beni presion ati populli me perplasje ,por ta dini mire se po te vuri “URUGANI”perpara ska force qe tu shpetoje me o “BISHTUKA”te SHqupit ,por po afrohet koha per zgjedhje dhe ju PD-istat, dilni nji e nga nji ne intervista ku beni presione popullit, qe te siguroni karriken prape per 2017 por populli ju njef shume mire ju se ai “QEN -qe-leh”nuk te ha kurre ,pergjigjen ke per ta marre se shpejti o “KONE-E-PD.

  13. Hitch Pharre says:

    pa na i trego shkeljet per rastet qe permende ? legen, pervec rastit te mutit qe u kap me fuoristraden une nuk di rast tjeter.besoj e kupton ku ekam fjalen. Se sa trima jeni e kemi pare kur bridhnit rrugeve me 5 zagare. provoje te ngresh dore pa aresye se do te te trgojme nga ke dale .
    Kujton se jemi si qemoti ?! Jo jemi zgjuar e po ju ruajme te na jepni shkakun me te vogel qe tju dergojme atje ku nuk mund te ktheheni me. Leren kete vend te qete boll i bete gropen. Ne pushtet do vije ai qe do populli . Punoni e mos nxirrni jarge qe qura gjithe diten. Ne e dime qe ju nuk keni hallin tone. Ju provuam 20 vjet . Bollju dhame votat tona per tu pasuruar e per te shkateruar Shqiperine. Matu mire por jo me hijen e mengjesit. nqs do tju fluturojne trute do tju bejme te fluturoni ju vete. Mos ti pafsha syte !!!!

  14. Socialist says:

    Une jam gati te perplasem me motren dhe gruan e ketij

  15. BERISHA LARGOHU says:

    Keto e mbajne veten per parti demokratike , por as komunistet nuk kane bere deklarata te tilla, ma keq se komunistet jane keta shurra te PD-se.

  16. tonini says:

    O miku ,qe ty ste njeh kush per trim,kete e dine ata qe te njhin nga afer,po qe pak trima kane mbetur ne rradhet tuaja,dhe kjo dihet,po qe sju a var kush me ,kete e dine mbi 80% te shqiptareve,qe ka ikur njehere e pergjthmone koha juaj,kjo eshte vertetuar,po fatkeqesia juaj eshte qe ju akoma nuk e kuptoni si jeni katandisur,por mos u merzitni,qershori vjen shpejt dhe do ta merrni vesh se ku jeni.Meshire.

  17. Fatosi-kosove says:

    Keta dhe ky spaho jane “demokrat” prandaj duhet pasur kujdes sepse çdo here kur ka apsur zgjdhje kane vjedhur,blere e shkaterruar dhjetra mijera fletevotime si ne zgjedhjet e 2011 kur ristani ishte kryetar i KQZ,anuloi mbi 10.000 fletevotime per Ramen ne emer te “drejtesise” dhe “demokracise”,ligje keto qe jane te rezervuara dhe te pranuara special per PD-n,qe do te thot se vetem kur spaho dhe PD fitojne jane te vlefshme dhe te pranueshme,prandaj duhet reforma ne drejtesi dhe Vetingu qe ti tregohet spahos dhe kujt do tjeter se çdo kercenim denohet rende siq do te denohet çdo vjedhje apo blerje votash qe eshte metode e PD-s dhe e vet spahos,shpresoj qe pas Vetingut dhe filllimit te zbatimit te reformes edhe gjuha e krimineleve t ndryshoi pasi nder shqiptaret eshte eprovuar qe po i dhe dikujt gishtin ai te kerkon edhe krahun por po i tregove fundin ai te futet ne prapanice dhe te te l…..,i tille eshte spaho dhe shoket e tij kriminel qe kerkojne te jene vete Zoti ne shqiperi.

  18. Mete says:

    Provoke b..the q…e ta destabilitosh vendin se pastaj do te te fusim nga ke dale, plehre

  19. DETARI Atllantidhes? says:

    Kane dale kush e kush te kercenoje me teper !!!!!!
    Nuk jua ha mendja se deri ne zgjedhjet ….(mola)..…ka per ti bluar !
    Dhe kush flasin per zgjedhje te ndershme…………..
    Dhe kush flasin per aspirata dhe futje ne BE……te vetmit ne Europe qe votuan ….kunder hapjes se negociatave!!!!!!
    Po ikni more dhe mbutuni ne ndonji ….hauz mocalor……..
    ????????????????????????
    Prisni te ….shikoni disa gjera me pare…..,pastaj flisni po patet mundesi……
    ?????????????????????????????????????????????????????????

  20. endrrimtari says:

    Si nuk te vjen turp kur flet ne kete menyre more ushtar, mercenar i plakut, po 96 e harruat kur i vodhet votat dhe bete cfare u deshi qefi, po votat nuk kane mundesi te tjetersohen se populli u di mire kush jeni ju se cfare i bete ketij vendi dhe populli, prandaj beheni gjumin te qete se nuk keni per te ardh kurre ne pushtet me keto perplasje sic thua zotrote, se e keni tregu veten kush jeni, rri urte, vrej punen tate e mos u merr gjona te ketilla o i nerum deri ne detaje, populli pavaresisht bindjeve ne 2017 di te beje dallimin, nuk jemi me ne vitet qe bete pershesh cdo gje, hajt tung zotnia 420, harrojeni se vini ne pushtet me.

  21. Engjelli says:

    Shume i paafte. Shume i perdorur deri ne poshterim. Spaho. Cuditerisht je bir i dy prinderve shume te mire, te dy ishin anetare te PPSh, babai i juaj nje intelektual i perkushtuar si mesimdhenes dhe shume i ndershem, pra prinder qe nuk kerkuan kurre te perfitonin ofiqe apo para te pamerituara. Po ti cdo qe noton ne keto ujera te mallkuara? A te shqeteson fakti qe njerezit e tu nuk e votojne partine ku ti sherben, per pak interesa qe nuk arrin ti fitosh me aftesine tende?
    Pse bie kaq poshte, te besh per vehte nje fjalor kriminal, qe cdo dite e perdorin lulerija, nokerija, islamerija por qe edhe Ristani tanime nuk e perdor? Per kaq lire e shet vehten vetem e vetem qe te futesh si bythec edhe per here te fundit ne listat per zgjedhjet e ardhshme?
    E fundit: cilin kercenon ti mor i pafytyre per zgjedhjet? Popullin? Tie di mire se kurre nuk do behen zgjedhje qe desheron ti, sepse ju gjithmone i keni vjedhur zgjedhjet me bandat kriminale. Urrejtja e juaj ndaj Rames dhe Metes vjen sepse per here te pare pas 1990-tes, ne vitin 2013 koalicioni Rama-Meta nuk ju la juve te ShQUP-it te vidhnit votat. Kjo ishte fitore e madhe sepse per here te pare u thye miti i organizimit te vjedhjes se votes nga PD.
    Ti per cfar kercenon? Kercenon se kerkon te behen zgjedhje te ndershme? Mos u bej merak. Ta zgjidhin lale Rama, lale Meta kete hall bashke edhe me lale Idrizin, e kan merak vete ata kete pune! E di pse? Sepse tani mbas nje 4 vjecari te sukseseshem, vjen si uragan nje koalicion i madh dhe solid i cili jo vetem nuk ka nevoje per te vjedhur vota, perkundrazi, eshte ne nderin e tyre qe kete radhe, te organizojne zgjedhjet me te mira qe jane bere ndonjehere ne Shqiperi, kjo eshte ne dinjitetin e tyre, eshte ne nderin e shqiptareve te ndershem, eshte ne nderin dhe respektin ndaj faktorit nderkombetar i cili vlereson shume ndryshimet e medha demokratike ne Shqiperi, ne saje te nje drejtimi me kompetence te koalicionit Ps dhe LSI.
    Te jesh i bindur ti Spaho i mjere qe pas zgjedhjeve, ju te ShQUP-it nuk do keni mundesi te gjeni asnje shembull te vetem te deformimit te votes nga kjo maxhorance. Nuk kane nevoje Rama e Meta te ndotin duart si ju, nuk kane ndermend Rama e Meta te merren me keto pislleqe, pasi ata tanime e kan fituar besimin e plote te popullit shqiptar dhe miqeve Euro-Amerikan.
    Ustallaret e vjedhjeve te votave i ke ne stanin tend te ShQUP-it. Nuk harron ky popull masakren e zgjedhjeve te korrikut 96 e deri tek kryemasakra banditeske e kryer nga nje bande me ne krye Ristanin per ti vjedhur paturpesisht mandatin Edi Rames duke e shpallur nga fitues, ne “humbes” duke manipuluar kutite e votimit. Per kete masaker, ju e keni sot kete bandit nenkryetar te PD-se, apo zevendesin e Bashes. Vetem ky fakt e ka nxire fytyren e ketij lules qe ju i rrini para e mbrapa duke ju pergjeruar per nje post deputeti sepse nuk jeni ne gjendje te rroni me aftesite dhe djersen tuaj.
    Personalisht per ty do te te vlente edhe kjo shtese: Mund ti shkojne disa te tjereve gariblleqet por te them te drejten nuk mund te imagjinoj kurre se si mundesh ti te thyesh xhama, te djegesh godina, apo te vjedhes ndonje dyqan, jo se je me i ndershem se te tjeret por se nuk je ti per keto pune.
    Lere te merret Basha, Ristani , Noka e disa te tjere me keto pune.
    Nuk ke pse te marresh shembull nga kundershtaret tuaj politike, por te pakten kij njecike turp para sjelljes “zotnillekce” te Rulit, Selamit apo te Mimes.

    1. shaqo says:

      Gjynah, se ai nuk eshte nga ajo rrace, por recitori permendesh vjershen e Saliut.
      Megjithate, populli thote “ME THUAJ ME KE RRI, TE TE THEM CILI JE”.

  22. L leshi says:

    O spaho o beqir provoni nje 97 te dyte se kesaj rradhe do jua shtypim koken o plehra te ndyre.nuk do kete me maloke qe do ju dale ne krahe. ..parti qelbesirash dhe kriminelesh.

  23. Treviso says:

    Une do te isha i mendimit qe te filloje njehere zbatimi i vettin-ngut, dhe pastaj te shikojme se sa politikane te partise demokratike do ti rezistojne atije. Pasi te filloje zbatimi i vettin-gut a do te guxoje kush nga partia demokratike te beje ultimatume? Koha do ta tregoje. A do te ngrejne me koke kafjozet e partise Demokratike? Kjo u vertetua nga kryekrimineli berisha. Sapo kaloi Vetti-ngu nga kushtetuesija kryekriminelit ju nxi fytyra dhe ju more goja. Viti i ri 2017 do te hyje pa zhurmen e madhe te mafjozeve te partise Demokratike. Janari i 2017 i hap rrugen te flasin politikanet e ndershem te partise Demokratike.

  24. Dajti says:

    Po kushe ju vjen mbrapa ju o injorane tani populli e kupton injarancen tuaj dhe te kqijat qe ka bere PD me kriminelinSali

  25. tekniku says:

    Po he mor bythmut dil njehere ne shesh dhe na trego perplasjen.Ne demokraci ka rregulla loje paqesore o njerez te tjetrsuar ne primitive sipas trurit gysmak te Berishes.Edhe 100 vjet do mbeteni ne opozite me kete llogjike pule.

  26. Peco says:

    Shume seriozisht e keni marre ore vellezer. Te ishte se kercenon Aldo Bumci, epo hyqmylyla, sepse atij i ka lezet dhe eshte trim, Po c’keni me zotin Spaho, ai shakaze po ben, shakaze! Gjynah! Mua me vjen keq per zotin Spaho, eshte i vockel. Vertete gjynah! Sidoqofte, ne rast te ndonje zallamahije apo rreziku, ju keshilloj te tregoni kujdes te posacem dhe te ruani organet e qejfit nga ndonje demtim eventual, pasi me gjatesine qe ka, deri aty arrin zoti Spaho ti beje dikujt dem.

  27. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ata qe mendojne se do jene ne listat per deputet,do krijojne kompanine,me komandant Lulin !
    Nga mosha,ky “ushtar” nuk eshte i preferuar,me sa duket do angazhohet per prapavijen.
    Mos u habisni,te tjere emra “trimash” do rreshtohen ne krahe te SPAHOS,por me nder te hane m…. !
    Kane filluar te ndjejne humbjen,kerkojne ta justifikojne ate

  28. "horri i bulevardit" says:

    Or qelbsira, keni per t HENGUR S KRAHU DHE DIHET QE Ssdo ti pranoni zgjedhjet, por kete rraadhe mutin do ti hani popullit, bejini thirrje edhe atyre 300 mamurrzakve qe shpreson salehu, por ta dini se kete rrah do tju fusim HURIN NE BYTHE.

  29. petraq says:

    mortja e hengert ate gazetare qe ka mare ne interviste spahon dhe mos bifte ne dhe fare se ajo e spahos qe flet me gjuhen e berishes.kurre nuk keni per te fituar zhjedhje se populli eshte me edfi ramen dhe ilir meten.dhe asnje here nuk ka pas blerje apo vjedhje ato i keni bere ju.por kerkoni vetem pretekst por nuk do realizoni dot asgje se sa te nxirni gjuhen populli do ju perdredhi qafen.

  30. ToniTR says:

    Do sjelli Luli protestues nga Hollanda se elektorati ne Shqiperi i ka firuar me kohe!

  31. Shoku says:

    Per te mos u zgjatur Mondi, ju genjen mendja per nje ..97 te dyte,as mos te te shkoj nder mend,meqe po del nga goja jote. Te te vije turp,ashtu sic ne vjen ne qe te kemi patur shok,jo per faktin qe je tek PDja,sa kur flet keshtu me gojen e ndyre te sali berishes,te futur ne gojen tende. Ne je i zoti beju vet vetja,e jo te terheqi prej hunde sali berisha me lulzimen.

  32. Kola says:

    Qe ta themi cope te verteten, duhet te theksojme se PD eshte haset kombetar qe me cdo menyre i duhej shkeputur kthetrave te familjes mafioze dhe klaneve serbe qe u ishte vene ne sherbim. Kjo gje duhej bere qysh kur PD humbi pushtetin dhe presioni i UDB-se mbi te, beri qe ajo te katandiset ne kete mjerim. Se cdo bejne tani e tutje, eshte puna e tyre, se c’do beje populli me te, po vazhdoi kercenimet fashiste, kete e ka ne rreze te veshit dhe do e paguaj shtrenjte. Fal me shnet. Kishim dikur nje parti demokratike qe u shnderrua ne bisht te agjenturave serbe dhe shkoi tutje. Jeta e shqiptareve do vazhdoje edhe pa keta gjakshprishur.

  33. Bond says:

    Po c’ne mo ti Mondi me kete gjuhe cubash e horrash?! Ti je bre djalke i ‘mbare’ pe Korce! Te lutem, mos dil nga vetja se nuk ke asnje shans te behesh cub malsie!
    Qetesoju se ti e di mire qe PD nuk ka fituar ndonjehere qe nga viti i larget 1992. Por fati i juaj eshte qe te huajt si rregull kane vendosur ne Shqiperi sistemin e rotacionit cdo 8 vjet! Ti e di qe votimet jane sa per sy e faqe dhe pushteti lihet ne tavoline!
    Prandaj i dashur Mondi keni boll kohe deri ne vitin 2021 te pastroheni nga e kaluara kriminale, dhe te reformoheni e demokratizoheni sic duhet, duke u cliruar perfundimisht nga bandat, sigurimsat, klepto-komunistat, agjentet, kriminelet, etj.

  34. Shijaksi says:

    keni vjedhur kaq vite,mor te poshter te korruptuar,keni ber si ju ka dash qefi me shqiptaret,aty do te rrini ne opozit per nja12 vjet ,na ktheni detin mbrapsht,na shporrni varrezat greke ,shqiperia e shqiptareve VDEKJE TRADHETARVE

  35. TRAPI says:

    PSE DUHET TE VOTOJME PER JU…PRONAT I RIVODHET.PARET I VODHET,BETE SARAJE ME TO,,SALIU KA PRONA ME TEPER SE ZOGU DHE VERLACI,,KA FEMIJET BISNSMENE TE SUKSESSHEM,,,SHITI SI DESH VODHI SI DESH,,KU I GJETI PRONAT ,,JA DHURUAN PRONARET SE I SOLLI DEMOKRACINE,,,,PD ISHTE VATER MINJSH TE SIG TE SHTETIT DHE ESHTE TANI CERDHE,,,SA PER PS E DIME SIC ISHIN JANE..SALIU U VU PER TE SHPETUAR BYRONE ME GJYGJE KAFESH….

  36. Teuta says:

    Ja ketij i them une demokrat! Ky Spahua eshte demokrat i devotshem,packa se ka ne shpirt ndjenjat fashiste. Ky thote ,o si duam ne ,ose nuk ka zgjedhje. PO, po ,e ke mire , o Spaho kjo eshte demokraci ……. Kot kemi thene se ne demokraci ka rregulla e fiton ai qe ka shumicen e popullit me vete. Jo mor jo! Do behet si duane kriminelet.,si do ish sherbetori i bllokmeneve.
    IDASHUR POPULL! Ja kjo eshte demokracia e Partise Demokratike ( nenkupto partia fashiste e naziste se bashku) Keta thone o ne , o s’ka tjeter. Perplasje,vrasje me njeri tjetrin qe te behet LUli kryeminister,qe te behet Spahua kryetar kuvendi,qe te behet Paloka minister ,e sidomos Flamuri minister i brendshem…. perplasuni te rinje, PO nena e motra te perplasemi ne e ju te visheni me te zeza. Nuk ka rendesi se do vriten 3000- 4000 njerez,si ne 1997-ten,rendesi ka qe te rrij rehat Saliu. Te bredhi Shkelzeni me grate ne ishujt me moderrn,te mos i prishet qetesia te vilat e ndertuar me “djersen e babit” ( nenkupto djersen dhe gjakun e 29 te vrareve ne Gerdec) me “djersen e burrit te tezes,pavarsishte se baba nuk e njihte. PO,mor po, do perplasemi ,o Spaho profesori, qe ti te kapardisesh atje maj karrikes ,kur nenat e baballaret, motrat e vellezerit,,gjyshrit e gjyshet te shkojne ne vorreza e te vendosin lule mbi djemte e tyre… Per ju nuk ka zgjedhje ,per ju ka force ,per ju ka vetem pushtet me gjak. Pushtet me gjak si e mbajtet me 21 janar e sot hidhni valle mbi gjakun e 4 te vrareve. gajaseni e hidhni valle atu mbi gjakun e baballareve te atyre femijeve qe ende nuk u kane shteruar lotet. Po mor Spaho profesori ,pa tjeter qe ,o do behet si thoni JU,ose te derdhet gjak. UNe jam dakort me ju ,por dua qe Ju te shikoni femijen tuaj te shtrire aty mes bulevrdit e te jete gjkosur bulevardi me gjakun e tij . Po pash femijen tuaj,une po ta them burri -burrit se nuk do ta kursej jeten per JU……

  37. Treviso says:

    Thenja e Spahos nuk eshte nje thenje e re. Ashtu siç eshte katandisur PD vetem anarshi kerkon, per te shpetuar ato qe kan vrare e kan vjedhur.

  38. kundraxhi says:

    Mondi, shiko se po kruhet shume byça. O shqupsi rrumaduc e shpirtlig. Tani po e ndjeni TE GJITHE ju shqupsat se po rreshqet toka nen kembe. Sado qe ke titull nuk do behesh dot profesor i vertete. Tani as Berisha nuk do te ndihmoje dot. Kurse Basha do jete i zene me by… e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *