Plagosi vjehrrën, vjehrrin dhe kunatin: Tenton të vetëvaret në qeli Marjan Levanti

levantMarjan Levanti, 37 vjeçari i arrestuar për plagosje të trefishtë pas një sherri në familje, ka tentuar të vetëvaret, duke prerë në rripa batanijen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.20 pas mesnate në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Ai ka tentuar t’i lidhë rripat tek hekurat e dritares, por është parë nga punonjësit e policisë me shërbim tek dhomat e paraburgimit. Pasi u ndalua, ai në Spitalin Nr.5 për të marrë ndihmë mjekësore.

Plagosja e trefishtë:

Më datë 23.12.2016, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, tek një banesë private, ka të plagosur, dhe autori është larguar.

Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë i mundur identifikimi dhe kapja në kohë rekord, e më pas arrestimi i shtetasit: Marjan Levanti, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”

Ky shtetas, dyshohet se pas një konflikt për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasit, F. K. (ish vjerri), 72 vjeç, Q. K. (ish vjerra), 69 vjeçe dhe A. K. (ish kunati), 47 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikur për jetën.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *