Sabit Brokaj: Reforma në drejtësi të nisë me "Gërdecin" e "21 Janarin", të përlyerit të shporren nga politika. Pse PS-LSI do shkojnë bashkë në zgjedhje...!

25 Dhjetor 2016, 13:27Politika TEMA

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj deklaron se me zhbllokimin e ligjit të vetingut dhe hapjes rrugë të reformës në drejtësi duhet të fillojë menjëherë zbatimi i saj. Sipas tij, sistemi i drejtësisë dhe klasa politike duhet të jenë ato që duhet të përballen të parat me pasojat e reformës. Ish-zyrtari i lartë i Partisë Socialiste thekson gjithashtu se ishte këmbëngulja e popullit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar që solli miratimin e reformës, pasi klasa politike qëllimisht e zvarriti atë për një kohë të gjatë.

Brokaj thotë se ndër veprimet e para që duhet të ndërmerren me fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi është hapja e atyre dosjeve  të mëdha, për të cilat drejtësia nuk ka bërë drejtësi; përmendim këtu dosje të tilla si ajo e 21 Janarit apo dosja e Gërdecit. Ish-ministri është shprehur se individë të caktuar që janë përfshirë në afera tentuan që të bllokojnë vetingun dhe zbatimin e reformës. Brokaj gjatë një interviste për gazetën “SOT” ka thënë se të gjithë të korruptuarit duhet të largohen një herë e mirë nga politika shqiptare.

Në fund, Sabit Brokaj flet edhe për vijueshmërinë e koalicionit PS-LSI. Ai parashikon që dy partitë të jenë bashkë në pushtet pas zgjedhjeve të 18 qershorit 2017 dhe thotë se PD është shumë larg ardhjes në pushtet. Sipas tij, askujt nuk i intereson që të shkojnë të ndarë, pasi fitorja është e vështirë.

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimin e Partisë Demokratike për anti -kushtetutshmërinë e ligjit të vetingut, duke i hapur rrugën fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi. Ku mendoni se duhet të fillojë kjo reformë dhe kush duhet të jenë të prekurit e parë nga ajo?

Së pari, dua të theksoj se populli shqiptar ishte ai që e dëshiroi më shumë reformën në drejtësi, shumë herë më tepër se elita e tij, dhe kjo është e kuptueshme. Elita e korruptuar dhe me shumë probleme, u mundua që ta pengojë duke përdorur çdo marifet, por gjithsesi ajo u realizua. Pavarësisht këtyre, preferoj ta shoh me optimizëm realizimin e saj. Se nga duhet të fillojë zbatimi i kësaj reforme kaq të rëndësishme, mendoj se është e qartë, përderisa bëhet për të pastruar drejtësinë dhe politikën. Fokusi i parë besoj se do të jetë drejtësia, pra pastrimi i saj. Më tej sigurisht që reforma do të ketë efekte edhe në pastrimin e klasës politike në vend, në këtë drejtim mendoj se ishte shumë e domosdoshme dhe sigurisht që duhej bërë shumë kohë më parë.

Është fakt tashmë që klasa politike në vend nuk e ka pasur me shumë dëshirë realizimin e reformës dhe kjo po shihet shumë qartë me zvarritjen e saj. U bënë shumë përpjekje për të ndalur vetingun, ndërsa tani janë ankimuar dhe ligje të tjera që mund ta zvarrisin procesin. Pse ka ardhur kjo?

Në fakt, rruga e miratimit të reformës nuk ishte aspak e thjeshtë. Pati normalisht pengesa nga klasa politike, sidomos nga Partia Demokratike. PD i përdori të gjithë mundësitë, bëri të gjitha lojërat për të bërë të mundur shtyrjen në maksimum të fillimit të zbatimit të reformës, pra në një farë mënyre ndihmoi në mosbërjen e saj. Ndaj siç e thashë, reforma erdhi më shumë si rezultat i dëshirës së madhe të popullit shqiptar, por edhe faktorëve të huaj, që vazhdimisht kanë bërë apel për realizimin e saj, madje duke e vendosur edhe si kriter kryesisht për proceset integruese. Natyrisht duhej të ishte bërë kohë më parë dhe tashmë ne do të ishim duke folur në një moment tjetër, por ka qenë pikërisht mungesa e vullnetit të klasës politike që ka sjellë vonesa në këtë drejtim.

Si e shihni rolin që ndërkombëtarët patën në hartimin e reformës në drejtësi dhe këmbënguljen e tyre që ky proces të mbyllej sa më parë, në mënyrë që të fillonte zbatimi i reformës? A do bëhej reforma nëse nuk do ndërhynin amerikanët dhe gjermanët?

Jam shprehur shumë herë se reforma në drejtësi mund të bëhet vetëm nga ndërkombëtarët, të cilët do të përgatisnin tekstin e reformës nga fillimi deri në fund, që do t’ju vendosej ligjvënësve dhe votuesve parlamentarë në tavolinë për ta votuar me domosdo, dhe pastaj të fillonte një epokë tjetër, duke i shporrur të gjithë të përlyerit nga skena politike. Realisht kështu ndodhi, dhe ne jemi dëshmitarë të rolit dhe këmbënguljes dhe kërkesës së vazhdueshme të tyre. Ajo që mund të them është se një pjesë e kësaj praktike u krye, ndërkombëtarët e dhanë tekstin për parlamentarët, ndërkohë që klika u mundua ta ndryshojë tekstin, ta zbusë, ta përshtatë dhe ta bëjë sa më të pavlefshme, por nuk e ndryshoi dot thelbin, falë dhe këmbënguljes së ndërkombëtarëve.

Dihet që gjatë këtyre viteve, drejtësia ka mbyllur mjaft çështje të mëdha edhe të dyshimta. Përmendim këtu dosjen e famshme për ngjarjet e 21 Janarit apo dosjen e Gërdecit. Mendoni se me fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi, këto dosje të dyshimta duhet të rihapen edhe një herë? 

Normalisht, unë mendoj se të gjitha ato procese apo çështje në të cilat drejtësia ka bërë padrejtësi, të gjitha normalisht do të kalojnë në këtë lloj filtri. Janë procese me karakter historik, të deformuara gjatë rrugës së tyre dhe të pambyllura. Normalisht nëse nuk merren me këto çështje madhore për vendin dhe klasën politike, atëherë vajhalli do të merren me 5 eurot false të Dash Tahirit?! Pse kjo është reforma që kanë pritur qytetarët shqiptarë? Kështu që unë e besoj dhe them me siguri se, pikërisht, reforma do të fokusohet në çështjet madhore, krime të mëdha të pushtetit, të cilat populli e di shumë mirë se nuk u gjykuan. Me këtë reformë është momenti të dalin në dritë.

Na ndajnë edhe pak muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.  Mendoni se Partia Socialiste dhe LSI do të jenë së bashku në një koalicion parazgjedhor apo keni dyshime në lidhje me funksionimin e koalicionit gjatë këtyre viteve?

Personalisht, unë besoj se të dyja partive, si Lëvizjes Socialiste për Integrim ashtu edhe Partisë Socialiste u interesojnë që të dalin bashkë, pavarësisht atyre “lojërave” që bëjnë, nëse do të përdorja një fjalë të tillë. Sa i përket çështjes nëse duhet që të dalin në zgjedhje në një koalicion apo duhet që të bëjnë koalicion pas përfundimit të zgjedhjeve, personalisht mendoj se çdo parti e madhe duhet që të dalë e vetme në zgjedhje për t’u matur, për t’u përballur me elektoratin, ndërsa koalicionet mendoj se duhet të përcaktohen pas përfundimit të zgjedhjeve. Por deri sa ligji i tanishëm është i tillë, jam i sigurt që PS dhe LSI do të futen bashkë në një koalicion. Arsyeja mendoj unë është shumë e thjeshtë, sepse LSI nuk ka shanse që me Partinë Demokratike të vijë në pushtet. Faktet tregojnë qartë që Partia Demokratike është shumë keq dhe e ka të pamundur që të vijë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme. LSI e di mjaft mirë këtë, ndaj nuk ka asnjë arsye për të rrezikuar. Në këto kushte e ka më të lehtë që të bëjë zgjedhjen më racionale duke qëndruar në pushtet.

10 komente në “Sabit Brokaj: Reforma në drejtësi të nisë me “Gërdecin” e “21 Janarin”, të përlyerit të shporren nga politika. Pse PS-LSI do shkojnë bashkë në zgjedhje…!”

  1. vaso says:

    Ku ka koalicion ka pazare.Ku ka pazare ka korrupsion.

    1. reforma drejtesi si LSI says:

      te nisi me edvin ramen e ilir meten, zabit kamunisti i djallit…
      si mund te fillohet me gerdecin kur akoma ke Adriatik Pallen apo Visho Ajzain, Bujar Nishan Ataturkun dhe LuLuBashen., Dizdarin apo bashkimin etj etj, o kamunistat e djallit…


      pse me reforma Partie behen keto pune o zabit enveristi.

      1. Edkari says:

        pse mos te filloj nga vrasjet e 2 prillit e rebelimin komunist te 97

  2. LIMOZ says:

    TE NISI ME HERET DUKE TE PERFSHIRE EDHE TY

  3. partia ime says:

    E Mjera Shqiperi, ku ka ngelur!
    Njezete e pese vjet pas renies se Sistemit (te Zabit Brokajt)
    del Zabiti dhe ben thirrje qe te spastrohen zabitet si vetja e tij…
    turp, turp turp…sa s’ka vrime miu ku te futet ne brimat ku duhej te ishin fshehur keta njerez…

  4. Il says:

    Kush ishte shkaku i 21 Janarit?!

  5. zhaku i pamposhtur says:

    Nuk i kuptoj dot këto lloj politikash..ky z brokaj më kujton n cekën dikur kur i ndryshoi drejtimin. turmës së egërsuar..po lërjani drejtësisë ttë vendosi se kë do hettoj dhe nga çperiudhë të filloj??pop thot një fjal të urtë: po më bëre prift mos ma rruaj mjekrën..gërdeci dhe 21 janari nuk lajnnë dot të gjitha padrejtësit qqë i jan bër këtij pop,duhet të mbyllim njëher kapitullin me ish nomenklaturën..pra gjyq traansparent për të gjith ata që shtyypën këtë pop duke filluar nga. n hoxha e deri tek ai sigurimsi që të rrinte poshtë dritares..në gjyq edhe sharlatanët që na sollën demokracin me ato pardesyt bezh..në gjyq ata që na ulën janullaton në krye të koash..në gjyq ata që lejuan firmat. piramidale.në qyq ata që jan përgjeegjës për 97..në gjyq ata politikanë që fshiheshin pas bandave ata që vodhën thesarin e shtetit ata që merrnin rryshfet për çdo leje ndërtimi..gjyq për gërdecin e21 janarin transparencë për rrugën e kombit dhe tenderat ..nqs do vëmë drejtësinë në vënd duhet të sqarojmë pak këto plagët e vjetra sepse vatra e infeksionit vazhdon të prodhoj qelb , mos u mundoni të vini gardh dhe të diktoni se kush e si do të dëniohet dhe gjyqi të jet i hapur e transparent e jo nga njërës të korruptuar..politika nuk ka pse përziehet me drejtësinë. populli është sh i zhgënjyer dhe në rast se nuk i jepet një. shans drejtësisë atëher mund të ndodh ajo që ndodh gbithmonë tek popujt e shtypur..pra revolucioni..(i cili është ilaçi ideal për shqipërin e sotme..)

  6. Mirand says:

    Vettingu fillon me krimet e komunizmit,me shikasit e Berishen,me Ilir.Metrn dhe me Edi Ramen dhe vilen e tij!

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Po krimet e diktaturen ku i le zotrote
    Ke qene pjeze e saj
    Po 97
    Metti me radhe
    MOS bej si ke barcaleta e pal vates
    Kur i thane u mbaruan tullat per katin e 2
    Filloni te 3 tin tha pali.
    Te ndeshkohen te gjitha krimet
    Edhe ato ekonomike.
    Mallku qofshi komuniste
    E shkaterruat Shqiperine.

  8. sherifi says:

    Po vetingu nuk duhet te filloi nga Gerdeci dhe 21 Janari o zotni, pa permendur krimet e shumta qe i’u bene ekonomise se vendit qysh ne fillimet e demokracise, po te pakten viti i zi 1997 qe u vrane rreth 4000 persona nuk duhet anashkaluar, brsoi se 1997-ta eshte me i tmerrshem e dhe se Gerdeci edhe se 21 janari, kuptohet , pa i lene dhe keto pas dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje