Tiranë/ Punonjësi i bën “puçin” pronarit, i merr 4.5 milionë lekë nga kasaforta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

safePunonjësi i një firme private në Tiranë është denoncuar nga polici pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash nga kasaforta e kompanisë.

Denoncimi në policinë e kryeqytetit është bërë nga menaxheri i firmës në rrugën “Reshit Petrela”, F.I., 57 vjeç.

Menaxheri ka deklaruar në polici se punonjësi E.P., 41 vjeç në përfundim të ditës së punës ka marrë nga kasaforta një shumë prej 450 mijë lekë të reja, shkruan Panorama.

Pas denoncimit, policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *