“Vetting”-u, KE mbyll procedurat e përzgjedhjes së monitoruesve ndërkombëtarë. Gati “filtri”…

komisioni europian selia 1Komisioni Europian është në përmbyllje të procedurave për të zgjedhur përfaqësuesit ndërkombëtarë që do të jenë pjesë e operacionit ndërkombëtar të monitorimit sipas dispozitës në Kushtetutën e Shqipërisë.

Në përgjigjen e kthyer pas interesimit të Ora News, Komisioni Europian thekson se institucionet e BE-së po punojnë për të përcaktuar hollësitë e operacionit monitorues në të gjithë komponentët, ndërsa bisedimet për përgjegjësitë dhe konfigurimin e tij vazhdojnë ende.

Operacioni ndërkombëtar i monitorimit është i sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë të miratuar me 21 korrik dhe do të jetë pjesë integrale e rivlerësimit të gjithë trupës gjyqësore në vend.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë do të monitorojnë procesin e rivlerësimit në të gjitha nivelet e tij, duke filluar që nga mbledhja e dokumentacioneve në institucionet ndihmëse si ILDKPI apo SHÇBA dhe më pas në Komisionin e Kulifikimit dhe Kolegjin e Apelimit.

Operacioni ndërkombëtar i monitorimit do të jetë përcaktues edhe në përzgjedhjen e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin, Komisionin e pavarur të kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit.

Përmes listave me emra, ndërkombëtarët do të veçojnë në listën e bardhë kandidatët e pastër dhe në listën e zezë kandidatët që nuk e kalojnë testin dhe më pas do të jetë kompetencë e komisionit parlamentar ad-hoc për të lënë në fuqi apo për të rrëzuar vendimin e ndërkombëtarëve.

Rrëzimi i vendimit të operacionit ndërkombëtar do të kërkojë pesë nga gjashtë votat e komisionit parlamentar, duke e shëndërruar praktikisht vendimin e ndërkombëtarëve në të pakthyeshëm.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““Vetting”-u, KE mbyll procedurat e përzgjedhjes së monitoruesve ndërkombëtarë. Gati “filtri”…”

  1. DETARI Atllantidhes? says:

    He ,pra,…….dajakun atyre qe e kerkojne dhe meritojne !
    Se jemi teper te lodhur nga pritja e gjate .
    Poshterimi qe na ka bere klika e UDB se, nuk mund te durohet me !
    ????⛔???????????⛔????
    ??????????????
    ??????????gezuar 2017??????????

  2. Aureli says:

    ku do shkoje Fatmira ish gruaja e “heroit” qe mbushi furgonin me paret e ben qimes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *