Vetting-u/ Si do hetohen gjyqtarët, nga familja deri te krushqit

25 Dhjetor 2016, 09:32Politika TEMA

Pastërtia e figurës për gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut do të kërkojë të dhëna të detajuara edhe për familjarët e tyre. Do të duhen vetëm dy javë që nga botimi në Fletoren Zyrtare i vendit të Gjykatës Kushtetuese, që ligji për kontrollin periodik të gjyqtarëve dhe prokurorëve të nisë nga zbatimi. Çdo gjyqtar, prokuror apo i punësuar në sistemin e drejtësisë do të plotësojë 3 formularë, që plotësojnë procesin e vetingut.

Në këto formularë, gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u kërkohen të dhëna të detajuara mbi aftësinë profesionale, pasurinë, por edhe të dhëna mbi figurën e tyre. Formulari më i rëndësishëm që kërkon të dhëna të detajuara jo vetëm për gjyqtarin dhe prokurorin, por edhe për rrethin e tij të krushqisë është ai që lidhet me sigurinë. Në formular përdoret termi “të afërm” dhe që nënkupton (vëllezërit, motrat, të afërmit si rrjedhojë e lidhjeve martesore, nipër/ mbesa, gjyshërit, tezet/halla, dajë/xhaxhai, kushërinj të parë, kushërinj të dytë, krushqi.

Në këtë formular, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të tregojnë nëse kanë pasur takime apo biseda telefonike me persona të përfshirë në krimin e organizuar, nëse kanë pranuar dhurata nga këta persona. Por sqarimin më të saktë se si do të bëhet kontrolli i familjarëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve e dha gjatë diskutimit të ligjit të vetingut në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi kreu i EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville. Sipas tij, si provë e lidhjeve me krimin mes të gjyqtarëve e prokurorëve do të shërbejnë edhe foto apo video nga ceremoni të ndryshme, shkruan Panorama.

“A mund të kemi mjaftueshëm evidencë, që në fund ne të bëjmë një gjykim. Këta tregues, për shembull, mund të kemi që transportojnë para, fluturojnë për në Vjenë, bëjnë shkëmbimin në euro dhe kthehen me to, ndoshta nuk mund t’i kenë deklaruar ato 10 mijë eurot, apo marrin një makinë dhe ajo drejtohet nga persona, të Pastërtia e figurës për gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut do të kërkojë të dhëna të detajuara edhe për familjarët e tyre të cilët nuk i njohin fare, ose një makinë që mund të transportojë drogë. Pra, keni tregues të tillë.

Nuk është subjektive, por është një vlerësim që duhet të bëhet dhe, sigurisht, vlerësimi i ‘background’­it është një nga instrumentet më të vështira që kemi dhe ne duhet të kërkojmë një sërë treguesish. Por, nëse ju keni gjithashtu një fotografi ku janë këta njerëz, apo ceremoni martese në Jug, në Sarandë apo Lazarat, në mes të një fushe ku kultivohet drogë, dhe ju të thoni që nuk i dinim këto plantacione, mund t’i koleksiononi këto gjëra”, deklaroi Deville. Krijimi i strukturës që do të realizojë kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një kompetencë që i takon Presidentit të Republikës. Presidenti, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, duhet të shpallë thirrjen publike për aplikantët që kanë interes, që të jenë pjesë e institucioneve të rivlerësimit.

10 komente në “Vetting-u/ Si do hetohen gjyqtarët, nga familja deri te krushqit”

  1. tfgs1 says:

    hahahaha,mqse larot martohen nga 7 here e cdo njeri prej tyre ka nga 17 kusherinje e 40 kryshq i bie qe gjysma e qytetit te dal perpara DREJTESISE!!!!
    pordhe me rigone,VETING ne je burdhelo sunite nuk behet,shikoni birazeret turq si i trasportojne dollaret me kuti kepucesh……..

    1. albanistan says:

      kujt i thua kamunistave te djallit…


      vetingu te filloje nga vete Edvin rama…besoj se kjo i tmerron kamunistat…..

  2. Malo says:

    Ne Shqiperi eshte i korruptuar sistemi politik jo vetem gjyqesori. Prandaj duhet nje vetting per gjithe politiken nga deputet e me radhe drejtues e ish drejtues te larte e ishdeputete. Vetem nje pastrim i tille do te shendoshe shtetin tone dhe do te kemi rezultate pozitive ne shkalle kombetare. Ne te kunderten do te ngelim ne batakun e thashethemeve dhe te hakmarrjeve dhe do te kthehemi ne nje gjiriz te madh ku asgje nuk merret vesh.

  3. Tirana says:

    Mos u gezoni kot me kete vetingun. Ja pse: 1.Thuhet se gjyqtaret po dhane dorheqjen nuk i nenshtrohen vetingut. Kjo do te thote qe largohuni dhe t’i gezoni ato vila,shtepi me qera, garaxhet per parkime, oret e cantat e florinjta, denimet qe kini dhen ne kundershtim, vendimet e tjetersimit te pronave…………. LARGOHUNI VET E T”I GEZONI. Pra ne na rroje VETINGU. 2. Veringu I famshem nuk na prekerka politikanet. Po kush e katandisi drejtesine ne kete pike? Kush I pengoi hetuesit te hetojne 21 Janarin ? Kush e quajti kryeprokuroren ” Kurve bulevardi” dhe presidentin ” Kurvar bulevardi’? Ku I gjeti leket per vilen ne Lales,ky person me emrin Sali Berisha e salinjte e tjere? Ku I gjeti parate ajo qe llomatit ne c’do seance parlamentare se qan hallin e popullit , ajo VOkshi ? E po nuk shkuan ne gjyq para gjykatesve te kulluar nga vetingu, Sali Berisha, Fatmir Mediu per gerdecin, Sali Berisha, Lulzim Basha e ata qe qelluan mbi te pafajshmit e vrare me 21 Janar , NUK KA VETING. NUK KA BESIM AS TE AMERIKA E AS TE EUROPA. Vetingu duhet shtrire e deri ne ata trimat e zyrave HIPOTEKARE qe kane bere kerrdine me tjetersimin e pronave.

    1. Bushi says:

      TIRANA! Je shume i saket me komentin tend.Vertet vetingu qenka kote fare,kur u le gjithe ate pasuri qe kane vjedhur per vite te tera dhe popullin fukara.Edyta:nqs vetingu nuk prek politikanet,qe ata kane bere kerdin me te vjedhur,eshte kote fare.Populli shqipetare do te dali zhgenjyer nga reforma ne drejtesi. Reforme i thençin se reforme nuk eshte.Kjo do te jete poshtersia me e madhe,qe i behet popullit shqipeatre.Mashtrimi me imadhe deri sote.Prandaj,duhet nje kryengritje e pergjithsheme,per t’a rrezuar kete kaste te koruptuar,duke mbajtur edhe nje qendrim shume radikal edhe ndaj nderkombetareve.Po bejne vetem nje vrim ne uje.

  4. dani says:

    @tfqs1.me mire ne kuti te kepuces sesa si papandreu qe vodhi 500milion Euro dhe I transferoi ne zvicer emer te nenes 90vjecare.shqiperia eshte vend I vuajtur por ka vetem 25 vite demokraci.por greqia ka 150 vjet shtet dhe ka falimentuar 4 here.tani keni 350 Euro borxhe dhe 50% evasion fiskal.tamam rrace jevgjish

  5. Tralala says:

    Mos u hiqni te ditur o njerez, se perndryshe nuk do kishim kete drejtesi. Ata qe po na tregojne cfare duhet bere per ta ndryshuar ate, e kane bere me pare ne vendet e tyre dhe ne disa vende te ballkanit. Ne keni vetem llafe dhe mosbesim. Mos komentoni per cdo gje o njerez. Mos u hiqni te ditur se deri tani kemi treguar se dime vetem te ham te dhjesim e te prishim.

  6. Maloku says:

    Nderkombetaret drejtojne vetingun e gjyqtareve, dhe prokuroreve – te ndyrit s’kane nga te perdridhen. Ata qe mbesin jane te pa perlyer. Ata qe mbesin, me mbeshtetje te BEse and SHBAse, do jene ne gjendje te bejne vetingun e politikaneve dhe te tjereve. Drejtesia eshte shtylla kryesore e shtetit. Me sherimin e saj te gjitha tjerat bien neper vendet e tyre.

  7. ZZZZZ............. says:

    AFTESINE PROFESIONALE …??POR ATA DIPLOMAT I KANE FALLCO ….KUSH I HETON ATO……?????!!!!!!!1

  8. uskania says:

    Po u pastrua drejtesia, ajo e ben vetingun e politikaneve, mos u beni merak. Pse politikanet nuk e duan reformen ne drejtesi? Sepse u vjen rradha atyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje