Ballkanasit dhe shqiptarët, me ambientet e punës më miqësore në Europë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

tabelaShtetet e Mesdheut dhe të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, që historikisht njihen si popuj më të dashur e të ngrohtë, rezultojnë të kenë ndër ambientet e punës më miqësore në Europë, sipas një vrojtimi të Komisionit Europian për kushtet e punës me vendet e BE-së dhe ato kandidate për vitin 2015.

Shqipëria e ka pikëzimin në indeks 80 (nga 0-100, ku sa më i lartë aq më pozitiv), në linjë me Spanjën, Bullgarinë, Maltën, Greqinë Turqinë, ndërsa rekordin për ambient më social në punë e mban Maqedonia (shih grafikun), raporton Monitor.

Më jo socialët në ambientet e punës janë Franca, Holanda, Slovakia, Italia, Suedia, Gjermania.

Indeksi i mjedisit social mat së sa punonjësit përjetojnë (në anën pozitive) marrëdhënie mbështetëse sociale dhe (në anën negative) sjellje jo sociale, si ngacmim apo dhunë në vendin e punës.

Indeksi përmban 15 tregues, ku punonjësit pyeten për sjelljen antisociale (abuzimi verbal, kërcënimet, vëmendja e padëshiruar seksuale, ngacmim etj) dhe mbështetjen sociale (respekt, vlerësim nga pronari, ndihmë dhe mbështetje nga kolegët dhe menaxheri).

Dallimet sipas sektorëve për gjithë shtetet janë të moderuar: pikët më të larta për mjedisin shoqëror janë raportuar në bujqësi (81) dhe shërbimet financiare (80), ndërsa transporti (72) dhe shëndeti (73) raportojnë më të ulët. Sipas llojit të punësimit, punëtorët e krahut dhe punëtorët bujqësore raportojnë mjedisin me cilësi më të lartë shoqëror (të dyja shënuan 81), ndërsa shërbimet e shitjes dhe punonjësit me makineri e kanë raportuar më ulët (të dyja 74).

Ka një variacion të madh mes vendeve (me 14 pikë): në një ekstrem janë Holanda dhe Franca (të dyja me 72 pikë) dhe Bullgaria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Portugalia në tjetrën(86). Pasqyra e përgjithshme është në përputhje me rezultatet e viteve të mëparshme, që nxjerrin nivelin shumë të lartë të raportuar të sjelljes anti sociale në Holandë dhe Francë.

Sipas raportit, puna është një aktivitet thelbësor për individët, duke siguruar mundësitë të bashkëveprojmë me njerëz dhe të zhvillojmë një rrjet social, duke u integruar në vendin e punës ose ekipit, dhe duke zhvilluar kapacitetet dhe aftësitë përkatëse. Kualiteti i mjedisit shoqëror në punë është kritik për rritjen personale dhe zhvillimin, por edhe lehtëson integrimin në vendin e punës dhe ndërtimin e vetëbesimit të punëtorëve nëpërmjet marrjes së mirënjohjes nga kolegët dhe eprorët.

Vendi, që punonjësit i japin kuptimit dhe funksionit të punës, luan një rol të rëndësishëm në formësimin e pritjeve të tyre të punës. Aftësia e kompanive dhe menaxherëve për të përmbushur këto shpresa është në qendër të performancës së kompanisë. Rregulloret – Legjislacioni, si dhe rregullat e kompanisë dhe kultura organizative dhe praktika – ndihmojnë në zhvillimin dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt shoqëror. Politikat dhe praktikat e burimeve njerëzore merren gjerësisht me këtë temë, pasi është e njohur të jetë e lidhur me performancën, angazhim organizativ dhe angazhimin e punëtorëve.

Të qenit i mirëintegruar nga ana sociale në punë është gjithashtu e rëndësishme në drejtim të performancës dhe inovacionit, teksa ndërveprimi me cilësi të mirë mund të jetë i lidhur me angazhimin e lartë të punëtorëve, përdorimin më të mirë të njohurive të fshehura të punëtorëve dhe forcimit të inteligjencës kolektive në punë.

Më kalimin e kohës, roli i menaxherëve ka ndryshuar, thekson raporti: figura e liderit tashmë shihet në një rol të ri modeli. Përveçse të qenit menaxher, liderët pritet të frymëzojnë motivim, të zhvillojnë një vizion që mund të ndahet dhe shoqërojë zhvillimin e individëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Ballkanasit dhe shqiptarët, me ambientet e punës më miqësore në Europë”

  1. .. says:

    Siiiii …. Greqia me Sociale dhe Miqesore nga Arnautet e Shqiperise dhe nga Turqit dhe Italia !!!! e pa mudur, pa tjeter asfalia Greke ka gisht ne kete Statistik, hahahaaaaa
    Hani Mut o Buk-shkale, te servirur nga statistikat e Komisionit Europian, hani se ju shijon me shume Muti Europian.

  2. koha jone says:

    NUK QENDRON ASPAK, SHQIPETARET NUK JANE ASPAK SOCIAL NE PUNE , JANE TE SJELLSHEM VETEM ME TE HUAJT . ME NJERI TJETRIN KU TI FUSIN BRYLIN . GJERMANET JANE SHUME ME SOCIAL , VLERSOJNE PUNEN E MIRE , NDERSA NE SHQIPERI NDODH E KUNDERTA .FALENDEROJ ZOTIN QE ME KA SHPETUAR NGA KETA CAKENJ .
    KUSH KA SHQIPETARIN AFER ,KA ZOTIN LARG !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *