Basha nis largimin e “të vjetërve” nga PD me bekimin e Berishës, ‘harron’ protestat në janar kundër Ramës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

faqe 4-5 Harron protestat, Basha gati largimet në PDKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kishte ditë e ditë me radhë që në të gjitha takimet me të rinjtë demokratë por dhe me qytetarët dhe deputetët në grupin parlamentar nuk fliste për asgjë tjetër vetëm për protesta masive kundër qeverisë së Ramës. Kauza e zgjedhur në atë kohë për liderin demokrat ka qënë lufta kundër korrupsionit galopant sipas tij që ka zënë zyrat e shtetit, që nga kryeministria dhe deri tek zyrtari më i vogël i kësaj qeverie.

Por me kalimin e kohës një kërkesë e tillë u zbeh rëndshëm pas dështimit të disa protestave të tentuara për t’u organizuar përballë Parlamentit, kryeministrisë dhe për më tepër që nuk arriti që të ngrinte në këmbë qytetarët kundër qeverisëse.

Por kauza e tij vijoi të mbetej në limitet e fundit për protesta masive, teksa disa përfaqësues të një organizate thuajse komuniste, studentë dhe disa pedagogë që pretendojne se kërkojnë barazi në këtë vend, bënë disa aksione personale kundër eksponentëve të caktuar të qeverisë, duke hedhur vezë, miell apo elementë të tjerë ushqimorë. Kulmi arriti kur në një aktivitet ku prezente ishte dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, një ish-studente i hodhi asaj salcë në kokë, aksion që u mbështet fort nga Basha dhe Berisha. Por që morën dhe koston e rëndë të shoqërisë civile që filluan akuzat ndaj kreut të opozitës se nuk ka asnjë mundësi të organizojë protesta apo lëvizje kundër kësaj qeverie dhe mjaftohet me aksionet spontane dhe shpesherë banale të disa studentëve, me prirje komuniste.

Kështu që ideja e protestave menjëherë sapo të përfundojnë festat e fundvitit dhe me startimin e vitit të ri zgjedhor 2017 nga ana e kreut të opozitës Lulzim Basha tashmë është shuar, dhe ka ndonjë deklaratë sporadike nga ana e tij, herë vetë dhe herë përmes zyrtarëve të kësaj partie. Kujtojmë kërcënimet e dy nënkryetarëve të PD Edi Paloka dhe Edmond Spaho herë pas herë se nëse zgjedhjet do të preken nga ana e Ramës, dhe prekje për PD ka gjithnjë kur ato nuk fitohen nga demokratët por kundërshtari, atëherë do të ketë përplasje të qytetarëve në rrugë dhe destabilitet politik. Pra janë “shtyrë” me gjashtë muaj protestat kundër qeverisë së Ramës, vetëm pas zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit të këtij viti dhe aspak për luftën ndaj korrupsionit qeveritar por nëse “cënohen” zgjedhjet. Vetëm Basha lëshon ndonjë “shashkë” në këtë drejtim, por tashmë ideja e protestave në janar kundër korrupsionit qeveritar të kësaj qeverie është shuar.

Kryetari i PD Lulzim Basha nuk ka nge tashmë që të merret me protesta, me kauza afatgjata dhe që kërkojnë mund dhe djersë për t’u organizuar dhe zhvilluar. Aq më tepër që nuk joshet njeri më për protesta, duke qënë se pala opozitare pak bind se është e zonja të vijë në pushtet dhe aq më tepër të qeverisë këtë vend. Lulzim Basha tashmë po merret me punët e brendshme në PD. “Garda e vjetër” mësohet se po bën rezistencë për t’u larguar pa bërë zë, pasi është shumë e vështirë për shumë prej tyre që të heqin dorë nga privilegjet e të qenit në pushtet në parti, deputet në Kuvend, njeri që vendos për kandidatët për kryetar bashkie, këshilltarë nëpër zonat e të gjithë vendit, për të qënë i deleguar apo për të qënë në qendër të vëmendjes dhe në pritje të pushtetit kur të vijë. Lulzim Basha që në fillim e ka bërë të qartë se as që ka ndërmend të lëshojë pe në idenë e tij për të pasur 35 përqind e listës së deputetëve të rinj.

Çka po e ilustron dita ditës duke nxjerrë në përballjen me qeverinë dhe me kryeministrin Edi Rama pikërisht këta të rinj, të cilët janë pjesa më e pafajshme që kërkon të dije se përse Rama nuk shkarkon kryebashkiakun e Kavajës. Njëherësh teksa ka përgatitur listën e të deleguarve nëpër të gjitha qarqet dhe bashkitë e vendit, vihet re se mungojnë “garda” e vjetër dhe ish-ministra apo ish-deputetë të PD, të cilët cilësohen si të konsumuar politikisht. Janë zëvendësuar me të rinj dhe njerëz që nuk kanë pasur pushtet në qeverisjen tetë vjeçare të PS ose nuk kanë qënë të përfolur për afera korruptive.

Në këtë iniciativë Basha ka dhe mbështetjen e Berishës, i cili në fund të herës do të vendosë, për të qënë i barazalarguar nga ata që në shumicën e rasteve i ka shtyrë vetë gjatë kohës kur ka qënë kryeministër që të hedhin firma, që sot përbëjnë shkelje penale dhe abuzim me pushtetin. Pikërisht duke qënë i zënë me pastrimin e PD nga “xhaketat e vjetra”, Lulzim Basha është i painteresuar më për të qënë në krye të kauzës së protestave në janar të vitit që sapo hyjmë, në luftë kundër korrupsionit qeveritar. Kauzë tashmë që është harruar dhe që është e dominuar nga përzgjedhja e njerëzve të tij nëpër listat e kandidatëve për deputetë, për dhe justifikimi i humbjes.

Çfarë ka thënë kohë më parë për protestat në janar

Të rinjtë demokratë bënë disa xheste proteste në përkrahje të kauzës së Partisë Demokratike, largimin e kryeministrit Edi Rama. Të zhurmshëm dhe entuziastë, të rinjtë demokratë qëndruan më shumë se dy orë krejt paqësorë përpara Parlamentit. Kjo ka qënë panorama në një nga protestat e pakta dhe të vobegta të Bashës me të rinjtë përballë parlamentit. Atë kohë kryetari i ri i forumit, Belind Këlliçi përdori një fjali emblematike të kryeministrit Rama për t’i treguar vendosmërinë e të rinjve demokratë. “Nuk ke parë asgjë akoma nga forumi rinor. Të jesh i bindur se ne do të jemi këtu përballë teje, ti në xhaguarët e tu, ne në sheshe me protesta derisa të të rrëzojmë”, deklaroi Këlliçi.

Me dhjetëra të rinj zotëruan podiumin e protestës dhe mes tyre ra në sy bashkimi i garuesve për kreun e Forumit Rinor dhe kombinimi me ish-drejtuesit e forumit dhe deputetë të rinj demokratë. Protesta e të rinjve demokratë është e fundit për këtë vit, por pauza nuk do të zgjasë shumë. Të hënën e parë të janarit, Lulzim Basha, që iu bashkua protestuesve, paralajmëroi nisjen e një aksioni të ri opozitar me fokus tek antikorrupsioni. “Se me ligj e me frymën e ligjit, në institucione dhe jashtë institucioneve do t’i bëhemi barrierë korrupsionit dhe të korruptuarve. A jemi gati t’i bëhemi barrikadë e pakalueshme korrupsionit në zyrat e kryeministrit e ministrave, apo kudo që ndodhet? A jemi gati ta kthejmë në ferr të vërtetë çdo orë e çdo ditë të çdo të korruptuari në Republikën e Shqipërisë?”, tha Basha atehere.

Kreu i opozitës, që u persëriti të rinjve premtimin për të anuluar ligjin e arsimit të lartë menjëherë sapo t’i besohet qeverisja e vendit, përdori një fjalor të padëgjuar më parë, kur foli për aktet që opozita do të ndërmarrë kundër qeveritarëve të korruptuar. “Korrupsioni nuk duhet vetëm të ndëshkohet nga ligji. Prej 1 janarit qytetarët shqiptarë do ta arrestojnë korrupsionin në rrugë, sheshe e kudo. Dhe ju them se beteja jonë do të vazhdojë”, tha Basha. Opozita beson se duke mbajtur nën presion qeverinë do të mund të realizojë qëllimin e saj për të kthyer 2017-n në vitin e zgjedhjeve të fituara nën trysni. Qëllim që tashmë është fikur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Basha nis largimin e “të vjetërve” nga PD me bekimin e Berishës, ‘harron’ protestat në janar kundër Ramës”

  1. Qytetar says:

    Të rrinë dhe nja 8 vjet në opozitë se ju bën mir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *