Bujar Lako në rrëfimet e Edi Ramës: kur polici i kërkoi të dinte se kush i binte klarinetës në film

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

klarinetaBujar Lako, aktori  i madh i skenës dhe i kinemasë shqiptare që ndërroi jetë, ka qenë njeri diskret dhe pothuajse nuk la shenja në publik tej jetës artistike, veç të qënit një vit deputet i PD-së (‘96-’97), së bashku me Ndriçim Xhepën dhe Robert Ndrenikën.

Ai do të mbahet mend vetëm për personazhet e tij, ndër më brilantet e kinemasë së socrealizmit, ku veçohet Ndrioja tek “Udha e Shkronjave”, Komandant Bermemo tek “Ballë për Ballë”, Martin Kreka tek “Përballimi”, Spahiu tek “Dora e ngrohtë”, gjenerali italian tek “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, Luigj Gurakuqi tek “Nëntori i Dytë”, dhe padyshim Halit Berati tek “Gjeneral Gramafoni”.

Madje për këtë të fundi, sipas rrëfimeve të Edi Ramës, ai është ndeshur dhe me një situatë gati qesharake, sigurisht të panjohur për publikun, kur një polic dogane në Kakavijë i ka kërkuar të dijë mbi misterin e lojës së tij në klarinetë.

Në një shkrim publicistik të stilit rrëfimtar, aty nga viti `96, me titull “Lule shqipo, lule djalë”, Rama ka dhe një pjesëz ku tregon për një udhëtim të tij drejt Greqisë i shoqëruar nga Bujar Lako dhe një deputet. Në fakt, asnjë prej tyre nuk e përmend me emër, por në rastin e Lakos është lehtësisht e kuptueshme që bëhet fjalë për të. Dhe interesant në këtë copëz rrëfimi është reagimi i policit doganor kur ka parë Bujar Lakon, duke iu drejtuar aktorit pikërisht për rolin e tij të Halit Beratit, me kuriozitetin naiv për të ditur se kush në të vërtetë i bie klarinetës tek filmi.

“….Kësisoj, ishin vetëm dy bashkëatdhetarët e mi dhe unë që u paraqitëm sipas “rregullit”: Unë më pasaportë të rëndomtë, tjetri, aktor i njohur me psaportë shërbimi e i treti, deputet, me pasaportë diplomatike; erdhi pak më pas dhe një shofer i vjetër, të cilin polici e shtyu pa e lënë të futej në atë farë zyre duke i thënë me arrogancë të mbante rradhën. Dhoma ku kryeheshin formalitetet qe një frigorifer natyral ku bënte më ftohtë brenda se jashtë, ndoshta për shkak të xhamave të thyer që krijonin korent. Pisllëku të merrte sytë, poçi i elektrikut dukej sikur kishte varur veten, mbi një regjistër nga ata të kohës së pordhës një polic i ulur në të vetmen karrige shkruante me një rezervë kauçuku të kafshuar keq në majë numrat e pasaportave, kurse pranë tij një polic i tretë ngrohte këmbët mbi një furnellë të improvizuar duke lexuar gazetën “Zëri  i Popullit”. Po të besoje se nuk qe ëndërr, siç dhe në të vërtetë ëndërr nuk qe, atëherë i binte të mos ishim në doganën e një shtetit anëtar të Këshillit të Europës po në zyrën e formaliteteve për të hyrë në ferr. Kur e pa aktorin e njohur, polici që shkruante luajti vendit, “Aman more”, i tha i emocionuar, “kam kaq vite që ëndërroj të të takoj e të të pyes: Vetë i bie klarinetës tij tek ai filmi me atë italianin që shiste pllaka gramafoni apo i bie ndonjë tjetër kurse ti bën sikur i bie?!…”

Më tej nuk dihet se c’raport shoqëror pati mes të dyve, por erdhi puna që politika t’i vinte për një çast të dy përballë. Pasi konsumoi pra një mandat 1-vjeçar deputeti në radhët e PD-së, kjo parti e përzgjodhi Bujar Lakon si kandidat të një prej njësive bashkiake të Tiranës në kuadër të zgjedhjeve lokale të vitit 2000, atëherë pra kur Rama vendosi t’i hyjë politikës duke kandiduar për kreun e Bashkisë së Tiranës. Vetëm në një takim elektoral ndodhi që Rama ta atakonte Lakon duke e ftuar si mik që mos përzihej me partinë e Berishës.

Por ndërkohë, mes tyre ka patur gjithsesi një miqësi, edhe fluide, pasi i takojnë një brezi artistësh me shumë fije të lidhura  shoqërore me njëri-tjetrin. Kujtojmë që Rama ishte mik i ngushtë dhe me të vëllanë, Adhurim Lakon, i cili humbi jetën në një aksident në gusht të vitit 2006. /tesheshi.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Bujar Lako në rrëfimet e Edi Ramës: kur polici i kërkoi të dinte se kush i binte klarinetës në film”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Keni nje gabim ne rolet e Lakos. Ne filmin “Udha e Shkronjave” Lako nuk luan Ndrion, rol i cili u luajt nga Ndrek Luca. Bujar Lako luan rolin e Tunxhit.

  2. tomi says:

    gazetar teresisht injorant. Ndrion tek Udha e Shkronjave e ka luajtur Ndreke Luca

    1. TTT says:

      Ndrek Luca, analfabet!

  3. sofia says:

    Nje gje s’kam per ta kuptuar: pse keta artiste te medhenj si Bujar Lako, Robert Ndrenika, pastaj bishtuket si Ndriçim Xhepa, Bujar Kapexhiu apo Fadil Hasa ……. ( mire ca femra se ato e kane nga natyra perdredhjen dhe te peshkuarit) ,u baltosen ne balten e Sali Berishes dhe njolla s’do tu hiqet kurre, pavaresisht madheshtise ne art qe dhe kjo nuk do te tretet. Kjo vulos karakterin e gjenit te perdredhjes qe nuk eshte gje e mire. Justifikimet jane plot, por pastertia nuk egziston me.

  4. Zhapiku says:

    Gazetaret e Temes te gjithe me kurs 6 mujor te plepat….Tunxh bit eshte Bujar Lako ndersa Ndrio i madhi Ndrek Luca…ju te Temes duhet ta shikoni edhe nje here filmin…

  5. i revoltuari says:

    Bujar Lako vertetoi ne cdo role talentin e tij, e padiskutueshme!

    Por nuk ke si te mos admirosh shprehjen e fytyres se kadriut ne kete foto!!!!

    te dy aktore serioz qe mbijetuan ne nje sistem dikature dhe krijuan art, vetem per tu llangosur me shume ne nje sistem kriminel nga sali berisha qe i braktisi aktoret e vertete.

  6. duno says:

    Nuk i mjafton Temes qe mengjez , dreke darke servir gjellen bajate me emrin Edvin ballajdi , por edhe nje portret qe kerkon ti beje aktorit te mrekullushem Bujar Lako e vizaton me penelatat e piktorit deshtak , e familiarit deshtak , e kryeministrit super deshtak . Suksese ne jete Temes .

  7. 17nentori says:

    ….poçi i elektrikut dukej sikur kishte varur veten, mbi një regjistër nga ata të kohës së pordhës një polic i ulur në të vetmen karrige shkruante me një rezervë kauçuku të kafshuar keq …
    me te vertete doganen per ne greqi e kam kaluar disa here ne vitet 90′ dhe ka qene me te vertete per turp e faqe te zeze!

  8. Demi says:

    Barcaletaxhiu Edi Rama…Ohohoooo..Barcaleta, tallava, facebook, Pune?? Nje m…t..
    Bishtperdredhur e ku rrafsha e mos u vrafsha…

  9. enter"" says:

    A doni me prova qe gazeta Tema eshte e mbushur me INJORANTE????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *