De Biazi kërcënon Dukën: Iki nëse…

de biaziViti 2016 ishte historik për skuadrën tonë përfaqësuese pasi dhuroi kualfikimin në një fazë finale të Europianit për herë të parë që nga krijimi i federatës shqiptare të futbollit më 1930.

Në lidhje me këtë arritje, por edhe me të ardhmen e tij, trajneri i kuqezinjve Gianni de Biasi iu përgjigj në studion e “Ora Skaner” një paneli të përbërë nga personalitete që me sportin nuk i lidh profesioni , por pasioni. Tekniku italo-shqiptar deklaroi se shpreson që suksese të tilla të përsëriten duke theksuar se kjo kombëtare është e projektuar drejt një ardhmërie të shndrritshme

“Shpresoj që në historinë e Shqipërisë të ketë momente të tjera të rëndësishme, por duhet të thënë se puna që është bërë vitet e fundit e dërgoi kombëtaren shqiptare në maja sepse mësimi më i mirë që mësuam është të besosh tek cilësia. Sot besoj se kkombëtarja ka vazhdueshmëri, me një të ardhme.

De Biasi nuk mund të mos prekte çështjen e marrdhënies me federatën shqiptare dhe kontratën që e lidh me Shqipërinë deri në fund të 2017-ës, teksa shtoi se nëse një ditë nuk kanë objektiva të njëjtë me FSHF-në, atëherë rrugët do të ndahen
“Nëse nesër apo pasnesër objektivat tona nuk janë të njëjta, atëherë unë do largohem dhe do shkoj në rrugën time”

Trajneri i kombëtares shqiptare foli edhe në lidhje me dy talente që nuk luajnë për kuqezinjtë, në rastin e Avdijajt sepse nuk e zgjodhi Shqipëria, kurse në atë të Rashicës ishte lojtari që vendosi të largohej drejt Kosovës.
“Bëra 800 km rrugë për ta parë. Pashë ndeshjen e Shtumgracit dhe nuk pashë asgjë. Sot është më shumë i famshëm për klauzolën që Sharke i vendosi se ajo që bën në fushën e lojës çdo javë. Rashica zgjodhi të luajë për Kosovën dhe kjo është një zgjedhje që e ka bërë me qetësi të plotë.

Pavarësisht paraqitjeve që shoqëruan kualfikimin në Europian, ku më së shumti zhgënjeu humbja me Izraelin, 2016-a do të mbetet gjithnjë viti i Shqipërisë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “De Biazi kërcënon Dukën: Iki nëse…”

  1. SH says:

    PA GANIUN ,CUNAT DO TE SHKELQENIN ME SHUME ,
    GANIU PO VAZHDOI KONTRATEN ,NUK DO TE BEJ ASNJE PERPARIM ,VETEM DO TE PASUROHET VETE DUKE SHITUR NDESHJET .
    DUKA DUHET TA LARGOJE SA ME PARE . KA TRANIER SHUME ME TE MIRE SE GANIU ,TE CILIN NUK E PERFILL ASKUSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *