Festat e fundvitit, kafshët theren në rrugë në mes të pluhurit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

fiksKafshët theren në rrugë, në mes të pluhurit! Mishi transportohet më pas me makina jofrigoriferike, ndërsa dyqanet e shesin pa pullë.

Në vigjilje të natës së ndërrimit të viteve, emisioni investigativ Fiks Fare iu rikthye temës së sigurisë ushqimore. Nëpërmjet disa kamerave të fshehta, gazetarët dokumentuan sërish kushtet e këqija higjeno-sanitare të mishit, apo nënprodukteve të tij. Në “pyetje” u morën disa kasapë, të cilët treguan edhe “hiletë” e zanatit të tyre, apo mënyrave për t’iu shpëtuar kontrolleve nga institucionet shtetërore.

Gazetarët shkuan në një kasap në zonën e Laknasit në Tiranë. Kasapi u thotë se një kilogram mish është 7500 lekë, ndërsa shton se kafshët i ther në rrugë, para së t’a çojë mishin në dyqan. Gazetarët pyesin një blerës, pasi mishi nuk është me vulë. “Ky është një vend që e njohin të gjithë dhe të gjithë vijnë” i thotë blerësi, ndërsa një tjetër thotë se “janë mësuar fshatarët këtej, e rrjepin e marrin. E therin lopë, marrin lopë e bëjnë pastërma. Ky është me dokumente, me licenca, vetëm vula mungon”.

Më pas, bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në një kasap tjetër pranë Institutit Bujqësor në Kamzë. Gjatë bisedës, kasapi thotë se “vulën e kam vetëm në shkresa”, ndërsa shton se do të therë kafshë, kryesisht viça, më 30 dhe 31 dhjetor. Ai u thotë gazetarëve se kafshët i ther në orën 08.00 të mëngjesit. I pyetur për rënien e sëmundjes së lopëve, kasapi u thotë bashkëpunëtorëve se “E ha, unë s’ja ndal hiç. U bllokun të gjithë, unë nuk jam ndal. Ec mor vula, vula. Vula të merr 2000 lekë. Iku cofi (viçi i ngordhur) dhe ai e vulosi. E kam merak vetë” thotë kasapi.

Ndërkohë, në Pezë Helms, bashkëpunëtorët e Fiksit i kërkojnë një kasapi një qengj, por mishi të ketë vulat. “Vulën me thënë drejtën nuk i kanë. Na kanë thënë, me fol drejtë me pastërti, me i ther në thertore, po ne i therim vetë këtu” i thotë kasapi. Më pas, ai shton se i ther pas dyqanit.

Fiksi “kapi” edhe disa automjete që transportojnë qengja dhe viça të therur me makina jofrigoriferike. Në kamerën e parë, një person filmohet teksa nxjerr disa kafshë të therura nga një furgon. Furgoni nuk ka frigorifer brënda dhe transportonte mishin pa asnjë masë.

Nga ana tjetër, Fiksi “ndoqi” edhe një automjet të vogël, që përdoret për transportin e mallrave, por në fakt brënda tij kishte kafshë të therura. Automjeti del nga një thertore në zonën pranë urës së Institutit në Kamzë. Më pas, makina transporton mishin drejt zonës së Unazës së Re në Tiranë, pranë një marketi. Pasi parkohet, drejt makinës së vogël, e cila nuk është frigoriferike, shkon një person i veshur me të kuqe, i cili duhet se është punonjësi i marketit.

Më pas, ai merr para krahëve, pa asnjë kriter, disa qengja dhe drejtohet në market. Në këtë rast, nuk kishte asnjë kusht për therjen, transportimin dhe tregtimin e mishit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Festat e fundvitit, kafshët theren në rrugë në mes të pluhurit”

  1. ti je muslimon,mos festo..........allah uakbar! says:

    teper ”normale” per nje bourdhelo sunitesh…………..allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *