FOTOT/ Këta janë heronjtë “e panjohur” të vitit 2016

26 Dhjetor 2016, 11:25Lifestyle TEMA
FOTOT/ Këta janë heronjtë “e panjohur” të vitit

Fitorja e Donald Trump, Brexiti, frika se po kthehet fashizmi në Europë, shkatërrimi i Aleppos dhe kriza me refugjatë, për shumë kë janë arsye të mjaftueshme për ta quajtur 2016 një vit të dështuar dhe një krizë të humanizimit.

Por, nëpër botë, ka njerëz që ia kanë dedikuar jetën ndihmës për të tjerët, ngadalë, qetë, pa u shfaqur dhe pa dëshirë për të treguar.

Heronj që s’duan merita kanë ushqyer të varfrit, mbështetur të dobëtit dhe strehuar të pashtëpitë.

The Guardian iu sjellë disa nga këta heronj të padëgjuar, njofton Klan Kosova.

Alexandre Migues

Alexandre Migues, njeriu që ndoqi duke vrapuar kamionin që la të vdekur në Nice në korrikun e këtij viti 86 persona dhe 430 të tjerë të lënduar.

Migues kishte vrapuar pas kamionit dhe kishte provuar të ngjitje në të për të ndaluar sulmuesin.

Lena Klimova

Lena Klimova, që drejton një faqe online për të mbështetur homoseksualët tinejxherë në Rusi.

Ligji anti-gej në Rusi ka bërë që shumë të rinj të mendojnë se janë “përbindësha jo normal”, dhe nuk kanë askënd për të folur me ta, thotë Lena Klimova, themeluese e “Children 404”, e cila tash e sa kohë ndiqet nga autoritet në Rusi.

Asem Hasna

Asem Hasna, njeriu që punon proteza për sirianët e lënduar.

Në vitet e para të luftës në Siri, Asem Hasna, la studimet, u kthye në vendlindjen e tij dhe fillojë të punojë për komunitetin e tij në periferi të Damaskut.

Asem, që edhe vet ka një këmbë të këputur, thotë se kjo i ka ndihmuar që ta shohë jetën nga një tjetër perspektivë. Ai tani është pjesë e organizatës “Refugee Openëare”.

Mary Stuart-Miller, gruaja që ushqen mijëra persona

Miller, një grua 56 vjeçare, me shumë energji nga Britania e Madhe, ndihmon rreth 8000 persona të ushqehen dhe këtë e bën që nga viti 2013.

Meron Estefanos

Meron Estefanos, gruaja që udhëheqë e vetme një linjë online për të ndihmuar refugjatët.

“2016 ka qenë viti më i keq për refugjatët e Eritreas, që do të thotë ka qenë viti më i keq edhe për mua”, thotë Meron Estefanos, që mbanë lindjen online nga shtëpia e saj në Suedi.

Asaj i cingëron telefoni çdo minutë dhe nga shtëpia e saj mundohet të ndihmojë refugjatë për t’u gjetur sa më mirë kur mbërrijnë në Europë dhe u ndihmon atyre me proceduar e azilit.

Marie-Ketly Cazeau

Marie-Ketly Cazeau, gruaja që u ka shpëtuar jetën dhjetëra personave gjatë Uraganit Matthew në Haiti.

Cazeau ishte në shtëpinë e saj kur mbi 30 persona i kishin trokitur në derën e saj për të shpëtuar nga uragani.

Ajo u kishte hapur derën dhe i kishte mbajtur aty derisa stuhia kishte kaluar.

Mes tyre ishte edhe një fëmijë dyvjeçar.

Tash pas një muaj në shtëpinë e Cazeau jetojnë pesë persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje