“Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni!”, reagimet për largimin e aktorit

26 Dhjetor 2016, 12:35Kulturë TEMA
“Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka dhënë lamtumirën aktorit Bujar Lako.

“Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni! Lamtumirë Artist ndonëse nuk na ikën dot!”, shkruan Kumbaro duke publikua edhe një sekuencë nga filmi,

Ndërsa Pandeli Majko shkruan: Ditë e trishtë për të gjithë ne. Aktori Bujar Lako ndërroi jetë. Ishte cilësia e kohës së vet”.

“Klithmë nga qielli, nga shpirti, gjithë ajri më merr frymën, ka ikur Bujo. Lajm i dhimbshëm,therës që ne miqtë si edhe familja e kemi të papërballueshëm”, shkruan Mevlan Shanaj në Fb.

Bujar Lako ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” .

Në vitin 1975 është nderuar me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë për filmin “Ballë për ballë”. Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit për rolin e Halit i Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni“. Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se parë, për filmat “Gjeneral gramafoni” dhe “Ballë për ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i parë, për interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë për interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur“.

5 komente në ““Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni!”, reagimet për largimin e aktorit”

  1. Glauku says:

    Lamtumirè Tunxh ! Na le shumè shpejt, por trimat nuk vdesin kurrè ! As Dhaskali unk do tè priste kaq shpejt.

    https://www.youtube.com/watch?v=CXdkiHAMUwU

  2. Kodra mbas bregu says:

    Nuk eshte puna se panteoni u rrallua, po, po me duket sikur po zbrazur fare…

  3. Qytetar says:

    Humbje e madhe.Ai është i përjetshëm nuk ka si ikën!

  4. Sejdi Veseli says:

    Ngushëllime familjes dhe miqve të aktorit!
    I bashkohem artdashësve shqiptar në këtë dhembje të madhe për këtë humbje!
    Qoftë i paharrueshëm kujtimi për jetën dhe veprën e aktorit Bujar Lako!

  5. Sylë BAFTIU says:

    Burra si Bujar Lako, nuk vdesin asnjëherë. Janë të përjetshëm!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje