Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka dhënë lamtumirën aktorit Bujar Lako.
“Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni! Lamtumirë Artist ndonëse nuk na ikën dot!”, shkruan Kumbaro duke publikua edhe një sekuencë nga filmi,
Ndërsa Pandeli Majko shkruan: Ditë e trishtë për të gjithë ne. Aktori Bujar Lako ndërroi jetë. Ishte cilësia e kohës së vet”.
“Klithmë nga qielli, nga shpirti, gjithë ajri më merr frymën, ka ikur Bujo. Lajm i dhimbshëm,therës që ne miqtë si edhe familja e kemi të papërballueshëm”, shkruan Mevlan Shanaj në Fb.
Bujar Lako ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” .
Në vitin 1975 është nderuar me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë për filmin “Ballë për ballë”. Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit për rolin e Halit i Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni“. Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se parë, për filmat “Gjeneral gramafoni” dhe “Ballë për ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i parë, për interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë për interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur“.
Lamtumirè Tunxh ! Na le shumè shpejt, por trimat nuk vdesin kurrè ! As Dhaskali unk do tè priste kaq shpejt.
https://www.youtube.com/watch?v=CXdkiHAMUwU
Nuk eshte puna se panteoni u rrallua, po, po me duket sikur po zbrazur fare…
Humbje e madhe.Ai është i përjetshëm nuk ka si ikën!
Ngushëllime familjes dhe miqve të aktorit!
I bashkohem artdashësve shqiptar në këtë dhembje të madhe për këtë humbje!
Qoftë i paharrueshëm kujtimi për jetën dhe veprën e aktorit Bujar Lako!
Burra si Bujar Lako, nuk vdesin asnjëherë. Janë të përjetshëm!