Ndahet papritur nga jeta aktori i madh Bujar Lako: Rolet e paharrueshme që luajti

Është ndarë nga jeta në moshën 68- vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër, aktori i njohur Bujar Lako.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 8:30.

Kush ishte Bujar Lako?

Bujar Lako lindi në Tiranë më vitin 1948. Është një aktor i mirënjohur shqiptar.

Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Përballimi” i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez.

Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” .

Në vitin 1975 është nderuar me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë për filmin “Ballë për ballë”. Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit për rolin e Halit i Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni“. Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se parë, për filmat “Gjeneral gramafoni” dhe “Ballë për ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i parë, për interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë për interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur“.

Në vitin 1985 fitoi titullin “Artist i Merituar” Në vitin 2005  ka marrë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku. Ky është çmimi më i madh i marrë nga një aktor Shqiptar në një festival të kategorisë A.

Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga Presidenti i republikës.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-329-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-329.jpg","attachment_id":"603816"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-328-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-328.jpg","attachment_id":"603817"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a3-315-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a3-315.jpg","attachment_id":"603818"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a4-295-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a4-295.jpg","attachment_id":"603819"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a5-263-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a5-263.jpg","attachment_id":"603820"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/bujar-lako-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/bujar-lako.jpg","attachment_id":"603807"}]

24 komente në “Ndahet papritur nga jeta aktori i madh Bujar Lako: Rolet e paharrueshme që luajti”

    1. Epirioti II says:

      Tunxh bir !
      Do na mungosh shume, si gjithe brezi i paperseritshem i miqve te tu, qe zgjasnit koken prej ekranit te vogel dhe na hynit thelle ne shpirt.

    2. Edkari says:

      shume e padrejte,
      vdes Bujar Lako
      e rron Edi Rama.
      Bote e padrejte.

  1. stefan says:

    I ndrite shpirti! Padyshim qe hyn tek te medhenjte e teatrit e kinemase sone! Nuk harrohen Halit Berati, Martin Kreka, kamandant Bermema, et, etj. I pazevendesueshem!

  2. Zaho Pakokerama says:

    JO ORE MATRAHULE,

    i rrespektuari Bujar Shendet Lako, nuk ka lindur ne Tirone, po ne Lubonje, ne 23 majin e vitit 1946 dhe jo 1948.

    I perjetshem qofte kujtimi i tij.

  3. Dorina says:

    Ngushellime familjes. Eshre nje nder yjet e kinenatografise dhe teatrit shqiptar.

  4. xxxx says:

    Ngushellime familijes dhe Respekt te perjeteshem per kete Artist te madhe te Kombit Shqiptare

  5. undefined says:

    Ngushellime familjes per kete gjigand te Kinemas shqiptare

  6. mëno says:

    Ngushllime familiareve dhe i pa harruar kujtimi per vepren e tij.

  7. xhemi says:

    Ngushellime familjes!!!!!
    Keqardhje, qe po ikin shpejt e njeri pas tjetrit keto vlera shqiptare. Jo te pasur materialisht, por shume te pasur shpirterisht, te nderuar e te respektuara. Keto jane thesaret njerezore te vendit tone, qe lane gjurme ne popull, e si rrjedhoje keta ishin e jane vertete, shtresa e pasur e Shqiperise!!!!!!

  8. nji kafe pa sheqre te lutem says:

    HUMBJE tjeter e artit SHQIPTAR vdekja BUJAR LAGOS artist i mrekullushem ngushellime familjes i qoft dheu i leht .

  9. Pashai says:

    Një nga figurat më të dashura të Televizionit,i pa harruar qoftë!!

  10. tani says:

    Sa muzikant i madh ishte .gjynah

  11. Mallakastrioti says:

    Ngushellime te Perzemerta Familjes NJE HUMBE E MADHE PER ARTIN SHQIPETARE..i PAHARRUAR..lol

  12. Pallatet Agimi says:

    Ky njeri qe iku sot nga kejo bote, ka bere qe te lengoje cdo zemer te atyre shqiptareve qe u rriten me te. Qysh ne fillimet e viteve 70-te ai ariti qe nepermjet roleve te pavdekeshme te tij, t’ja lehtesoje e zbukuroj jeten cilitdo prej nesh. Kush perpiqet ta kujtoje ate kohe sado pak, ne koshience ze vend menjehere fytyra fisnike e ketij gjeniu te kinematografise tone, krahas Kadriut te madh, Sules zulmemadh, Ndrekes te paperseritshem, Sander goje mjaltit etj. burrash qe na kane udhehequr shpirterisht nepermjet riprrteritjes te vetive me te mira njerezore.
    I paharruar kujtimi i Bujar Lakos, ju befte dheu ajer e shpirti i vet, fluturofte ne qiell e shendriste jeten ,e miqeve e shokeve , femijeve te vet te mire si ai, gruas dhe krejt shqiptareve, qe tashme ju duket sikur i ka lene jetim. Uraten pac lene o Bujar, sic ke qene edhe vet.

    1. Nesti says:

      I paharuar kujtimi I gjigandit Bujar lako bujari ka lindur ne lubonje Te korces me 23 maj te vitit 1946 dhe jo ne tirone

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Iku dhe nje perle e filmave shqiptar.. No good deed goes unpunished.. Sot slidhin dot 2 fjali e jo me te bejne filma.. Ishe me fat qe u rrita duke pare figura te tilla megjithese te varfer.. Ngushellime te aferme..

  14. Roni says:

    Ngushellime familjes I qofte I lehte dheu tribunit te artit shqiptar

  15. Sonny Memai says:

    Ngushellime familjes per njeriu e dashur! Ngushellime kimbit shqiptar per humbjen e nje prej kolloseve te kie kinomatografise shqiptare. Jemi rritur me personazhet qe na ka dhene ku artist me vlera Te cmuara. Respekt, dhe I qofte dheu I lehte.

  16. qemal skuka says:

    Keqardhje e madhe per largimin e shpejte te aktorit tone te dashtun. Po ikin patriarket e artit nje pas nje. Po varferohemi gjithandej. I lehte i qofte dheu i tokestone. Ngushellime familjes e te afermve te artistit.

  17. delete says:

    I shtrenjti profesor, i lehte te qofte dheu dhe varri te ndrite aty ku do prehesh. Sic ishe gjigant ne skene e ekran, ashtu ishe edhe ne jete. Modest dhe i pakursyer per te ndihmuar pa asnje interesi ata qe te kerkonin ndihme profesionale. Kjo jete eshte e padrejte. Qofsh i xhenetit Bujo Lako.

  18. vitet '70 says:

    Ngushellime familjes!

    Iku nje aktor jashtezakonisht i talentuar por edhe nje njeri i mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *