Shisnin drogë në Belgjikë, paratë i investonin në Korçë: Prokuroria u sekuestron pasuritë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

prokuroriaDisa pasuri te paluajtshme, perfshire apartamente, dyqane dhe siperfaqe toke are, jane sekuestruar nga Prokuroria per Krime te Renda, pasi dyshohet se jane krijuar nga aktiviteti kriminal ne Belgjike i shtetasve Selim Duzha nga Berati dhe Eugen Gengo nga Korça.

Njoftimi i prokurorisë:

“Gjykata per Krime te Renda pranoi kerkesen e Prokurorise, e cila eshte duke kryer hetim pasuror ndaj ketyre shtetasve dhe familjareve te tyre, ne kuader te ligjit te njohur si “Antimafia”. Shtetasit Duzha dhe Gengo jane shpallur fajtorë dhe denuar ne Belgjike, se bashku me disa te tjere, pasi jane akuzuar se jane perfshire ne trafik dhe shperndarje lendesh narkotike ne vitet 2013­ 2014.

Prokuroria per Krime te Renda nisi hetimin ne baze te kerkeses per ndihme juridike nga ana e autoriteteve belge, te cilat kishin krijuar dyshimin se Duzha dhe Gengu kishin transferuar ne Shqiperi te ardhura qe kishin krijuar nga aktiviteti i tyre kriminal. Prokuroria per Krime, ne baze te hetimeve te deritanishme, ka evidentuar disa pasuri te paluajtshme, per te cilat te dyshuarit dhe familjaret e tyre nuk kane pasur mundesi reale per t’i krijuar me burime te ligjshme financiare. Me konkretisht, Prokuroria per Krime te Renda ka vendosur nen sekuestro, pasurite si vijon:

1. Pasuri ne emer te familjareve Duzha (Dule)

– apartament me sip. 75 m2 ne Plazh, Durres

– njesi tregtare (dyqan) ne Plazh, Durres

– toke are, me sip. 420 m2 ne Berat

2. Pasuri ne emer te familjareve Gengo

– toke are, me sip. 1450 m2 ne Plase­-Korce

– toke are, me sip. 865 m2 ne Plase­-Korce

– toke are, me sip. 790 m2 ne Plase­-Korce

– nje automjet tip Kamion “Man”

– nje automjet tip “Jeep”

Ne nje prej pasurive te paluajtshme, familja Gengu ka si seli edhe nje shoqeri transporti, te regjistruar ne Qendren Kombetare te Regjistrimit (QKR)”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *