Vettingu, Vangjushi dhe Lulzim Berisha

kikiaNga Mentor Kikia

Lirimi i parakohshëm, me kusht, i të dënuarit Lulzim Berisha, u shndërrua, jo pa shumë të drejtë, në një betejë politike, ndihmuar kjo edhe nga zbulimi i një garancie që kishte lëshuar Bashkia e Durrësit për punësimin e tij në sektorët publikë të bashkisë, në rast të lirimit me kusht. Ky, në fakt, është një detyrim ligjor për dënimet alternative që jep gjykata, duke konvertuar ditët e burgut me punë në shërbim të komunitetit. Për këtë arsye opozita vuri në qendër të akuzave kryetarin e bashkisë Vangjush Dako, si një rast i mirë për të bërë politikë.

Unë nuk besoj se ka nga ata që mendojnë se Lulzim Berisha e la burgun për shkak të një letër-garancie të bashkisë së Durrësit. Por ajo letër ndodhet në dosjen e tij dhe gjykatësit e përdorën si një argument. Mjafton kjo që kreu i bashkisë së Durrësit të jetë së paku moralisht përgjegjës para bashkëqytetarëve të tij. Por, le të supozojmë për një çast, që kryetarët e bashkive do të çmenden dhe do të kërkojnë, propozojnë apo japin garanci, për lirimin e Emiliano Shullazit, Aldo Bares, Zani Caushit, Gaxhait…. Do të mjaftonte kjo që këta baronë të krimit të lënë burgjet? Padyshim që jo. Sepse autoriteti përgjegjës për një vendim të tillë është një dhe vetëm një; gjykata.

Lirimi i Lulzim Berishës, në vetvete nuk prodhoi asnjë reagim publik politik. U desh të fliste ambasadori amerikan Donald Lu, që akuzoi ashpër gjykatësit që dhanë vendimin, si të korruptuar, që politikës t’i dilte “gjumi” i heshtjes, i frikës dhe të tjerave bashkë.

Për maxhorancën ishte një rast i mirë që të bërtiste sërish: “Vetingu! Ai i zgjidh këto punë. Ja pse opozita e bllokon, që të dalin kriminelët nga burgu”. Duke e propaganduar një ligj për kontrollin e gjykatësve e prokurorëve si një ilaç çudibërës, që do të shërojë si me magji plagët e korrupsionit në drejtësi, korrupsionit në administratë, në spitale dhe çdo plagë tjetër në trupin e shtetit tonë që lëngon në shtratin e agonisë.

Ndërsa grupimit opozitar i doli në shteg letra e firmosur nga Dako, për të ngritur furtunën e akuzave se Lulzim Berishën e liroi Rama vetë. Kaq mjaftoi që askush të mos merret, në fakt, me ata që ideuan dhe firmosën lirimin e Berishës. Njësoj si në atë skeçin e vjetër të estradës së Fierit, ku të gjithë akuzonin rojën e stallës për vjedhjen e lopës, derisa në fund ai bërtiti: Po daleni more, po ai që e vodhi lopën nuk ka asnjë faj?

Devijimi i çështjes dhe shndërrimi i saj në një betejë vetëm politike, i bëri, në fakt, një shërbim të madh autorëve të vërtetë, duke i lënë në heshtje. Lirimi i Lulzim Berishës nuk është mëkati i vetëm dhe më i madhi i drejtësisë në këtë drejtim. Ai është vetëm një nga dëshmitë flagrante të një mekanizmi korruptiv e të inkriminuar të sistemit të drejtësisë, e posaçërisht gjykatës. Lirimi i Berishës kaloi përmes një kronologjie të paracaktuar e paramenduar, që me heqjen e burgimit të përjetshëm dhe shndërrimit të tij në 25 vjet burg, nga Gjykata e Lartë, dhe uljet e njëpasnjëshme të dënimit, me nga disa javë e disa muaj.

Për t’i vënë kapak me manipulimin e llogaritjes së kohës së dënimit nga vetë administrata e burgjeve, për të plotësuar kriterin ligjor të kërkesës për lirim me kusht. Askush nuk foli kur ndodhnin këto. Në të njëjtën sallë ishin edhe prokurori edhe gjykatësi. Edhe aktorët e politikës i dinin të gjitha këto. Askush nuk i akuzoi gjykatësit e lartë si të korruptuar, të inkriminuar apo të politizuar.

Askush nuk i akuzoi as gjykatësit e apelit kur e finalizuan këtë aksion. Prokuroria u detyrua të hapte një hetim pas reagimit të fortë publik, e veçanërisht të Ambasadës Amerikane, por nuk hetoi asnjë rast më herët për shkaqet e uljes së dënimit. Ndërsa politika thjeshtë gjeti një rast për tu grindur më shumë, me shpresën se do të fitojë kredite elektorale. Qeveria akuzoi opozitën për bllokimin e vetingut dhe mbrojtjen e gjykatësve të korruptuar, ndërsa opozita akuzoi Ramën dhe Vangjush Dakon si autorë të lirimit të Berishës dhe si shembull i lidhjes së politikës me krimin.

Në fakt, lirimi i Berishës duhej të shërbente si një alarm për të verifikuar dosjet VIP-ve të krimit që kanë lënë burgjet për arsye shëndetësore apo sjellje të mirë. Të verifikohen kartelat mjekësore, për të parë nëse në dosjet e tyre janë analizat dhe ekzaminimet e tyre, apo janë futur ato të personave të tjerë që vuajnë realisht nga sëmundje të pashërueshme. Por mënyra më e mirë për të mos hetuar një çështje, është ta përziesh me politikë.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Vettingu, Vangjushi dhe Lulzim Berisha”

  1. koha jone says:

    Perse nuk e kthejne perseri ne qeline e tij te merituar per jete ate kriminel ? Dhe bashke me ate dhe gjyqetarin qe e liroi . Megjithate besoj se emri i gjyqtarit, eshte ne listen e zeze, se ka bere leshime te medha .

    1. reforma drejtesi si LSI says:

      NUK KA @[email protected] DHE REFORME PO NUK U FILLUA NGA EDVIN RAMA E ILIR META…

      TE TJERAT JANE TASHETHEME pa bereqet….PROPOGANDE KAMUNISTE QE JU TE DJALLIT JENI MESUAR PER NJE SHEKULL TANI…..

      1. Skypion says:

        Vettingu.
        Synopsis:
        Vettingu,Vangjushi dhe Lulezim Berisha;
        Vettingu,Erion Veliaj,Prokurori i Tiranes,Petrit Fusha dhe masakrimi i Ardit Gjoklajt ne punishten e Bashkise;
        Vettingu,Sajmir Tahiri dhe kanabisi;
        Vettingu,Sajmir Tahiri dhe Habilajt;
        Vettingu,Sajmir Tahiri,vellezerit Frroku dhe Durim Bami;
        Vettingu,Edi Rama dhe Elvis/Ervin/Enver etj Roshi;
        Vettingu,Edi Rama dhe Artur Bushi;
        Vettingu,Edi Rama,Armando Prenga,Arben Ndoka,Tome Doshi;
        Vettingu,Edi Rama,Ilir Meta,Sajmir Tahiri dhe Klement Balili;
        Vettingu,Edi Rama,sarajet e Surrelit,200 milione euro;
        Vettingu,Edi Rama,Ilir Meta,Sajmir Tahiri ,Tome Doshi me 300 bashibozuke,protesta fashiste,kokepalaret e 21 janarit dhe kater kurbanet e tij;
        Vettingu,Edi Rama,Sajmir Tahiri dhe Shqiperia kanabiste;
        Vettingu,Edi Rama,Damian Gjiknuri,”miqte” ceke dhe qindra milionet e falura;
        Vettingu,Edi Rama,Ilir Beqja dhe PPP-te qindramilioneshe ne shendetesi;
        Vettingu,Edi Rama,nje sere ministrash te tjere dhe PPP-te respektive qindramilioneshe;
        Vettingu,Edi Rama,Ilir Meta,Sajmir Tahiri,Ylli Manjani ,qindra kriminelet e liruar dhe zgjedhjet ne prag;
        Vettingu,Edi RAma,Ilir Meta, prokuroret, gjykatesit dhe pazaret ne mes;
        Vettingu,Edi Rama,Ilir Meta,Aleanca e Qelbesirave dhe akuzat respektive ne mes;per lidhje me krimin e organizuar ne Ballkan,per perdorim dhe tregetim droge nga njeri per tjetrin dhe dosja voluminoze me krimet e pafundme,qe tjetri ka qepur per njerin…
        Ky eshte nje Synopsis modest.Mund te shtohen edhe pika te tjera;per momentin kaq.

  2. LORA says:

    Mentor,a e kupton se lirimi I lulzim berishes nuk prodhoi asnje reagim publik politik ?????
    1-Sepse lulzim berisha eshte nje qime bythe ne ngrehinen e krimit ne Shqiperi,,,qe behet I zeshem sa here qe ia do nevoja nahijes kusaro-krimnale-antishqiptare shqup-se.
    2-Se shqiptaret e kuptojne fort mire (dhe neverisin cdo maniere politiko-mediatike, qe fyen aftesine e tyre intelektive ) se vetem nga zbatimi ekzigjent I Vetting-ut kalon qilizma e ndertimit te nje drejtesie te pranueshme,,,,kurrsesi nga kurvlliqet ,me shume zhurme e buje,te perdorimit te lulzim berishve te rradhes.
    Tung Mentor.

  3. Njohesi says:

    Hej,Lora! Ke te drejte ne ate qe shkruan,por shtrohet problemi: Kush e ben
    vetingun? Serishmi politikanet,pavaresisht kahjeve te tyre. Shpresat qe vetingu do zgjidh si me magji kete
    katrahure ngrehine,per mua jane te vakta,madje te mjegullta.Aty duhet nje qilizem,madje edhe keta qe
    quhen “magjistrate” e qe aq shume reklamohen prej te huajeve, pa i futur me nje these te gjithe, kane
    tendenca te te “gjithditeshmit” por qe shume here ja futin kot ne vendimet qe japin,civile apo penale qofshin.
    Lere me tej kur ndonjeri prej tyre e quan veten si “mesia”e drejtesise. Fjala eshte qe gjyqtaret te vleresohen ne kompleksitet,
    ne ato gjykime qe bejne.Ata duhet te mbajne pergjegjesi si ne rastin kur tregohen tolerante me kriminelet ashtu edhe ne rastin kur denojne pa asnje prove apo me prova te zbehta, njerez te thjeshte.Pra profesionalizmi i tyre te velresohet negativ,kur vertetohet njeri nga keto lloj rastesh. Apo kur marrin vendime te shperpjesituara dhe me dy standarte. Gjithsesi mbase ndikon ndonje grimce per mire.
    Te shpresojme.

  4. llumi pdse says:

    Po mire ere po hajduti nuk kishte faj fare.
    edhe keta plehrat nuk fajsojn gjyqtaret qe nga ata qe i dhane kaq pak denim(duke i heq burgimin e perjetshem) dhe keta qe e liruan duke i bere llogarit mbrapsht.

  5. Kevin says:

    Do te zevendesoje vetingu, mendesine, gjyqesorin. me ligjin e lek dukagjinit////

  6. arjani says:

    Jam dakort me konstatimin tuaj , por si durrsak po te them nje gje qe Prokuroria e Durresit do shkul nga vettingu e gjitha sepse edhe suvaja e mureve eshte KORRUPTUAR jo me njerezit. Shikoni nder vite se c;fare njerezish e kane drejtuar dhe e drejtojne. Prokurore te paafte , qe nuk hetojne fare, qe e bejne te bardhen te zeze, qe kendojne te kori i kishes. Bejne c;do gje vtem hetim, punen e tyre kryesore nuk ebejne. Meritojne ndeshkim jo vetting.

  7. orli says:

    Shqupi mund t’ju hedhi hi syve e te manipuloi budallenjt por ata qe kane jetuar e jetojne ne Europe e dine qe te burgosurit nuk lirohen nga kryetaret e bashkive por nga organet e drejtesise, te burgosurit punojne prane bashkive ose ne ndermarrje qe jane te shtetit sepse eshte me e lehte edhe per ta pasur ne kontroll dhe per te pare ecurin ne sjelljet e tij.sali karaxhici po tall lo..et me mazhorancen qe e kontrollon dhe e ka ne dore nepermjet metes por me deshiren e rames!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *