Viti tragjik 2016 dhe boshllëku i atyre që ikin

26 Dhjetor 2016, 18:23Editorial TEMA

Nga Skënder Minxhozi

As fantazia më e çmendur nuk do të kombinonte kaq pranë dhe në mënyrë fatale, dy fate njerëzore kaq të ndryshme dhe kaq të largëta, sa ato të Bujar Lakos e George Michael. Madje, sikur në mes të mos ishte vdekja me përzgjedhjen e saj të verbër, këto dy personazhe publikë dhe tejet të çmuar nga publiku i tyre, në ambjetin e tyre, nuk do të ishin të krahasueshëm në asgjë.

I pari, artisti i madh e karizmatik shqiptar, me rolet e të cilit janë “rritur” dy breza njerëzorë kudo ku flitet shqip. Kurse i dyti, një greko-qipriot i lindur në Britani, me një jetë kontroverse por edhe me një art gjithashtu të madh, që la pas një trashëgimi që do ta kishte zili çdo këngëtar sado i njohur. Këto dy vdekje ndodhën pak orë pasi një ansambël i madh koristësh, Kori Aleksandrov, humbte jetën në mënyrë tragjike në ujrat e ftohta të Detit të Zi, rrugës për një koncert në frontin e luftës siriane. Pa harruar të madhin Lazër Filipi, që u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë. Eshtë arti, emëruesi i madh i përbashkët i të gjithëve.

Mjafton bilanci i javës së fundit të dhjetorit, për të konkluduar se 2016-a ka qenë një vit tragjik për artin botëror. Pas David Bowie dhe Colin Verncombe qysh në muajin e parë të vitit, kanë ikur nga kjo botë aktorë e muzikantë-ikona të skenës ndërkombëtare. Prince, Leonard Cohen, Glenn Frey apo Greg Lake. Muzikantë që kanë bërë epoka në zhanret që kanë kultivuar, në vitet kur kanë jetuar. Tashmë lista e mësipërme e njerëzve të artit të larguar gjatë vitit 2016 ndodhet e zbardhur në të gjitha mediat, kushdo ka rastin të bëjë një bilanc sesa boshllëk të pazëvëndësueshëm krijoi viti 2016 në Olimpin e artit botëror.

Por, për ta kthyer temën e dhimbmshme të vdekjes brenda “sinorit” tonë, ikja e të madhit Bujar Lako, përtej dhimbjes dhe habisë kolektive që shkaktoi sot në botën shqiptare, shënon me forcë edhe një herë më tepër fatalitetin e artistit në raport me popullin, shoqërinë, spektatorin e tij të vjetër apo të ri. Plejada e madhe e artistëve të viteve 60-70 e 80 tashmë po rrallohet me shpejtësi. Nuk janë më Kadri Roshi dhe Sulejman Pitarka, Vaçe Zela, Agim Qirjaqi, Albert Verria, Roland Trebicka dhe Minella Borova e plot të tjerë që do të meritonin të ishin në krye të kësaj liste. Ikën thuajse të gjithë, me një boshllëk të përbashkët në vitet e tranzicionit: përtej moshës që bënte të vetën, atdheu i tyre nuk u dha dinjitet në profesionin që dinin ta ushtronin më mirë se kushdo.

Shikoni të madhin Lako që sapo u nda nga jeta. Thuajse të gjitha rolet e këtij aktori të madh të ekranit shqiptar, ndodhen matanë “telit me gjemba” të epokës komuniste. Fare pak role në teatër, thuajse asgjë në kinematografi. E njëjta gjë vlen për shumë e shumë kolegë të mëdhenj të Bujar Lakos që sot nuk jetojnë më. Mundësia e tyre e përzgjedhjes në vitet e tranzicionit ishte drakoniane: ose të linin vendin, për të bërë punë të rëndomta, ose të vegjetonin në ambjentin e degraduar shqiptar, ku Kinostudio ndahej në thela për biznese që s’kanë asnjë lidhje me filmin, ku kinematë rrënohen, ku sallat e koncerteve vazhdojnë të jenë “dhoma frigoriferike” gjatë dimrit dhe ndodhen në gjendje të mjeruar, ku teatrot, estradat, cirku, e të tjera institucione artistike shihen si periferia e panevojshme e një zhvillimi kaotik dhe që shkel me këmbë vlerat dhe i falet vetëm parasë!

Shqipëria e 25 vjetëve të fundit nuk ka qenë një atdhe i drejtë as për Bujar Lakon, as për të mëdhenjtë e artit që lanë pas boshin, hiçin e një kulture prej “fast food”-i ku dominojnë klikimet mbi zërin, videoklipet gjysëm-erotike mbi artin e vërtetë, pseudonimet e “shpifur” anglo-shqiptarë, mbi identitetet e vërteta. Bujar Lako iku i kujtuar si Gjeneral Gramafoni dhe si Komandant Bermema. Ka bërë shumë me veprën e tij për vendin e tij. Po Shqipëria a bëri mjaft për të dhe të tjerë si ai, që i dhanë nder dhe emër artit të atdheut të tyre e që sot s’janë më?!/Javanews

13 komente në “Viti tragjik 2016 dhe boshllëku i atyre që ikin”

  1. sofia says:

    E sakte, zoti Minxhozi, por e verteta dhe drejtesia u thyen ne mes ne kete vend nga pjella makabre politike. Dhe vazhdojne te na japin mend ata qe shkaterruan Shqiperin ku brenda ishin shqiptaret, ata qe prishen kinostudion, teatrin, ata ku molepsen edhe aktoret e medhenj dhe i helmuan madheshtine e tyre. Ai ” kober” qe vetem kuje diti te thurte , vazhdon te breje akoma shpirterisht duke e pare ne ekrane e duke e degjuar si nje pjelle kobezeze e askush s’mund ta gervishi pak. Kesaj i thone: hapu dhé te futemi se nuk e meritojme jeten. Jeta eshte per kriminelet e te gjitha ngyrave, ti leme vetem ata mbase hane njeri tjetrin se ne nuk arritem te mbijetonim me vepra, me fjale po.

    1. rip albania says:

      Nuk eshte vetem 2016 vit tragjik….se nderruan jete njerez me te vertete te medhenj..flas per Shqiperine ..
      .
      Kemi kaluar tashme njecerek shekulli tragjik ndoshta me “DARK AGE” ne historine e kombit tone qe nga lindja e krishtit..dhe po te mos ishin 1.5 miljon emigrantet dhe ekonomia informale e hashashit dhe prostitucjonit shume dimensional…pa harruar dhe h/centralet e xhaxhit ne ate vend do servirej mish njeriu dhe te paret qe do konsumoheshin do ishte klasa apolitike dhe ndonje dipllomat i huaj
      **
      Eshte makabre qe shtypi shqiptar shoqeria civile dhe intelektualet e isamilkarderrizuar me shume dine ce cfare ngjyre i ka breket dashnorja e kriminelit te Gerdecit Xen Berishes..dine sa qen ,kuaj dhe mace ka Dasara e Argites ….se sa faktin qe pothuaj gjysma e popullsise eshte ne varferi ekstreme ose ne varferi kriminale..

      Jam lemerisur vertet kur lexova keto rrjeshta para dy ditesh….
      Ja cfare thuhej ne material:
      ***
      Standardi ndërkombëtar i vendosur nga Banka Botërore për varfërinë ekstreme është niveli i të ardhurave 1.9 dollarë në ditë për person.
      Të dhënat e fundit statistikore për nivelin e varfërisë i përkasin vitit 2012.
      Në këtë vit, sipas Bankës Botërore, Shqipëria kishte 41 mijë persona ose 1.06 për qind të popullsisë që jetonte me më pak të ardhura se 120 lekë në ditë.
      Por një pjesë e madhe e popullsisë, edhe pse nuk figuron nën nivelin e varfërisë, i ka të ardhurat vetëm pak mbi këtë nivel.
      Mbi 45% e popullsisë shqiptare aktualisht jeton me më pak se 5 dollarë në ditë sipas standardit të fuqisë blerëse, që në Shqipëri përkthehet më pak se 325 lekë në ditë për person.
      Parashikimet zyrtare të bëra nga ekspertët e bankës tregojnë se për të zhdukur përfundimisht mjerimin, Shqipërisë do t’i duhet të paktën një dekadë.
      Por me një kusht.
      Rritja ekonomike duhet të jetë cdo vit rreth 4%, dhe të shpërndahet në një mënyrë të drejtë tek të gjitha shtresat e popullsisë.
      ********************

      Ngushellojme familjen e te ndjerit Bujar Lako..ketij gjenerali te ekranit shqiptar..por mos harrojme se jemi nje vend klinikisht i vdekur dhe Bujari yne ka nderruar parcelen e varrezave dhe jam i sigurte qe atje eshte me mire se ne te vdekurit qe levizim…TE URINUAR KOKE E KEMBE NGA BANDA KRIMINALE E BERISHAJVE E GLASES POLITIKE PA HARRUAR DHE XHAMBASDORET QE LEVIZIN ME PULT RAMEN DHE METEN SI KUAJT NE NJE LOJE SHAHU…

      R.I.P ..I MADHI BUJAR LAKO

  2. Marsi says:

    Gjithcka ne rregull z.Minxhozi, vetem se i larguari nga jeta quhet Roland Trebicka e jo Alfred …nejse, fjala nuk ben gje

    1. Shqiptari i ILIRISE. says:

      Ku e ke Alfred dhe jo Roland ti mor zoteri?!Pa lexoje dhe njehere se ndoshta ke qene neper gjume heren e pare.

  3. Qytetar says:

    Bujar Lako artist i madh.Ikja e Tij do të lërë boshllëk të madh.
    Veçse një gjë dua ta them:Politika e ndyr e PD nuk i la as lëto figura të ndritura të artit pa i bërë pis duke i joshur për ti bërë pjes të saj e sot në largimin e tij flet idjotja Rajmonda Bulku se ça pengu kush Bujar Lako.

  4. Zara says:

    Thuaje pa frike nuk u vleresuan dhe madje me harresen u injoruan gjate demokracise se nje kaste politike te korruptuar. Me ne krye sali berishen dhe politikane te tjere te tipit te tij. PRA etja per pushtet dhe para te pamerituar e la te gjithe vendin ne mjerim dhe varferi ekstreme, Ku do na duhet shume vite per te dale. Kjo gjendje ka filluar te ndryshoje me Edi Ramen. Po sigurisht do shume kohe tani. Por eshte e rendesishme qe optimizmi ka filluar te duket.

  5. Briklona says:

    Bujari yne, Komandant Bermema dhe Gjeneral Gramafoni do te jetoje me ne dhe brezat qe vijne sepse ishte vertet komandant dhe gjeneral ne ate qe bente.
    U prehsh ne paqe i dashuri yne, legjenda e brezit tim!

  6. safo says:

    Kur kujtojme figura te tilla te artit, le ti kursejme sharjet ne nderim te tyre.

  7. Jevi says:

    Artistet e medhenj SHQIPTAR te viteve 60-70-80 e.t.j mbeten te medhenj per shqiptaret kudo ne Shqiperi e bote si artist te popullit qe i lindi dhe i riti por,jo si artist fast-fudesh pas 1990-tes.Pas 1990-tes u ngriten e u vleresuan artist mejhanesh e rrugesh (kush i bente elozhe pushtetit).
    Ky eshte fati keq i Artisteve ,popullit dhe vendit se pas tyre me ke do te krenohet.Do krenohemi me gjeneralin e rebelimit te 1997-tes.

  8. Demokrati i vertete says:

    Vdekja është fenomen i pavullnetshëm, nuk varet nga ne, nga ne varet që kur jemi në.moshë aktive ti japim më të mirat shoqërisë dhe jo mëndjen ta kemi ditë e natë tek gjetja e marifeteve për të vjedhur dhe çvatur sa më shumë nga shoqëria në mënyrë të jashtëligjshme. Janë tepër fallso të gjitha ngushëllimet që bëjnë pushtetarët dhe politikanët, të cilët. Nuk janë tjetër veçse shkatërrues të.moralit., promës, artit dhe dhimshurisë njerëzore. Të tilla janëkëto 26 vjet z.Skënder. Në këto kushte shkruani ju analistët më shumë për problemet që prekin mjetet e jetës së shoqërisë, kritikoni veprimet ordinere që bëjnë politikanët se e kanë marrë me yrysh të.madh hajdutllëkun dhe nuk tremben që të kthehen tek veprimet njerëzore. Mos u thurni lëvdata për hir të një vendi pune. Kritika të forta duhen që të ndalin vrapin e marrezive në të gjitha fushat .Gëzuar vitin e Ri. Demokrati I vertetë. 27 /12 / ’16

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje