11-vjeçari nga Përmeti që vuan nga sindroma e rrallë: Ja kërkesa e vetme e prindërve

27 Dhjetor 2016, 14:16Sociale TEMA

Ai është vetëm 11 vjeç, por sëmundja e ka detyruar që jetën e tij ta kalojë në shtrat mes vuajtjesh të mëdha fizike dhe pamundësisë për të folur apo lëvizur.

Rei, 11-vjeçari nga Përmeti, është djali i madh i familjes Roçi. I sëmurë me sindromën “West”, një sëmundje e rrallë dhe e pashërueshme ai e ka të pamundur të lëvizë apo të flasë.

Prindërit e tij përballen çdo ditë me gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale, ndërsa kanë si të ardhura vetëm pagesën e invaliditetit të të birit, një shifër që shkon në 25 mijë lekë në muaj. Kryefamiljari punon ku të mundet dhe situata e rëndë financiare bën që ata të përgjysmojnë mjekimin e të birit duke mos i dhënë atij dozën e plotë të ilaçeve të rekomanduara nga mjeku.

E vetmja ndihmë që kërkojnë prindërit e 11-vjeçarit është një krevat i përshtatshëm për të birin e sëmurë, pasi tashmë e kanë pothuajse të pamundur ta lëvizin, shto dhe faktin që fëmija ka dhimbje të forta pas çdo lëvizjeje, raporton BW.

Rei është prekur nga sëmundja “west” disa ditë pas lindjes, dhe prindërit fajësojnë mjekët për neglizhencë pasi nuk i dhanë oksigjen. Janë pakta rastet ku fëmijët si Rei i mbijetojnë kaq gjatë kësaj sëmundjeje falë përkujdesjes dhe sakrificave të prindërve .

1 komente në “11-vjeçari nga Përmeti që vuan nga sindroma e rrallë: Ja kërkesa e vetme e prindërve”

  1. Raimond vlonjati says:

    Oh cfar tmerri !

    I thoni miore stij Kryeministrit tuaj qe i harxhon parate e taksapguesve shqiptare duke bojatusur Kryeministrine e per te blere Jaguare , ti japi nje ndihme kesaj familje
    Nga parate e taksapaguesve shqiptare ti japi nje pension prej 500 dollare ne muaj , se askush nga shqiptaret nuk do e kundershtoje kete bamiresi

    Hajde se nik varferohet qeveria per ato pese leke qe do i japi kesaj familje me femije te paralizuat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje