2016: Çfarë dreqin po ndodh?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

lutfiNga Lutfi Dervishi

2016 ka qenë një vit i jashtzakonshëm, për faktin se ndodhën shumë gjëra që në dhjetorin e shkuar as që mund të mendoheshin. Por ajo që ishte e pa mendueshme një vit më parë, sot është e pashmangshme.

E kush e kishte menduar dhjetorin e kaluar se brenda vitit Kisha në Shqipëri do të merrte një vendim të rëndësishëm, — (dhe në këtë vit kemi një shenjtore shqiptare, një kardinal dhe një meshë për priftërinjtë martirë të kohës së komunizmit)- vendimi më i rëndësishëm ishte: mbyllja e derës së politikanëve shqiptarë për Krishtlindje.

Sikur këtë vendim ta përkrahte edhe Kisha orthodokse edhe komuniteti mysliman, edhe kryegjyshi botëror…edhe ai që beson se është në dorë të Zotit…

Por 2016 do të mbahet mend për ngarjet që kishin pak propabilitet të ndodhnin.

Të paktë ishin ata që mendonin se Shqipëria do të ishte në Euro 2016.

Të paktë ishin ata që parashikonin që Donald Trump do të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara.

Askush nuk mendonte se në këtë fushatë elektorale do të dëgjonte premtim për “ngritje muri”.

Të paktë ishin ata që besonin se reforma në drejtësi do të niste nga prokurorët dhe gjyqtarët.

Askush nuk e mendonte se fjala më e përdorur e vitit do të ishte një fjalë e huaj: vetting.

Askush nuk parashikonte se njeriu publik që do të fliste shqip, shqipen letrare do të ishte ambasadori Donald Lu.

Të paktë ishin ata që mendonin se Britania Madhe do të largohej nga BE-ja.

Trima pas beteje dhe trainerë pas ndjeshjes së futbollit ka plot, por…

… Kush e kishte menduar se sondazhet do të gabonin edhe në SHBA edhe në Britaninë e Madhe!?

E kush e mendonte se në 2016 lajmet më të lexuara do të ishin lajmet “e rreme”.

E kush e kishte menduar se tri parti të reja do t’i shtoheshin Shqipërisë.

E kush e kishte menduar se kjo qeveri do të risillte gjatë 2016-të ligjin për importin e plehrave, ligjin e parë që abrogoi sapo erdhi në pushtet;

E kush e kishte menduar se sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të prishej për t’u bërë prap shesh.

E kush e kishte menduar një vit më parë se të dënuarit me burgim të përjetshëm do të merrnin leje nga bashkia për të punuar në mënyrë vullnetare.

E kush e kishte menduar se ligji shumë i rreptë i dekriminalizimit do të përjashtonte nga sita, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin në Zvicër! Rasti kur ligji qepet sipas kostumit të individëve!

E kush e kishte menduar se krimi do të kërcënonte edhe kandidatët për rektor.

E kush e kishte menduar vjet në dhjetor se këtë dhjetor K. Kokëdhima do të ishte pa mandat deputeti dhe jashtë strukturave të Partisë Socialiste.

2016, një vit i vështirë për të parashikuar.

Edhe ata që pretendojnë se janë “në dorë të Zotit”- nuk janë më të sigurtë në parashikimet e tyre.

Mungesa e parashikimit e bën vitin 2017 edhe më interesant. Do të kemi President të ri, Parlament të ri, dhe prodhim të ri të hashashit.

Shumë ngjarje të paparashikuara kanë ndodhur gjatë 2016-tës dhe e vetmja fjali që përmbledh pasigurinë, paqartësinë dhe paparashikueshmërinë është ajo e presidentit të zgjedhur të SHBA-së: What the hell is going on? “Çfarë dreqin po ndodh?!”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...